Mesazhet kryesore

Shëndeti është e drejtë e njeriut; është koha për shëndet për të gjithë.

Ne e dimë se mbulimi shëndetësor universal është i mundshëm, prandaj ta bëjmë atë!

Mbulimi shëndetësor universal do të thotë që të gjithë njerëzit dhe komunitetet i pranojnë të gjitha shërbimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë pa u përballur me vështirësi financiare.

Së paku gjysma e popullatës në botë për momentin nuk i pranon shërbimet shëndetësore themelore për të cilat ka nevojë.

Pothuajse 100 milionë njerëz jetojnë në varfëri të skajshme, sepse duhet që shërbimet shëndetësore t’i paguajnë nga xhepi i tyre

Por, cilët janë këto njerëz dhe si mund t’i ndihmojmë ato? Për të fituar një pasqyrë më të qartë për atë se çfarë mungon, ne kemi nevojë për të dhëna të ndara sipas gjinisë ,moshës, të ardhurave, vendit të banimit, nivelit të arsimimit dhe sipas faktorëve të tjerë që ndikojnë në qasjen në shërbime shëndetësore.

Shëndeti është e drejtë e njeriut; secili duhet  t’i ketë të dhënat që i nevojiten për tu kujdesur për shëndetin personal dhe të familjes së tij.

Mbrojtja shëndetësore primare cilësore dhe e disponueshme është bazë për mbulimin shëndetësor universal.

Mbrojtja shëndetësore primare e pasigurt dhe jocilësore shkatërron jetën dhe i çon dëm trilionë dollarë çdo vit në të gjithë botën, e ne duhet të bëjmë më shumë për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë të shërbimeve shëndetësore në rrafsh global.

Mbrojtja shëndetësore primare duhet të jetë niveli i parë i kontaktit me sistemin shëndetësor, ku individët , familjet, komunitetet do e pranojnë pjesën më të madhe të mbrojtjes shëndetësore – duke filluar që nga promovimi dhe parandalimi deri tek trajtimi, rehabilitimi dhe kujdesi paliativ – sa më afër vendit ku punojnë dhe jetojnë.

Mbrojtja shëndetësore primare nënkupton kujdesin për njerëzit si dhe ndihmën për ta përmirësuar shëndetin ose për ta ruajtur mirëqenien e tyre, e jo vetëm trajtimin e një sëmundjeje ose gjendjeje shëndetësore.

Mbrojtja shëndetësore primare përfshin pjesën më të madhe të nevojave shëndetësore gjatë jetës së një individi, përfshirë këtu edhe shërbimet si skriningu për problemet shëndetësore, vaksinat, informacionet për atë se si mund të parandalohen sëmundjet, planifikimi i familjes, trajtimi i sëmundjeve afatgjate dhe afatshkurtër, koordinimi me nivele të tjera të kujdesit dhe rehabilitimit.

Mbrojtja shëndetësore primare paraqet një mënyrë të drejtë dhe ekonomike për sigurimin  shërbimeve shëndetësore dhe i ndihmon vendet të arrijnë përparim drejt mbulimit shëndetësor të përgjithshëm.

pres slika 2 svz 2019

Sistemi shëndetësor me një mbrojtje shëndetësore primare mundëson rezultate më të mira shëndetësore, është ekonomik dhe e përmirëson cilësinë e kujdesit.

Punonjësit shëndetësor primar kanë një rol qenësor në edukimin e pacientëve për atë se si të kujdesen për shëndetin e tyre, për koordinimin e kujdesit dhe në angazhimin për nevojat e pacientëve të tyre tek menaxhuesit e institucioneve shëndetësore dhe krijuesit e politikave.

Punonjësit shëndetësor primar kanë një raport të vazhdueshëm dhe të besueshëm me pacientët e tyre dhe e njohin historinë e tyre shëndetësore. Informacioni i plotë ndihmon që të përmirësohet kujdesi ndaj tyre dhe kursen para.

Punonjësit shëndetësor primar  i dinë traditat, kulturën dhe praktikat në komunitetet e tyre, gjë që i bën të domosdoshëm gjatë epidemive ose gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme.

Për ta bërë shëndetin realitet për të gjithë, ne kemi nevojë: për individë dhe komunitete të cilat do kenë qasje në shërbime shëndetësore me cilësi të lartë, që të kujdesen për shëndetin personal dhe për shëndetin e familjeve të tyre; për punonjës shëndetësor të kualifikuar të cilët mundësojnë kujdes cilësor për njerëzit; dhe për krijues të politikave të cilët do angazhohen për investime në mbrojtjen shëndetësore primare.