Organizata ndërkombëtare e punës e shënon 28 prillin si Ditën Botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë. Kjo ditë u dedikohet punonjësve të cilët kanë humbur jetën për shkak të lëndimeve në punë, ose si pasojë e sëmundjeve profesionale.

Dita Botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë këtë vit shënohet në rrethana shumë specifike dhe serioze, e që të gjithë neve na vënë para sfidave të mëdha profesionale, e kjo është pandemia e Covid -19.

 

Gjendja aktuale me pandeminë në mbarë botën, si dhe detyrimet e punëdhënësve dhe të drejtat e punonjësve për realizmin e sigurisë adekuate dhe shëndetit në punë, janë arsyet që fushata e sivjetme e Organizatës ndërkombëtare të punës të realizohet nën moton „STOP për pandeminë: Siguria dhe shëndeti në punë mund të shpëtojnë jetë”. 

Dita Botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë i dedikohet të gjithë punonjësve shëndetësorë që humbën jetën nga COVID-19 ndërkohë që kujdeseshin për pacientët e tyre, me mesazhin që asnjë punonjës nuk duhet të vdesë si rezultat i ekspozimit profesional ndaj koronavirusit.

Dita Botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë – 2020 – pdf