Kushte të qëndrueshme sanitare dhe ndryshimet klimatike
Kur shënohet Dita Botërore e tualetit 2020?
- 19 nëntor 2020
Cili është qëllimi i Ditës Botërore të tualetit?
- Dita Botërore e tualetit ka për qëllim të ngrejë vetëdijen për 4,2 miliarda njerëz që jetojnë pa qasje në menaxhim të sigurt të kushteve sanitare. Bëhet fjalë për ndërmarrjen e aktiviteteve për përballjen me krizën sanitare globale dhe për arritjen e Qëllimit 6 për zhvillim të qëndrueshëm: ujë dhe sanitacion për të gjithë deri në vitin 2030.
Për çfarë bëhet fjalë në Ditën Botërore të tualetit 2020?
- Temë e Ditës Botërore të tualetit 2020 janë kushtet sanitare të qëndrueshme dhe ndryshimet klimatike.
- Një tualet funksional lidhet me sistemin e kanalizimit i cili menaxhon me mbeturinat të cilat i prodhon trupi i njeriut.
- Këto sisteme duhet të punojnë 24 orë në ditë, çdo ditë, që të mundësojnë siguri dhe pastërti.
- Sot, tualetet në botë dhe sistemet e kanalizimit me të cilat janë të lidhura – janë të rrezikuara nga ndryshimet klimatike.
- Përmbytjet, thatësira dhe rritja e nivelit të detyrave mund të dëmtojnë cilën do pjesë të sistemit të kanalizimit – tualetet, gypat, rezervuarët dhe stacionet e pastrimit – duke mundësuar kështu lëshimin e ujërave të zeza të pa pastruara dhe duke shkaktuar gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore publike.
- Efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më ekstreme.
- Sistemet e kanalizimit ne duhet t’i bëjmë më rezistent, më të qëndrueshëm që të mund të përballen me kushtet klimatike.
- Miliarda njerëz jetojnë me sisteme të dobëta dhe vulnerable të kanalizimit, ose nuk kanë aspak sistem të kanalizimit.
- Nëse nuk ndikojmë, ndryshimet klimatike do i çrregullojnë ose shkatërrojnë shërbimet sanitare për një numër të madh të njerëzve.
- Secili nga ne duhet të ketë një sistem të qëndrueshëm të kanalizimit, bashkë me ujë të pastër dhe mjete për larjen e duarve, që të mund të ndihmojë në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e sigurisë tonë shëndetësore dhe në ndalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive vdekjeprurëse, si COVID-19, kolera dhe tifoja.
Si duket një sistem kanalizimi i qëndrueshëm?
- Kushtet e qëndrueshme sanitare fillojnë me tualete të cilat në mënyrë efikase i mbledhin mbeturinat e njeriut në një mjedis të sigurt, të qasshëm dhe dinjitoz.
- Këto mbeturina duhet të mblidhen në një rezervuar që më pas mund të zbrazet nga ana e shërbimeve për mënjanimin e tyre, ose të përcillen më tutje me ndihmën e gypave të kanalizimit.
- Faza tjetër përfshin trajtimin dhe mënjanimin e sigurt. Ripërdorimi i sigurt i mbeturinave njerëzore ndihmon për kursimin e ujit, zvogëlon dhe përfshin emetimin e gazrave serë për prodhimin e energjisë dhe mund të sigurojë bujqësi me burim të sigurt të ujit dhe materieve ushqyese.
Cila është lidhja mes tualeteve dhe ndryshimeve klimatike?
- Efektet e ndryshimeve klimatike e rrezikojnë infrastrukturën e ujit, kanalizimit dhe higjienës (WASH). Një shembull i tillë janë përmbytjet që i ndotin puset që përdoren për ujë për pije ose përmbytja e tualeteve me ç’rast mbeturinat e gjeneruara nga njeriu përhapen në mjedisin jetësor dhe ndotin kulturat ushqimore. Këto incidente, që si pasojë e ndryshimeve klimatike, mundësojnë përhapjen e mbetjeve njerëzore në mjedisin jetësor dhe shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse dhe kronike. Një sistem i qëndrueshëm i kanalizimit nënkupton mbledhjen efikase, mënjanimin, pastrimin si dhe përdorimin e sigurt të jashtëqitjeve, e që është rezistent ndaj goditjeve të jashtme si përmbytjet, mungesa e ujit dhe rritja e nivelit të detit.
- Numri më i madh i shërbimeve për ujë dhe sanitacion në mbarë botën janë intensive sa i përket ujit dhe energjisë. Proceset e përfshira në grumbullimin, trajtimin dhe shpërndarjen e ujit dhe grumbullimi, transporti dhe trajtimi i mbetjeve njerëzore kanë si rezultat emetimin e gazrave serë. Rritja e efikasitetit të këtyre sistemeve dhe zvogëlimi i përdorimit të panevojshëm të ujit, nënkuptojnë përdorim më të ulët të energjisë dhe me këtë edhe emetim më të ulët të gazrave serë. Biogazi që lirohet nga mbetjet njerëzore mund të mblidhet dhe të përdoret për një prodhim më ekologjik të energjisë.
- Në rrafsh global, 80% e ujërave të zeza të gjeneruara nga njerëzit derdhen sërish në ekosistem pa u trajtuar ose pa u ripërdorur. Krahas ndikimit të thellë ndaj shëndetit të njeriut dhe kushteve për jetesë, menaxhimi i sigurt i ujërave të zeza ka një potencial të madh si burim i qëndrueshëm i energjisë, materieve ushqyese dhe ujit, gjë që mund ta zbusë rrezikun klimatik në bujqësi dhe në sektorin energjetik.
- Përmirësimi i mënyrës së menaxhimit me mbetjet njerëzore është qenësor për zvogëlimin e ndikimit të ujërave të zeza të patrajtuara mirë. Qëllimi 6 për zhvillim të qëndrueshëm (6.3) kërkon nga ne që deri në vitin 2030 „ta përmirësojmë cilësinë e ujit duke e zvogëluar ndotjen, duke eliminuar hedhjen dhe lirimin e materieve dhe kemikalieve të rrezikshme, duke e përgjysmuar përqindjen e ujërave të zeza të pa pastruara dhe duke e rritur dukshëm riciklimin dhe ripërdorimin e sigurt në rrafsh global“. Arritja e këtij qëllimi ka një rëndësi qenësore për një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe për krijimin e vendbanimeve të qëndrueshme.
Si e mbrojnë shëndetin tonë tualetet?
- Pa higjienë të qëndrueshme dhe të menaxhuar mirë, njerëzit shpesh nuk kanë zgjidhje tjetër pos të përdorin tualete joadekuate dhe të pa sigurta ose të praktikojnë defekim në mjedis të hapur. Madje edhe në vendet ku ka tualete, derdhja dhe rrjedhja nga gypat dhe jamat septike, dhe hedhja dhe pastrimi jo i duhur, do të thotë që fekale të patrajtuara mund të përfundojnë në mjedisin jetësor dhe të vijë deri te përhapja e sëmundjeve vdekjeprurëse dhe kronike, si kolera dhe sëmundjet e zorrëve.
- Sistemet e qëndrueshme të kanalizimit, në kombinim me kapacitetet dhe njohuritë për praktikimin e higjienës së mirë, janë një mbrojtje e fuqishme nga COVID-19 dhe epidemitë e tjera në të ardhmen. Higjiena e duarve – larja e rregullt e duarve me ujë dhe sapun ose pastrimi i tyre me alkool është një nga mënyrat më efikase për parandalim e përhapjes së sëmundjes.
- Përmirësimi i qasjes në nyje sanitare dhe mjediset për pastrimin e duarve në institucionet shëndetësore do e ulë shkallën e infektimit dhe vdekshmërinë, sidomos sa i përket shëndetit të nënave dhe fëmijëve. Tualetet e pastër, privat, me ujë të sigurt dhe sapun do i ndihmojnë gratë dhe vajzat të menaxhojnë me menstruacionet në mënyrë të sigurt dhe dinjitoze.
Fakte
|
Referenca
- On average, high-income countries treat about 70% of the wastewater they generate, while that ratio drops to 38% in upper-middle-income countries and to 28% in lower-middle-income countries. In low-income countries, only 8% of industrial and municipal wastewater undergoes treatment of any kind. (Sato, T. et al (2013) ‘Global, regional, and country level need for data on wastewater generation, treatment, and use’. Agricultural Water Management, Vol. 130, pp. 1–13:
https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S0378377413002163?via%3Dihub
- WHO/UNICEF (2019): Joint Monitoring Programme 2019 update report: Progress on household drinking water, sanitation and hygiene:
https://www.who.int/water_sanitation_health/publications/jmp-report-2019/en/
- WHO/UNICEF (2020): Progress on drinking water, sanitation and hygiene in schools: Special focus on COVID-19:
https://data.unicef.org/resources/progress-on-drinking-water-sanitation-and-hygiene-in-schools-special-focus-on-covid-19/
- UNICEF (2020):
https://www.unicef.org/eap/press-releases/handwashing-soap-critical-fight-against-coronavirus-out-reach-billions-unicef
- WHO (2019):
https://www.who.int/news-room/detail/18-06-2019-1-in-3-people-globally-do-not-have-access-to-safe-drinking-water-unicef-who
- On average, high-income countries treat about 70% of the wastewater they generate, while that ratio drops to 38% in upper-middle-income countries and to 28% in lower-middle-income countries. In low-income countries, only 8% of industrial and municipal wastewater undergoes treatment of any kind. (Sato, T. et al (2013) ‘Global, regional, and country level need for data on wastewater generation, treatment, and use’. Agricultural Water Management, Vol. 130, pp. 1–13:
https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S0378377413002163?via%3Dihub)
- World Bank Group (2016): Reproductive, Maternal, Newborn, and Child Health. Disease Control Priorities:
https://openknowledge.worldbank.org/bitstream/handle/10986/23833/9781464803482.pdf?sequence=3
- UN Secretary-General’s remarks on climate change, September 2018, New York:
https://www.un.org/sg/en/content/sg/statement/2018-09-10/secretary-generals-remarks-climate-change-delivered
- UNESCO (2018), UN World Water Development Report 2018: Nature-based Solutions for Water:
https://www.unwater.org/publications/world-water-development-report-2018/
- Gregory Flato et al (2013), ‘Evaluation of climate models’, Climate Change 2013: The Physical Science Basis. Contribution of Working Group I tothe Fifth Assessment Report of the Intergovernmental Panel on Climate Change:
https://www.cambridge.org/core/books/climate-change-2013-the-physical-science-basis/evaluation-of-climate-models/94BC2268C864F2C6A18436DB22BD1E5A
- PCC (2018),Global Warming of 1.5°C. An IPCC Special Report on the Impacts of Global Warming of 1.5°C above Pre-industrial Levels andRelated Global Greenhouse Gas Emission Pathways, in the Context of Strengthening the Global Response to the Threat of Climate Change, Sustainable Development, and Efforts to Eradicate Poverty:
https://www.ipcc.ch/sr15/
- UNDRR (2015), The Human Cost of Weather-Related Disasters, 1995-2015:
https://www.unisdr.org/2015/docs/climatechange/COP21_WeatherDisastersReport_2015_FINAL.pdf