Qëllimi i Ditës Botërore të Tualetit 2021 është të rrisë ndërgjegjësimin për 3.6 miliardë njerëz që jetojnë pa akses në sanitacion të sigurt. Bëhet fjalë për ndërmarrjen e veprimeve për të trajtuar krizën sanitare globale dhe arritjen e Qëllimit 6 për zhvillim të qëndrueshëm: ujë dhe sanitacion për të gjithë deri në vitin 2030.

Në prag të Ditës Botërore të Tualetit 2021, UN-Water fillon një fushatë globale në www.worldtoiletday.org dhe në mediat sociale (#WorldToiletDay). Individë, organizata, qeveri, kompani, shkolla dhe shumë pjesëmarrës të tjerë e mbështesin ditën duke përdorur mesazhe dhe fonde ose duke organizuar aktivitete për Ditën Botërore të Tualetit 2021.

uara. Dita Botërore e Tualetit 2021 ka të bëjë me vlerësimin e tualetit. Fushata (www.worldtoiletday.org) kthen vëmendjen te fakti se tualetet – dhe sistemet sanitare që ato mbështesin – nuk janë të financuara mjaftueshëm, janë të menaxhuara keq ose të neglizhuara në shumë pjesë të botës, me pasoja katastrofike për shëndetin, ekonominë dhe mjedisin, sidomos në komunitetet më të varfra dhe më të margjinalizuara.

DITA BOTËRORE E TUALETIT (broshure)

flaer

DITA BOTËRORE E TUALETIT

flaer