“Të bashkuar ta eliminojmë tuberkulozin – të mos harrojmë askënd!“
Dita botërore e tuberkulozit shënohet çdo vit në 24 mars dhe paraqet një mundësi për të ngritur vetëdijen për ngarkesën që shkakton tuberkulozi si sëmundje në mbarë botën, por njëkohësisht për të parë se deri ku kanë arritur përpjekjet për parandalim dhe mbrojtje nga tuberkulozi.
Këtë vit shënohet 135 vjetori i publikimit të zbulimit të bacilit të tuberkulozit, shkaktarit të tuberkulozit, nga dr. Robert Koh në vitin 1882. Hulumtimet e tij e hapën rrugën drejt diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Tuberkulozi mund të shërohet, por përsëri vazhdon të mbetet një epidemi shkatërruese në një pjesë të madhe të botës.
Dita botërore e tuberkulozit për të gjithë njerëzit në botë paraqet një mundësi për tu bashkëngjitur në luftën kundër tuberkulozit dhe për tu bërë thirrje qeverive për të marrë masa.
Viti 2017 është viti i dytë i fushatës. Tema e sivjetme është: “Të bashkuar ta eliminojmë tuberkulozin – të mos harrojmë askënd!“
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka vënë në një fokus të veçantë masat për eliminimin e stigmës, diskriminimit, margjinalizimit dhe zvogëlimin e barrierave për qasje në trajtim.
Kjo është e një rëndësie qenësore për arritjen e qëllimit-çrrënjosjen e TB deri në vitin 2030, si pjesë e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të KB dhe Strategjisë të OBSH për TB.
Vitin e kaluar OBSH publikoi se 10,4 milionë njerëz janë të prekur nga TB, dhe se me 1,8 milion raste të vdekjes në vitin 2015 TB është në majën e listës të sëmundjeve infektive vrastare në mbarë botën. Kjo sëmundje është e ngulitur thellë në mesin e popullatës ku të drejtat dhe dinjiteti njerëzor është i kufizuar. Edhe pse secili nga ne mund të preket nga TB, kjo sëmundje prek më shumë njerëzit të cilët jetojnë në varfëri, në bashkësi dhe në grupe të margjinalizuara dhe në grupe të tjera vulnerable që përfshijnë: emigrantë, pakica, refugjatë, minatorë, si dhe grupe të tjera që punojnë dhe që jetojnë në kushte të vështira, ndërsa si faktorë themelorë konsiderohen: malnutricioni, kushtet e këqija për banim dhe higjiena. Si faktorë shtesë mund të jenë: pirja e duhanit, alkooli, diabeti, e që ndikojnë në rritjen e prekshmërisë nga TB dhe zvogëlojnë mundësinë për qasje në kujdes shëndetësor. Përveç kësaj nuk duhet lënë i përmendur edhe shpenzimet e larta për trajtim të sëmundjes, si dhe mungesën e mbrojtjes sociale.
Qëllimet e Strategjisë Globale për parandalim të tuberkulozit, kujdesi dhe kontrollimi pas vitit 2015 e deri më vitin 2025
- Për ti arritur qëllimet e caktuara me strategjinë për çrrënjosje të plotë të tuberkulozit, nevojitet që zvogëlimi vjetor i shkallës globale të incidencës nga tuberkulozi të rritet nga 2% në nivel vjetor në vitin 2015 në 10% deri në vitin 2025.
- Është e nevojshme që të zvogëlohet përqindja e njerëzve që vdesin nga kjo sëmundje, nga 15% të parapara në vitin 2015 në 6,5% deri në vitin 2025.
Gjendja në Republikën e Maqedonisë
Në vitin 2013 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 20.8 në 100 000 banorë ose 428 raste. Në vitin 2016 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 13,9 në 100 000 banorë ose 288 raste. Këto shifra janë më të vogla se prevalenca në vitin 2005, që është 52,8 të sëmurë në 100 000 banorë. Në vazhdimësi kemi një rënie të vazhdueshme të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve nga tuberkulozi në periudhën e analizuar nga viti 2005-2016, shkalla e prevalencës tregon për një tendencë të rënies të numrit të të prekurve nga kjo sëmundje. (Diagram1)
Në vitin 2016 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar incidencë e tuberkulozit aktiv prej 12,8 në 100 000 banorë ose 267 raste të reja të të sëmurëve nga tuberkulozi, ndërsa në vitin 2013 incidenca është 15,7 në 100 000 banorë ose 323 raste të reja të personave me tuberkulozë. Në periudhën e analizuar 2005-2016, shkalla e incidencës, njësoj si edhe shkalla e prevalencës, tregon për një tendencë të të rënies të numrit të të prekurve nga kjo sëmundje. (Diagram2)
Masa për përmirësimin e gjendjes
Tuberkulozi është sëmundje që mund të trajtohet dhe të shërohet plotësisht nën kontrollin e mjekut, me administrim të rregullt të barnave dhe respektim të këshillave.
Për të pasur një kontroll dhe shërim sa më të suksesshëm të tuberkulozit në Republikën e Maqedonisë, zvogëlim të rrezikut nga përhapja e infeksionit, sidomos atij të shkaktuar nga lloje rezistente të Mycobacterium tuberculosis, parandalim të koinfektimit mes tuberkulozit dhe infeksionit me HIV, është e domosdoshme që të ndërmerren të gjitha masat preventive të mundshme që do kontribuojnë për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjes.
Zbulimi aktiv i rasteve me tuberkuloz te grupet vulnerable me radiofotografi selektive. Për vitin 2015 janë planifikuar inçizime radiografike për grupet vulnerable në të cilat bëjnë pjesë: të sëmurët në spitalet psikiatrike, të burgosurit nëpër burgjet në Republikën e Maqedonisë, personat e zhvendosur, personat e varur nga droga, etj. Për të zbuluar sa më herët të sëmurët nga tuberkulozi dhe nga sëmundje të tjera jospecifike të mushkërive bëhet incizim radiografik selektiv të personave tek të cilët ekziston rrezik më i madh nga tuberkulozi.
Aktivitetet DOT – me aktivitete DOT nënkuptojmë kontroll të drejtpërdrejtë të trajtimit dhe mbikëqyrje të të sëmurëve me tuberkuloz, si dhe edukim shëndetësor përmes bisedave me të sëmurët dhe familjet e tyre në shtëpitë e të sëmurëve.
Parandalimi i përhapjes së tuberkulozit mund të bëhet duke trajtuar rastet e reja të të sëmurëve me tuberkuloz sipas procedurave standarde për shërim të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Një angazhim i rëndësishëm për avancimin e trajtimit të kategorive vulnerable, siç janë: personat me Hepatit C, ose personat me HIV/SIDA, si dhe avancim i kushteve për diagnostikim dhe trajtim në kohë, me çka dukshëm do të zvogëlohet përhapja e mëtejshme e virusit HIV.
Masë më e mirë për parandalim është trajtimi i duhur dhe në kohë i çdo të sëmuri nga tuberkulozi, me ç’rast ndërpritet vargu i përhapjes së infeksionit.
Përgatiti:
Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive