Instituti shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, për të gjashtën herë shënon Ditën Botërore të ujit në 22 Mars (e diel) Guaska në Parkun e qytetit në Shkup në bashkëpunim me produksionin KAT. Evenimenti u promovua me ndihmën e medieve publike.

Mesazhi i KB me rastin e festës së ujit këtë vit thotë: Pa ujë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm! Instituti i shëndetit publik bashkë me prodhuesit e ujit të ambalazhuar Pelisterka, Kozhuvçanka, Dobra Voda dhe Viziana, fëmijët e Qendrës kreative Xvezda dhe kori Fëmijët e Shkupit, studio e baletit Eureka, udhëheqësja Izabella Novotni, dhe një grup artistësh bashkë me Snezhana Konevska Rusin, përmes këngës dhe lojës i edukuan më të rinjtë se si të kujdesen për të ardhmen duke u kujdesur për ujin!

Me këtë rast u përgatitën fletushka me të dhëna për gjendjen e ujit të pijshëm në mbarë botën, si dhe informacione të dobishme dhe edukative për rëndësinë që ka uji për shëndetin e njeriut.

U mbajt edhe një punëtori artistike për fëmijët me temë UJI. Veprat më të mira do dërgohen në Shtëpinë e fëmijës “25 Maji”.

Një performans me titull: “Të kujdesemi për të ardhmen, të kujdesemi për ujin” përmes të cilit do të përcillen mesazhe për rëndësinë e ujit për një jetë të shëndetshme dhe rekomandime se si të kujdesemi që të mos i shterim burimet e ujit të pijshëm, i përgatitur nga fëmijët e qendrës kreative Xvezda u ndoq me kënaqësi nga vizitorët.

Qasje në ujë të sigurt për pije ka 97% e popullatës. Kjo tregon se Republika e Maqedonisë bën pjesë në grupin e vendeve të botës me nivel më të lartë të qasjes në ujët të sigurt për pije.

Manifestimin e begatuan edhe prodhuesit e ujit të ambalazhuar të cilët do i prezantojnë produktet e tyre të cilat u nënshtrohen kontrolleve dhe analizave të rregullta në laboratorët e Institutit të shëndetit publik.

Dita Botërore e ujit këtë vit u shënua me theks në këto tema:

UJI ËSHTË SHËNDET

- Duart e pastra mund t’Jua shpëtojnë jetën

UJI ËSHTË NATYRË

- Ekosistemet ndodhen në zemër të ciklit ujor global

UJI ËSHTË URBANIZIM

-Për çdo javë, një milion njerëz kalojnë nga fshati në qytet UJI ËSHTË INDUSTRI

-Për të prodhuar një makinë përdoret më sasi më e madhe e ujit se sa do duhej për të mbushur një pishinë noti

 UJI DHE ENERGJIA

-Uji dhe energjia janë miq të pandarë

UJI ËSHTË USHQIM

-Për prodhimin e dy filetove nevojiten 15.000 litra ujë

UJI ËSHTË BARAZI

Për çdo ditë gratë kalojnë 200 milion orë duke bartur ujë

Dita Botërore e ujit kishte edhe karakter humanitar me ç’rast u ndanë ndihma për ata që kanë nevojë.