Dita Botërore e ujit është një manifestim ndërkombëtar nën përkujdesjen e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – UN-Water, subjektit që e koordinon punën e KB për ujin dhe kanalizimin, që çdo vit në 22 mars me aktivitete të ndryshme shënohet në mbarë botën. Dita Botërore e ujit daton që nga viti 1992. Çdo vit zgjidhet një temë e cila është në përputhje me sfidat aktuale, ose ato të të ardhmes. Fushata është e koordinuar nga një ose më shumë vende anëtare të UN-Water.

Sot, pothuajse gjysma e punëtorëve në botë, rreth 1,5 miliardë njerëz, punojnë në sektorë që kanë të bëjnë me ujin, ose varen nga furnizimi me ujë. Megjithatë, me miliona njerëz puna e të cilëve është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me ujin, shpesh nuk i gëzojnë të drejtat e tyre si punëtorë. Tema e këtij viti është “Uji dhe vendet e punës”, ndërsa ka për qëllim të tregojë se sasitë e mjaftueshme të ujit dhe uji cilësor mund të ndryshojnë jetën dhe ekzistencën e punëtorëve, madje edhe të transformojë shoqëri dhe ekonomi.

malawi_girls_0Aktivitetet e Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë me rastin e Ditës Botërore të ujit 2016

Në 22 mars në Qendrën Informative Kulturore Salla 19,19 me organizim të Kat Produkcionit, Studio e dramës Xvezda do realizojë një shfaqje teatrore me temë: NJË PIKË UJË  PËR JETË dhe UJË MË I MIRË, PUNË MË E MIRË, JETË MË E MIRË për fëmijët e kopshtit të fëmijëve Sirit, nxënësit e klasave të dyta dhe të teta të SHF Johan Hajnrih Pestalloci.

Nxënësve iu shpërndanë pyetësorë të cilët duhet t’i plotësojnë deri më 22 mars, që të mund të zbulojmë se sa të informuar e të edukuar janë në lidhje me rëndësinë që ka uji për shëndetin e njeriut si dhe në lidhje me gjendjen me sigurinë e ujit tek ne dhe në botë.

Do transmetohet një regjistrim për rëndësinë e ujit për shëndetin e njeriut, me një retrospektivë të manifestimeve të mbajtura në nëntë vitet e fundit në organizim të Institutit të shëndetit publik, prodhuesit e ujit të ambalazhuar dhe bashkëpunëtorët e tyre, dhe një prezantim i përgatitur nga studentët e Fakultetit të mjekësisë – Shkup që përfshin temën e këtij viti.

Do të mbahet tribunë në temë: A e dimë se sa i rëndësishëm është uji i sigurt për shëndetin e njeriut dhe si të kursejmë ujin, në të cilën pyetjeve të nxënësve të shkollës së mesme të ekonomisë dhe drejtësisë “Vasill Antevski – Dren” do ju përgjigjen ekspertët e ISHPRM dhe përfaqësuesit e prodhuesve të ujit të ambalazhuar të cilët e mundësuan këtë manifestim : Kozhuvçanka, Magroni (Lladna dhe Dobra Voda) dhe Viziana.

Çdo fëmije do i jepet një shishe me ujë si biletë hyrëse për në shfaqje, në të cilën përveç etiketës të prodhuesit do jetë  e ngjitur edhe një biletë me mesazhin për këtë vit, logon e Ditës Botërore të ujit, Institutit të shëndetit publik dhe Produkcionit Kat.

 

Uji dhe vendet e punësfetching_water_niger

Agjenda 2030 tregon se nevojat për ujë në sektorët për ujë janë më të mëdha se kurrë më parë.

Nevojitet një inspirim më të madh që të na ndihmojë formësimin e të ardhmes tonë.

Të ushqehen më shumë se 7 miliardë njerëz nuk është detyrë e lehtë.

Për bujqit punëtorë uji është shumë i rëndësishëm. Sidomos nëse merren parasysh edhe ndryshimet klimatike.

Njerëzit merren me bujqësi, peshkim dhe pylltari.

Sasitë e mjaftueshme të ujit janë bazë për mbijetesën e tyre.

Çdo një orë në botë vdesin 38 punëtorë nga sëmundje të shkaktuara nga uji.

Vdekjet mund të parandalohen me ujë dhe sanitacion më të mirë.

Maqedoni

Vlerësohet se në vitin 2014 rreth 37% e popullatës, ose 770.000 njerëz, në Republikën e Maqedonisë jetojnë në vendbanime rurale. Rreth 27% e popullatës në vendbanimet rurale janë të kyçur në sistemet e furnizimit me ujë që menaxhohen nga 56 ndërmarrje komunale publike.  Rreth 62% e popullatës rurale furnizohet nga sisteme të vogla ujësjellësi në lagjet në fshat që përdorin burime të vetat. Rreth 4% e popullatës në vendbanimet rurale është e mvarur nga objektet lokale për furnizim me ujë (bunarë, pompa, çezma). Probleme të përbashkëta që ndikojnë në cilësinë e ujit për pije në sistemet e vogla për furnizim me ujë janë: mungesa e zonave dhe gardheve mbrojtëse, rrejti i vjetruar dhe i dëmtuar për furnizim me ujë, klorimi jo i rregullt i ujit për pije dhe pastrimi joadekuat i ujit.

Në kuadër të Protokollit për ujë dhe shëndet, Instituti i shëndetit publik i RM-së ka planifikuar shumë aktivitete të reja për periudhën 2015-2016:

  • zbatoi Aktivitetin programor për ujë, sanitacion dhe higjienë në shkolla
  • realizoi hulumtim për qasje të barabartë në ujë dhe sanitacion në Shkup dhe në Veles, Kumanovë, Rankov, Kratovë, Nagoriçan të vjetër dhe Kriva Pallankë
  • realizon Punëtori kombëtare për mbikëqyrje ndaj sëmundjeve që burojnë nga uji, me mbështetje të OBSH-së

12421991_1071571202865112_408916520_o

Ujë më i mirë – vende më të mira pune

Më shumë se 1/3 e punëtorëve në botë punojnë në sektorin  bujqësisë.

Për prodhimin e 1 kg grurë nevojiten rreth 1000 litra ujë, ndërsa për 1 kg oriz dy herë më shumë.

Kina është prodhuesi më i madh i drithërave në mbarë botën, që prodhon ushqim për afër 20% të popullsisë botërore.

Që një njeri gjatë ditës të mund të konsumojë ushqim me vlerë energjetike prej 2800 Kcal nevojitem mesatarisht rreth 100m3 ujë në vit për prodhimin e atij ushqimi. Për prodhimin e ushqimit për 7 miliardë njerëz nevojiten 7000m3 ujë në vit.

Screen Shot 2016-02-08 at 13.34.30

Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, jeta e më shumë se 500 milion njerëzve mvaret nga peshkimi dhe industria e peshkut. Sipas statistikave, nëse vazhdon po ky ritëm i ndotjes së ujit, deri në vitin 2048 nuk do mbetet peshk për të peshkuar, dhe me këtë do shuhet edhe peshkimi si mënyrë e sigurimit të ushqimit. Si rezultat i keqpërdorimit të sipërfaqeve ujore, sot më shumë se 400 lloje të peshqve rrezikojnë të zhduken.

Pylltaria është një ndër sektorët kryesorë në Çile, që përfaqëson rreth 14% të eksportit të përgjithshëm të vendit. Në këtë sektor atje punojnë rreth 150 mijë njerëz.

Në Afrikën Subsahariane gratë dhe vajzat kalojnë rreth 25% të kohës duke e furnizuar amvisërinë e tyre me ujë.

Mbi 3,6 milionë njerëz për çdo vit vdesin nga sëmundje që burojnë nga uji në mjedise joekologjike.

Më shumë se 1/3 e shkollave në vendet në zhvillim nuk kanë qasje në ujë të pastër për pije dhe higjienë.

Prezantim për Ditën Botërore të ujit

Flaer për Ditën Botërore të ujit

Video për Ditën Botërore te ujit