Çfarë është Dita botërore e ujit?

Dita Botërore e Ujit, e cila manifestohet çdo vit me 22 mars, ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes për rëndësinë e ujit. Tema e këtij viti “Natyra për ujin” shqyrton zgjidhjet të bazuara në natyrën( ZBN – zgjidhjet e bazuara në natyrën) për sfidat lidhur me ujin me të cilat përballemi në shekullin e 21-të.

Fushata quhet „Përgjigja është në natyrë” dhe ngre vetëdijen për zgjidhjet të bazuara në natyrë (ZBN). Një porosi qendrore është se ZBN, siç është mbjellja e pemëve për të rimbushur pyjet, ri-lidhja e lumenjve me zonat e përmbytura dhe rivendosja e kënetave, është një mënyrë e qëndrueshme dhe me kosto efektive për të ndihmuar ribalancimin e ciklit të ujit, zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve.

slika wwd al

Duke përdorur ZBN-në për të ndihmuar në plotësimin e kërkesës për ujë për popullsinë që është në rritje, ne do të kontribuojmë në krijimin e një ekonomie rrethore, duke ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit natyror dhe reduktimin e ndotjes – të dyja objektive kryesore në Qëllimin 6 për zhvillim të qëndrueshëm, e cila e detyron botën të sigurojë qasje dhe një menaxhim të qëndrueshëm me ujin dhe kanalizimin për të gjithë deri në vitin 2030.

BROSHURË PËR DITËN BOTËRORE TË UJIT

FLAER PËR DITËN BOTËRORE TË UJIT

POSTER PËR DITËN BOTËRORE TË UJIT

 

b 2018