31 maj 2016
Çdo vit, në 31 maj, OBSH dhe partnerët e shënojnë Ditën botërore pa duhan (DBPD), dhe me këtë rast i theksojnë rreziqet ndaj shëndetit nga përdorimi i duhanit dhe angazhohen për politika efektive për zvogëlimin e konsumimit të duhanit.
Për Ditën Botërore pa duhan këtë vit – 31 maj 2016 – OBSH dhe sekretariati i Konventës Kornizë të OBSH-së për kontroll të duhanit (KKKD) bëjnë apel drejtuar shteteve që të përgatiten për një paketim të unifikuar (standardizuar) të prodhimeve të duhanit.
Paketimi i unifikuar paraqet një masë të rëndësishme për zvogëlimin e konsumit të duhanit, me të cilin zvogëlohet atraktiviteti i prodhimeve të duhanit, kufizohet përdorimi i paketimit si formë e reklamimit dhe promovimit të duhanit, kufizohen mundësitë që paketimi dhe etiketa ta hutojnë konsumatorin dhe rritet efektiviteti e paralajmërimeve për ndikimin e duhanit ndaj shëndetit.
Paketimi i unifikuar i prodhimeve të duhanit ka të bëjë me masat të cilat e kufizojnë ose ndalojnë përdorimin e të gjitha emblemave, ngjyrave fotografive të brendit, ose informacioneve promovuese në paketim që nuk përfaqësojnë emrat e brendeve dhe të prodhimeve të prezantuar me ngjyrë standarde dhe stil standard të fontit të shkronjave.
Udhëzimet në nenet 11 dhe 13 nga Konventa Kornizë e OBSH-së për kontroll të duhanit rekomandojnë që vendet të cilat kanë ratifikuar Konventën të mendojnë për aplikimin e paketimit të unifikuar.
Paketimi i unifikuar lidhet lidhet edhe me masa të tjera si pjesë e qasjes multisektoriale drejt arritjes së një kontrolli ndaj duhanit. Krijuesit e politikave, shoqëria civile dhe popullata mund të ndërmarrin veprime me të cilat do arrijnë që qeveritë e tyre të mendojnë për aplikimin e masës së paketimit të unifikuar.
Fakte për paketimin e unifikuar
Interesi për paketimin e unifikuar rritet në mbarë botën:
- Në dhjetor të vitit 2012, Australia u bë vendi i parë и cilи plotësisht aplikoi paketimin e unifikuar.
- Në vitin 2015, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda veriore dhe Franca miratuan ligje për aplikimin e paketimit të unifikuar duke filluar nga muaji maj i vitit 2016.
- Një numër i madh i vendeve janë në një fazë të avancuar të procesit të shqyrtimit të mundësisë për miratimin e ligjeve për paketimin e unifikuar.
Qëllimet e Ditës Botërore Pa Duhan DBPD 2016
Dita botërore pa duhan 2016 ka për qëllim:
- Të theksojë rolin e paketimit të unifikuar si pjesë të një qasjeje gjithëpërfshirëse multisektoriale drejt arritjes së një kontrolli të duhanit.
- Të lehtësojë përpilimin e politikave përkatëse nga ana e vendeve anëtare dhe globalizimin e paketimit të unifikuar përmes njohurive informative, bindëse dhe të besueshme.
- Të inkurajojë vendet anëtare për të përforcuar masat në lidhje me paketimin dhe etiketat dhe kufizimet në pjesën e reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit ashtu që gradualisht të përparojnë drejt realizimit të qëllimit përfundimtar – paketimin unifikuar.
- T’ju ofrojë mbështetje vendeve anëtare dhe shoqërisë civile si mbrojtje nga ndërhyrja e industrisë së duhanit në proceset politike që duhet të kenë si rezultat miratimin e ligjeve për paketimin e unifikuar.
- Lista me fakte
Duhani
Lista me fakte nr.339
E azhurnuar në korrik të vitit 2015
6 korrik 2015
Fakte Kryesore
- Duhani vret pothuajse gjysmën e përdoruesve të tij.
- Duhani vret rreth 6 milionë njerëz. Më shumë se 5 milionë nga këto raste të vdekjeve janë si pasojë e përdorimit të drejtpërdrejtë të duhanit nga personat që kanë vdekur, ndërsa në më shumë se 600,000 raste bëhet fjalë për joduhanpirës të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj tymit të cigareve dhe kanë gjetur vdekjen si pasojë e pirjes pasive të duhanit.
- Pothuajse 80% e numrit të përgjithshëm të duhanpirësve në botë, që mendohet se ka arrirë në 1 miliardë, jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Shkaku kryesor i vdekjes, sëmurjes dhe varfërimit
Epidemia e duhanit është një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik në historinë e njerëzimit, që vret rreth 6 milionë njerëz çdo vit. Më shumë se 5 milionë nga këto raste janë si pasojë e përdorimit të drejtpërdrejtë të duhanit nga personat që kanë vdekur, ndërsa në më shumë se 600,000 raste bëhet fjalë për joduhanpirës të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj tymit të cigareve dhe kanë gjetur vdekjen si pasojë e pirjes pasive të duhanit.
Pothuajse 80% e numrit të përgjithshëm të duhanpirësve në botë, që vlerësohet të jetë 1 miliardë njerëz, jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare ku ngarkesa nga sëmundjet dhe vdekshmëria nga duhani është më e madhe.
Përdoruesit e duhanit që vdesin në moshë më të re i privojnë familjet e tyre nga të ardhurat që i kanë fituar, rrisin çmimin e kujdesit shëndetësor dhe pengojnë zhvillimin ekonomik.
Në vende të caktuara, fëmijët nga familjet e varfra shpesh punojnë me duhan, punë kjo që shpesh herë paraqet burimin e vetëм të të ardhurave për familjen. Këto fëmijë janë më vulnerabël ndaj “sëmundjes të duhanit të gjelbër” të cilën e shkakton nikotina që absorbohet përmes lëkurës gjatë prekjes të gjetheve të njoma të duhanit.
Mbikëqyrja ka një rëndësi qenësore
Mbikëqyrja ndjek madhësinë dhe karakterin e epidemisë së duhanit dhe tregon se si “përpilohen” politikat. Vetëm në një nga tre vende në botë, që do të thotë te një e treta e popullatës botërore, zbatohet mbikëqyrja e përdorimit të duhanit me përsëritje në çdo 5 vite të hulumtimeve nacionale reprezentative me persona të rinj dhe ato më të rritur.
Pirja pasive e duhanit vret
Pirja pasive e duhanit ndodh kur tymi i duhanit i mbush hapësirat e restoranteve, zyrave ose mjediseve të tjera të mbyllura ku njerëzit djegin prodhime të duhanit, si psh. цigaret e prodhuara në fabrikë, cigaret e mbështjella me dorë, ose nargjile. Në tymin e duhanit ka më shumë se 4000 kemikalie, nga të cilat së paku për 250 dihet se janë të dëmshme, ndërsa për më shumë se 50 se shkaktojnë kancer.
Nuk ka një nivel të sigurt të ekspozimit ndaj tymit gjatë pirjes pasive të duhanit.
- Pirja pasive e duhanit tek të rriturit shkakton sëmundje të rënda kardiovaskulare dhe respiratore, përfshirë këtu edhe sëmundjet koronare të zemrës dhe kancer të mushkërive; tek foshnjat mund të shkaktojë vdekje të parakohshme, ndërsa tek shtatzënat mund të ndikojë në peshën e foshnjës.
- Pothuajse gjysma e fëmijëve rregullisht thithin ajër të ndotur nga tymi i duhanit në vende publike.
- Pirja pasive e duhanit është shkaktar i rreth 600,000 rasteve të vdekjes të parakohëshme gjatë një viti.
- Në vitin 2004, 28% e të gjitha rasteve të vdekjeve shkaktuar nga pirja pasive e duhanit janë në grupmoshën e fëmijëve.
Gjithkush duhet të ketë mundësi të thithë ajër të pastër në të cilin nuk ka tym nga duhani. Ligjet për mbrojtjen nga pirja e duhanit e mbrojnë shëndetin e personave joduhanpirës, e në të njëjtën kohë nuk e dëmtojnë biznesin, si dhe i inkurajojnë duhanpirësit të heqin dorë nga pirja e duhanit.
Më shumë se 1,3 miliardë njerëz në mbarë botën, ose 18% e popullatës botërore, janë të mbrojtur me ligje kombëtare gjithëpërfshirëse për mbrojtje nga pirja e duhanit.
Përdoruesit e duhanit kanë nevojë për ndihmë për të hequr dorë nga pirja e duhanit
Hulumtimet tregojnë se një numër i vogël i njerëzve i kuptojnë rreziqet konkrete si pasojë e përdorimit të duhanit. Për shembull, një hulumtim i realizuar në vitin 2009 në Kinë nxori në pah se vetëm 38% e duhanpirësve kanë ditur që pirja e duhanit shkakton sëmundje koronare të zemrës, ndërsa vetëm 27% e kanë ditur se mund të shkaktojë infarkt në tru.
Në mesin e duhanpirësve të cilët janë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell pirja e duhanit, pjesa më e madhe e tyre duan të heqin dorë nga duhani. Këshillimi dhe trajtimi mund t’i dyfishojnë (madje edhe më shumë) mundësitë për sukses tek duhanpirësit të cilët mundohen të heqin dorë nga duhani.
Shërbime gjithëpërfshirëse nacionale për të hequr dorë nga pirja e duhanit me mbulim të plotë ose të pjesshëm të shpenzimeve u janë vënë në dispozicion përdoruesve të duhanit në vetëm 24 vende, që mbulon vetëm 15% të popullatës botërore.
Në një të katërtën e vendeve me të ardhura të ulëta nuk ofrohet kurrfarë ndihme për duhanpirësit të cilët duan të heqin dorë nga pirja e duhanit.
Paralajmërimet me fotografi kanë rezultat
Reklamat e fuqishme kundër pirjes së duhanit dhe paralajmërimet eksplicite në paketim – sidomos ato me fotografi – e zvogëlojnë numrin e fëmijëve të cilët fillojnë të përdorin duhanin dhe e rrisin numrin e duhanpirësve që duan të heqin dorë nga pirja e duhanit.
Paralajmërimet eksplicite kanë fuqi të bindin duhanpirësit të mbrojnë shëndetin e personave që nuk pinë duhan, kështu që ata do pinë më pak duhan në shtëpi dhe në afërsi të fëmijëve. Hulumtimet e bëra pas fillimit të aplikimit të paralajmërimeve me fotografi të paketimet e cigareve në Brazil, Kanada, Singapor dhe Tajlandë flasin se paralajmërimet eksplicite
рrisin dukshëm vetëdijen e njerëzve në lidhje me pasojat e dëmshme të duhanit.
Vetëm 42 vende, që përbën 19% të popullatës botërore, i plotësojnë kriteret për praktikën më të mirë për paralajmërime eksplicite, kritere sipas të cilave paralajmërimet duhet të jenë të shkruara edhe në gjuhët lokale dhe mesatarisht të mbulojnë së paku gjysmën e pjesës së parme dhe asaj të pasme të paketimit të cigareve. Pjesa më e madhe e këtyre vendeve janë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesatare.
Fushatat mediatike gjithashtu mund të zvogëlojnë përdorimin e duhanit, ashtu që do ndikojnë që njerëzit ti mbrojnë jo duhanpirësit dhe do i bindin të rinjtë të mos përdorin duhanin.
Më shumë se gjysma e popullatës botërore jeton në 39 vendet ku është realizuar së paku një fushatë e fuqishme mediatike kundër duhanit në 2 vitet e fundit.
Ndalesat për reklamim e zvogëlojnë shitjen e duhanit
Ndalesat për reklamim, promovim dhe sponsorizim të duhanit mund ta zvogëlojnë kërkesën për duhan.
- Një ndalesë gjithëpërfshirëse e të gjitha reklamave, promovimeve dhe sponsorizimeve do mund ta zvogëlonte kërkesën për duhan për rreth 7%, me ç’rast në disa vende kjo përqindje do kishte arrirë edhe deri në 16%.
- Vetëm 29 vende, që përfshijnë 12% të popullatës botërore, i kanë ndaluar plotësisht të gjitha format e reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit të duhanit.
- Mesatarisht, një nga tre vende ka aplikuar kufizime minimale, ose nuk ka kurrfarë kufizimesh sa i përket reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit të duhanit.
Tatimet dekurajojnë përdorimin e duhanit
Rritja e tatimeve është mënyra më efektive e zvogëlimit të përdorimit të duhanit parë nga aspekti i shpenzimeve, sidomos në mesin e të rinjve dhe të varfërve. Rritja e akcizës si rezultat i së cilës do rriteshin edhe çmimet e prodhimeve të duhanit për 10% e zvogëlon edhe kërkesën për duhan për rreth 4% në vendet me të ardhura të larta dhe për rreth 5% në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Edhe krahas këtyre rezultateve tatimet e larta për duhanin janë një masë e cila aplikohet rrallë. Vetëm 33 vende, ose 10% e popullatës botërore, kanë tatime të atilla të prodhimeve të duhanit deri në atë madhësi që më shumë se 75% e çmimit të shitjes me pakicë paraqet pjesën e tatimit. Të dhënat tregojnë se të ardhurat për shtetin nga tatimet e duhanit janë mesatarisht për 269 herë më të mëdha nga shpenzimet e shtetit për kontroll të duhanit.
Tregtia ilegale me prodhimet e duhanit duhet të marrë fund
Tregtia ilegale me prodhime të duhanit shkakton një shqetësim serioz sa i përket shëndetit, ekonomisë dhe sigurisë në mbarë botën. Mendohet se një nga 10 cigare dhe prodhime të tjera të duhanit që konsumohen në nivel global në duart e konsumatorit ka përfunduar në mënyrë ilegale. Tregun ilegal e mbështesin një numër i madh lojtarësh – nga stërshitësit e vegjël e deri tek rrjetet e organizuara kriminele që merren me tregtimin e armëve dhe njerëzve.
Eliminimi i tregtisë ilegale të duhanit do e zvogëlojë konsumin e dëmshëm të duhanit, ashtu që do e kufizojë qasjen në alternativa të lira dhe të parregulluara dhe do ndikojë për rritjen e çmimit të duhanit dhe prodhimeve të duhanit. Më me rëndësi është që në këtë mënyrë do zvogëlohej numri i vdekjeve të parakohshme si pasojë e përdorimit të duhanit dhe do rriten të ardhurat e shtetit nga tatimet. Eliminimi i tregtisë ilegale me prodhime të duhanit është një prioritet shëndetësor dhe i realizueshëm. Megjithatë, për ta arritur këtë nevojitet përmirësim i sistemeve tatimore nacionale dhe rajonale/lokale dhe bashkëpunim ndërkombëtar, si për shembull ratifikimi dhe zbatimi i Protokollit për eliminimin e tregtisë ilegale me prodhime të duhanit që paraqet një marrëveshje ndërkombëtare që krijuar nga vendet që kanë ratifikuar Konventën Kornizë të OBSH-së për kontroll të duhanit.
Edhe pse industria e duhanit publikisht shpreh mbështetjen e saj për luftën kundër tregtisë ilegale të prodhimeve të duhanit, sjellja e saj “jashtë objektivave” është plotësisht ndryshe nga ajo që thuhet publikisht. Dokumente të caktuara interne të disa subjekteve të industrisë së duhanit të botuara si rezultat e rasteve të gjykimit tregojnë se industria e duhanit në mënyrë aktive e ndihmon tregtinë ilegale me prodhime të duhanit në mbarë botën. Kjo industri gjithashtu vepron edhe në bllokimin e zbatimit të masave për kontroll të duhanit, siç janë rritja e tatimeve dhe paralajmërimet shëndetësore me fotografi, nën pretekst se masat e këtilla do të ndikojnë në rritjen e tregtisë ilegale me prodhime të duhanit.
Përgjigjja nga OBSH
OBSH është e dedikuar ndaj luftës kundër epidemisë globale të duhanit. Konventa Kornizë e OBSH-së hyri në fuqi në shkurt të vitit 2005. Nga ajo ditë e deri më sot Konventën e kanë ratifikuar 180 shtete ose 90% e popullatës botërore, që e bën një nga marrëveshjet më të pranuara në historinë e Kombeve të Bashkuara.
Konventa Kornizë është mjeti më efikas i OBSH-së për kontroll të duhanit dhe një element i rëndësishëm për promovimin e shëndetit publik. Konventa paraqet një marrëveshje të bazuar në prova që dëshmon për të drejtën e njeriut për standard më të lartë të shëndetit, siguron dimensione ligjore për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e shëndetit dhe përcakton standarde të larta për përshtatje.
Në vitin 2008, OBSH filloi zbatimin e një mënyre praktike dhe ekonomike për realizim më efikas të dispozitave të Konventës Kornizë në terren – MPOWER (EMPAUER, që do të thotë PËRFORCO, e fituar nga shkronjat e para të secilës nga gjashtë masat në versionin anglisht). Çdo masë MPOWER korrespondon me së paku një dispozitë të Konventës Kornizë.
Gjashtë masat MPOWER janë:
- Mbikëqyrni përdorimin e duhanit dhe politikat për parandalim.
- Mbroni njerëzit nga përdorimi i duhanit.
- Ofroni ndihmë duhanpirësve për të hequr dorë nga pirja e duhanit.
- Paralajmëroni për rreziqet që sjell duhani.
- Zbatoni ndalesat për reklamim, promovim dhe sponsorizim të duhanit.
- Rrisni tatimet për duhanin.
Pë më shumë detale në lidhje me avancimin e arritur të planit për kontroll të duhanit në rrafsh global, rajonal dhe nacional lexoni reportet e OBSH-së për epideminë globale të duhanit.
Protokolli për eliminimin e tregtisë të paligjshme të prodhimeve të duhanit në kuadër të Konventës Kornizë të OBSH-së për kontroll të duhanit kërkon një spektër të gjerë masash që kanë të bëjnë me zinxhirin e furnizimit me duhan, përfshirë edhe licencimin e importit, eksportit dhe prodhimit të prodhimeve të duhanit, si dhe themelimin e sistemeve pë mbikëqyrjen dhe zbulimin e personave që merren me tregti ilegale të prodhimeve të duhanit dhe sankcionimin e tyre. Protokolli gjithashtu kërkon të inkriminohet prodhimi ilegal dhe kontrabanda ndërkufitare e prodhimeve të duhanit.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Qendrën për marrëdhënie me mediet pranë OBSH-së
Тel.: +41 22 791 2222
E-mail: mediainquiries@who.int