Dita Botërore për mbrojtjen e shëndetit mendor shënohet në organizim me Federatën botërore për shëndetin mendor (WFMH) që nga viti 1992 në 10 tetor çdo vit në më shumë se njëqind vende në mbarë botën.
Shëndeti mendor është pjesë përbërëse e shëndetit të përgjithshëm. Ai paraqet një burim të rëndësishëm për individin, familjen dhe kombin. Problemet dhe çrregullimet e shëndetit mendor, për shkak të prevalencës relativisht të lartë dhe në të shumtën e rasteve rrjedhën e tyre kronike, si dhe fillimi në moshë të re dhe adoleshencë, paraqesin një nga problemet prioritare të shëndetësore publike.
 svetski den mentalno zdravje
World Federation for Mental Health

Këtë vit Dita botërore e shëndetit mendor – 10 tetori shënohet nën moton “DINJITET NË SHËNDETIN MENDOR”. Ky vit do jetë viti i ngritjes së vetëdijes për atë se ç’mund të bëhet dhe sigurohet për personat me probleme shëndetësore mendore, me qëllim që ata të mund të jetojnë me dinjitet, të respektohen të drejtat e tyre dhe të respektohet informimi dhe pëlqimi i tyre për trajtim e shërim.

 

MORBIDITETI SPITALOR NGA SËMUNDJET MENDORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, VITI 2005-2014

Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë (OBSH) problemet kryesorë shëndetësor dhe socioekonomik në botë dhe në vendet e rajonit Evropian janë sëmundjet joinfektive, gjegjësisht sëmundjet ishemike të zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare, mendore, malinje,  aksidentet në trafik dhe të tjera. Në botë  450 milion njerëz vazhdimisht vuajnë nga çrregullime mendore dhe neurologjike, ndërsa 1.5 miliard njerëz, nga të cilët ¾ jetojnë në vendet në zhvillim vuajnë nga një ose më shumë sëmundje neuropsikiatrike. Në vitin 2020 pritet që përqindja e sëmundjeve mendore të rritet deri në 50% (OBSH, Raporti i OBSH-së, 2001).

Sëmundjet mendore në Republikën e Maqedonisë në morbiditetin e përgjithshëm spitalor zënë 4% në vitin 1996, 4.6% në vitin 2000, 3.6% në vitin 2005, 3,8% në vitin 2006, 2,9% në vitin 2010, 2,8% në vitin 2011, 2,6% në vitin 2012, 2,7% në vitin 2013 dhe 2,6% në vitin 2014.

Duke ndjekur politikën e OBSH-së, në Republikën e Maqedonisë në mars të vitit 2005 u përgatit “Strategjia kombëtare për avancimin e shëndetit mendor 2005-2012″, nga Komisioni kombëtar për mbështetje të projektit për shëndetin mendor pranë Ministrisë së shëndetësisë, e me mbështetje nga projekti për shëndetin mendor të Zyrës të OBSH-së në Shkup dhe nga Zyra e Paktit të stabilitetit për Evropën juglindore në Shkup. Në këtë dokument janë dhënë udhëzime dhe rekomandime se në ç’drejtim duhet të shkojë procesi i reformave në fushën e shëndetit mendor në Republikën e Maqedonisë. Një nga qëllimet është të zvogëlohet numri i shtretërve në spitalet psikiatrike dhe të pranohet një qasje e cila bazohet në sigurimin e një kujdesi më afër vendit ku jetojnë dhe punojnë pacientët. Një kujdes i këtillë duhet të ofrojë një avancim të:

  • Shëndetit mendor të popullatës;
  • Shërbimeve për parandalim të sëmundjeve mendore dhe
  • Trajtimi pranë vendbanimit të pacientit në bashkëpunim me mbrojtjen shëndetësore primare

Kjo nënkupto një mbrojtje shëndetësore lokalist të orientuar e cila paraqet një qasje programore dhe mundëson lidhje të mbrojtjes primare me spitalet dhe institucionet e shëndetit mendor dhe përfshin mbështetje sociale, rehabilitim dhe parandalim. Këto shërbime duhet të zhvillohen në rrjet me një koordinim të lartë. Kujdesin për shëndetin mendor në mbrojtjen shëndetësore primare  e realizojnë mjekët e përgjithshëm. Mbrojtja shëndetësore sekondare zbatohet përmes veprimtarisë specialistiko-konsultative, njëmbëdhjetë reparte neuropsikiatrike dhe dy reparte psikiatrike në spitalet e përgjithshëm dhe spitalet speciale për sëmundje mendore: Spitalin psikiatrik Negorci – Gjevgjeli dhe Spitalin psikiatrik Demir Hisar, ndërsa mbrojtja shëndetësore terciare zbatohet në spitalin special psikiatrik “Skopje” dhe Klinikën universitare të psikiatrisë.

Në vitin 2014 në Republikën e Maqedonisë ka pasur 6951 të sëmurë të trajtuar nga Çrregullimet mendore (F00-F99) në tre spitalet special psikiatrik, Klinikën universitare të psikiatrisë, si dhe në njëmbëdhjetë repartet neuropsikiatrike dhe dy repartet psikiatrike pranë spitaleve të përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë. Në vitin 2014 në veprimtarinë spitalore ka një rënie të numrit të pacientëve të trajtuar nga sëmundjet mendore për 13,9% krahasuar me vitin 2005. (Tabela 1).

PACIENTË TË TRAJTUAR NGA SËMUNDJE MENDORE NË SPITALET PSIKIATRIKE, KLINIKËN UNIVERSITARE TË PSIKIATRISË, REPARTET NEUROPSIKIATRIKE DHE PSIKIATRIKE PRANË SPITALEVE TË PËRGJITHSHËM SIPAS GJINISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, VITI 2005-2014

Tabela 1

 2005   2010  2011  2012  2013  2014  Indeksi 2014/05  Indeksi 2014/10
 

Spitale psikiatrike

 

GJ 3287 2810 3099 2901 2923 2824 85,9 100,5
М 2386 2026 2244 2037 2110 2052 86,0 98,5
F 901 784 855 864 813 772 85,7 106,2
 

Klinika universitare e psikiatrisë

 

GJ 575 429 696 643 507 531 92,3 72,5
М 268 220 468 279 225 209 78,0 60,2
F 307 209 228 364 282 322 104,9 83,6
Reparte neuropsikiatrike dhe psikiatrike pranë spitaleve ë përgjithshëm GJ 4208 3379 2960 2611 3214 3643 86,6 118,4
М 1851 1413 1127 1165 1322 1498 80,9 116,5
F 2357 1966 1833 1446 1892 2145 91,0 119,8
 GJITHSEJ GJ 8070 6618 6755 6155 6644 6951 86,1 105,0
М 4505 3716 3839 3481 3657 3738 83,1 100,6
F 3565 2902 2916 2674 2987 3213 90,1 110,7

Burimi: Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, Anketë e realizuar në bashkëpunim me 10 Qendra të shëndetit publik

 

Numri i pacientëve meshkuj të trajtuar nga sëmundjet mendore është më i madh se ai i femrave, me ç’rast numri i meshkujve që trajtohen nga sëmundjet mendore  në periudhën nga viti 2005 – 2014 ka rënë për 16,9%, ndërsa numri i femrave të trajtuara për 9,9%. Tendenca në periudhën nga viti 2005-2014 shënon rënie (Tabela 1).


1

 Diagrami 1. 

 Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, Anketë e realizuar në bashkëpunim me QSHP  

Norma e hospitalizimit në 10 000 banorë në numrin e përgjithshëm të sëmundjeve mendore në Spitalin psikiatrik “Skopje”, Spitalin psikiatrik Negorci – Gjevgjeli, Spitalin psikiatrik Demir Hisar, Klinikën universitare të psikiatrisë, repartet neuropsikiatrike dhe psikiatrike pranë spitaleve ë përgjithshëm, në vitin 2005 është 39,6%оо, ndërsa në vitin 2014 33,6%оо. Morbiditeti ka një tendencë të uljes. Në vitin 2014 ka 36,1 meshkuj të sëmurë dhe 31,1 gra të sëmura nga sëmundjet mendore në 10 000 banorë (Diagrami 1).

 2

   Diagrami 2

  Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë

Më e përfaqësuar në morbiditetin spitalor nga sëmundjet mendore në vitin 2014  është grupmosha nga 45-64 vjet te të dy gjinitë ( Diagrami 2).

PROPOZIME

Qëllimi kryesor i mbrojtjes shëndetësore nga sëmundjet mendore në Republikën e Maqedonisë е është të bëjë si vijon:

  • Të përgatisë një strategji të re për promovimin e shëndetit mendor deri në vitin 2020 në pajtim me Strategjinë Evropiane “Shëndeti 2020″
  • Të kushtojë një kujdes më të madh për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit mendor, sidomos të grupeve vulnerable sociale dhe ekonomike;
  • Të sigurojë një mjedis jetësor dhe për punë për njerëzit e të gjitha moshave, me qëllim që të fitohet ndjesia e koherencës, raporteve sociale të shëndetshme dhe fuqia për tu përballë me situata stresuese;
  • Profesionet shëndetësore dhe profesionet e tjera përkatëse duhet të aftësohen për të dhënë ndihmën e parë. Mbrojtja shëndetësore primare ka nevojë për programe sistematike për trajnim të mjekëve, që kanë për qëllim përmirësimin e aftësive të tyre për diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve mendore, por edhe për edukim gjatë kohës së kryerjes së specializimit në lidhje me shkencën e psikologjisë;
  • Të sigurojë mbrojtje cilësore të personave me probleme shëndetësore mendore, duke i bashkuar shërbimet sociale dhe ato shëndetësore, me një kujdes të veçantë tek grupet vulnerable;
  • Është e nevojshme të aplikohen metoda më bashkëkohore për trajtimin dhe vendosjen e të sëmurëve me sëmundje mendore në Qendra të shëndetit mendor që ndodhen në Shkup, Gjevgjeli, Prilep, Strumicë dhe Tetovë që janë në kuadër të spitaleve psikiatrike, e që janë synim i OBSH-së;
  • Nevojitet zbatimi i metodave bashkëkohore për këshillimin dhe përkujdesjen e të sëmurëve me sëmundje mendore në Qendrat e porsahapura për depresionin;
  • Zvogëlim i shtretërve spitalor në spitalet e mëdha psikiatrike, gjë që do kontribuojë në përfshirjen të një numri më të madh të pacientëve në shoqëri me qëllim risocializimin dhe rehabilitimin e tyre;
  • Përmirësim i kushteve të institucioneve spitalore aktuale, sidomos për pacientë për të cilët është i domosdoshëm hospitalizim afatgjatë;
  • Organizim dhe implementim i shtëpive mbrojtëse (hoteleve) që mund të organizohen nga shëndeti publik, ose të jenë private;
  • Hapje e reparteve psikiatrike në spitalet e përgjithshëm për qëndrime afatshkurtra për gjendjet akute ose të riaktualizuara;
  • Hapje e qendrave për këshillim të të rinjve dhe çifteve të sapomartuara;
  • Kabinete për neuroza, psikoza dhe sëmundje të stresit postraumatik;
  • Qendra për parandalimin e vetëvrasjeve dhe gjendjeve të krizës;
  • Klube sociale;
  • Hapje e Qendrave speciale ku do hospitalizohen pacientë të dërguar për trajtim dhe kujdes me vendim nga gjykata, me reparte të veçanta për mbikëqyrje të personave të privuar nga liria, për vlerësim psikiatrik;
  • Hapje e më shumë qendrave për shëndet mendor për fëmijë dhe të rinj;
  • Hapje e qendrave psikogeriatrike që në punën e tyre do të kenë një rëndësi preventive dhe kurative, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës tek të moshuarit;
  • Formim i një trupi koordinues që do jetë i lidhur me aktivitetet e organizatave joqeveritare veprimtaria e të cilave zhvillohet në fushën e shëndetit mendor si një edukim profesional dhe i vazhduar i të gjithë atyre të cilët me aktivitetet e tyre përmes organizatave të ndryshme joqeveritare mund të kontribuojnë për parandalimin e çrregullimeve mendore;
  • Përgatitje e qëndrimeve të unifikuara doktrinare në psikiatri;
  • Është e domosdoshme të përgatiten programe për edukimin e popullatës duke i përdorur të gjitha mjetet e mundshme informative: mediet elektronike, ligjërimet të prezantuara në mënyrë të kuptueshme dhe të qartë e që do i ndryshojnë qëndrimet kognitive ndaj këtij lloji të sëmundjeve, e me këtë edhe do kontribuojnë për ndryshimin e sjelljes së njerëzve – tendencë e një psikiatrie të orientuar kah shoqëria;
  • Edukimi i familjes përmes formave të organizuara;
  • Edukimi në shkolla me një qasje të përshtatur dhe të kuptueshme;
  • Programe të posaçme edukative për shfrytëzuesit e shërbimeve të shëndetit mendor, me qëllim njohjen e sëmundjes te vetja jonë;
  • Edukimi i personelit në burgje për shëndetin mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve;
  • Edukimi i nëpunësve policor në lidhje me shëndetin mendor.

Gjendja momentale me shëndetin mendor në Republikën e Maqedonisë karakterizohet me një kujdes shumë të vjetërsuar mbrojtës dhe institucional të pacientit që ka të bëjë me kapacitetet spitalore joadekuate. Modeli i trajtimit i cili kryesisht përdoret në praktikën e përditshme është mjekësoro-klinik me një qasje biologjike të trajtimit. Modeli psikosocial dhe psikoterapeutik janë të pranishëm më rrallë  dhe edhe shumë më rrallë përfshijnë edhe profile të tjerë, si në trajtimin ashtu edhe në rehabilitimin  mjekësor. Për ta përmirësuar gjendjen nevojitet një përmirësim i kushteve ekonomike dhe sociale të jetesës, si një nga faktorët qenësor për eliminimin e frustrimeve dhe situatave konfliktuoze dhe integrim dhe harmonizim i të gjithë faktorëve relevant të institucioneve shtetërore.