Vitin që shkoi bota e shënoi 30 vjetorin e Ditës ndërkombëtare të personave të moshuar. Pandemia me Kovid-19 pati një ndikim serioz tek personat e moshuar, dhe atë jo vetëm sa  i përket shëndetit të tyre, por edhe sa i përket të  drejtave dhe mirëqenies të tyre. Këtë vit Kombet e Bashkuara Ditën ndërkombëtare të personave të moshuar e shënojnë nën moton: “Barazi digjitale për të gjitha moshat” me ç’rast theksohet nevoja për qasje dhe pjesëmarrje e personave të moshuar në botën digjitale.

stari lica

Revolucioni i katërt industrial që karakterizohet me inovacione të shpejta teknologjike, me një rritje eksponenciale i transformoi të gjithë sektorët e shoqërisë, duke e përfshirë këtu edhe mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me njëri tjetrin.  Teknologjitë digjitale, interneti, celularët dhe të gjitha pajisjet e tjera digjitale  për grumbullimin, ruajtjen dhe analizimin, si dhe për ndarjen e informatave u përhapën me një shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Këto teknologji mundësuan shërbime publike digjitale, pagesë digjitale, mësim nëpërmjet internetit, farmaci online e shumë të tjera. Arritjet teknologjike ofrojnë një shpresë të madhe për përshpejtimin e progresit drejt Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (QZhQ). Megjithatë, gjysma e popullatës në botë është off-line , ndërkohë që dallimet më të mëdhа reflektohen mes vendeve më shumë dhe atyre më pak të zhvilluara në një raport prej 87% me 19%. Raportet e  për telekomunikimet tregojnë se gratë dhe personat e moshuar janë viktima të pabarazisë digjitale më shumë se sa grupet e tjera të shoqërisë. Ato ose nuk kanë qasje në teknologji ose shpesh herë i shfrytëzojnë plotësisht mundësitë të cilat i ofron përparimi teknologjik. Ndërkohë, kur angazhimet për nashkimin e njerëzve po vazhdojnë, u shfaqën rreziqe të reja, si për shembull, Sajber krimet dhe dezinformatat.  Të gjitha këto segmente i rrezikojnë të drejtat, privacinë dhe sigurinë e personave të moshuar. Përvetësimi i shpejtë dhe energjik i teknologjisë digjitale e tejkaloi politikën dhe menaxhimin në rrafsh kombëtar, rajonal dhe global. Bota sot po tenton t’i zgjidhë këto sfida me rekomandime për një veprim konkret për shfrytëzimin sa më të mirë të këtyre teknologjive dhe amotrizimin e rreziqeve. Lind nevoja për ngritjen e vetëdijes në lidhje me përfshirjen digjitale të personave të moshuar, dhe njëkohësisht për tu përballë me stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimin lidhur me digjitalizimin, duke marrë parasysh normat sociokulturore dhe të drejtën për autonomi. Më pak evidente, por jo edhe më pak shqetësuese janë efektet më të gjera të krizës globale:

  • Refuzimi i kujdesit shëndetësor për gjendjet shëndetësore që nuk janë të lidhura me KOVID-19
  • Neglizhimi dhe keqtrajtimi në institucionet për përkujdesje
  • Rritja e varfërisë dhe papunësisë ndikon në shëndetin mendor dhe në mirëqenien
  • Trauma, stigma dhe diskriminimi

Me përhapjen e pandemisë nëpër vendet me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta, nevojat e personave të moshuar mund të dallojnë nga ato të qytetarëve të tjerë. Sëmundjet e rënda dhe shkalla e vdekshmërisë tek  personat e moshuar mund të rritet në se sistemet për mbrojtje shëndetësore dhe sociale janë të brishta. Angazhimet për mbrojtjen e personave të moshuar nuk duhet të mos e marrin në konsideratë shumëllojshmërinë e personave të moshuar, qëndrueshmërinë dhe pozitivitetin e tyre, si dhe rolin e shumëfishtë që e kanë në shoqëri, si kujdestarë, vullnetarë dhe udhëheqës. Është shumë me rëndësi që të njihet kontributi i tyre në këtë krizë aktuale, qoftë si punonjës shëndetësorë dhe kujdestarë. Kontributi i tyre është një mbështetje për shoqërinë tonë, para, gjatë dhe pas pandemisë me Kovid-19.