Në periudhën nga viti 2017 deri  2030, parashihet që numri i personave në moshë mbi 60 vjet të rritet për 46% (nga 962 milionë në 1,4 miliardë). Në rrafsh global, ky numër është më i madh se numri i të rinjve, si dhe i fëmijëve në moshë nën 10 vjet. Parashihet që plakja e popullatës do të bëhet një nga transformimet sociale më të rëndësishme të shekullit 21.

Të moshuarit gjithmonë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqëri, si udhëheqës, mbrojtës dhe kultivues të traditave. Megjithatë, ata janë edhe shumë të ndjeshëm, një pjesë e madhe e tyre përballen me varfëri, humbje të aftësive fizike ose me diskriminim. Me përmirësimin  e mbrojtjes shëndetësore rritet edhe numri i personave të moshuar. Gjithashtu rriten edhe nevojat e tyre, si dhe kontributi i tyre në mbarë botën. Dita ndërkombëtare e personave të moshuar paraqet një mundësi për të theksuar kontributin që këta persona e japin në shoqërinë tonë dhe për të ngritur vetëdijen për mundësitë dhe sfidat e plakjes në botën ku jetojmë.

Тema për vitin 2019 është: ″Udhëtimi drejt barazive në jetë“

Agjenda për vitin 2030 dhe qëllimet për një zhvillim të qëndrueshëm pranojnë se zhvillimi do jetë i realizueshëm vetëm nëse ka pjesëmarrje nga të gjitha grupmoshat. Inkuadrimi i personave të moshuar në të gjitha dimensionet e zhvillimit, përfshirë këtu edhe promovimin e pjesëmarrjes aktive të tyre në jetën sociale, ekonomike dhe politike, paraqet një mënyrë për të siguruar  përfshirjen e tyre dhe për të zvogëluar pabarazinë. Tema për vitin 2019 është e harmonizuar me Qëllimin 10 për zhvillim të qëndrueshëm dhe është e fokusuar në mënyrat  për përballjen me pabarazitë aktuale, si dhe tek parandalimi i pabarazive në të ardhmen. QZHQ 10 paraqet zvogëlim të pabarazisë në dhe mes vendeve  – dhe ka për qëllim të sigurojë mundësi të barabartë dhe t’i zvogëlojë pabarazitë, nëpërmjet masave për eliminimin e diskriminimit dhe përforcimin dhe përforcimin e përfshirjes sociale, ekonomike dhe politike të të gjithëve, pa dallim të moshës, gjinisë, invaliditetit, racës, prejardhjes, përkatësisë fetare ose statusit ekonomik.  “.Shpesh herë, dallimet në pleqësi reflektohen në formë të një diskomforti të akumuluar që karakterizohet me faktorë siç janë: vendndodhja, gjinia, statusi socio-ekonomik, shëndeti dhe të ardhurat. Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2030, numri i personave në moshë mbi 60 vjet pritet të rritet nga 901 milionë në 1,4 miliardë. Në këtë drejtim, tendenca e plakjes dhe pabarazia ekonomike ndikon tek gjeneratat dhe tek plakja e shpejtë e popullatës dhe ndryshimet demografike, shoqërore ose strukturore munden vetëm t’i përkeqësojnë pabarazitë në moshë më të madhe, me ç’ka do të kufizohet zhvillimi ekonomik dhe kohezioni social.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është tipik fenomeni i plakjes rajonale të popullatës në zonat rurale si pasojë e migrimit intensiv të popullatës së re dhe produktive nga fshati në qytet. Kjo ndikon në përfaqësimin shumë të madh të personave të moshuar në strukturën e moshës tek popullata në zonat rurale, për dallim nga popullata në qytete.

Sa i përket strukturës së moshës, në përgjithësi, popullata në Maqedoni po plaket gjithnjë e më shumë. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut  nga numri i përgjithshëm i popullsisë, numri i personave të moshuar në vitin 2015 ka qenë 264.964, ndërsa në vitin 2017 është rritur në 272.234.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut  ngarkesa nga sëmundjet kronike përfshin një spektër të gjerë të pasojave negative ndaj shëndetit. Personat që jetojnë me një ose më shumë sëmundje kronike shpesh herë e zvogëlojnë cilësinë e jetës, që në përgjithësi reflektohet paaftësi si pasojë të sëmundjeve.

Tema për vitin 2019 ka për qëllim:

  • Të tërheqë vëmendjen për ekzistimin e pabarazive në pleqëri ·
  • Vetëdijesimin për përballjen me pabarazitë aktuale si dhe parandalimin e pabarazive në pleqëri
  • Të hulumtojë ndryshimet shoqërore dhe strukturore sa i përket politikave jetësore: mësimit gjatë gjithë jetës, politikat adaptive dhe proaktive të punës, mbrojtjes sociale dhe mbulimit shëndetësor universal.·
  • Të mendohet për politikat më të mira për eliminimin e pabarazive në moshë më të madhe dhe për të ndryshuar narrativat negative dhe stereotipet që përfshijnë “pleqërinë”.

 

Duke u plakur shëndetshëm, më saktësisht me parandalimin e këtyre proceseve dhe veprimeve të cilat e përshpejtojnë plakjen, krijohen mundësi për një jetëgjatësi sa më të madhe plot me aktivitete fizike dhe mendore. Deri më tani është vërtetuar se në mungesë të sëmundjeve, mirëmbajtja e peshës trupore dhe ngarkesa e kontrolluar fizike, rrisin dukshëm cilësinë e jetës tek popullata e moshuar.

Literatura e përdorur:

1.International day of Older Person,  Available at:International Day of Older Persons – 1 October

 

 

 

International Day of Older Persons – 1 October

The world’s population is aging. By 2050 there will be more persons over 60 than children in the world. Internat…

  1. Stat. gov.mk [homepage on the Internet]. Македонија во бројки, 2018,стр.13. [update2018,June].Аvailableat:http://www.stat.gov.mk/Publikacii/MakBrojki2018_mk.pdf. Accessed: November13,2018

3.International day of older persons, Available at: www.unfpa.org/events/international-day-older-persons

 

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe ndjekje të sëmundjeve joinfektive

Instituti i shëndetit publik i RMV