Gjendja shëndetësore dhe mbrojtja shëndetësore e fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve në Republikën e Maqedonisë, 2015
Veprimtaria për kujdesin shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve realizohet në 38 punkte, që të gjitha në qytet.
Në këtë veprimtari punojnë 68 mjekë dhe 121 punonjës shëndetësorë me përgatitje të lartë dhe të mesme profesionale. Megjithatë, ende nuk është arritur një standard i kënaqshëm i mbulimit me mjekë të këtij grupi të popullatës, gjegjësisht mesatarisht 1 mjek në 4617 fëmijë në moshë nga 7-19 vjet në Republikën e Maqedonisë.
Nuk kënaq as raporti i mjekëve dhe punonjësve shëndetësor me përgatitje të lartë dhe të mesme profesionale që është 1:1,8
Vëllimi i përgjithshëm i shërbimeve shëndetësore dhe aktiviteteve preventive të realizuara në vitin 2015 shënojnë një rritje prej 32.1 pikë krahasuar me vitin 2014.
Diagrami 1
Burimi: ISHPRM – Raporti i Shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2014 dhe 2015
Morbiditeti i regjistruar në veprimtarinë për mbrojtje shëndetësore të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2015
Në veprimtarinë për mbrojtje shëndetësore të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve në vitin 2015 janë regjistruar gjithsej 695 724 të sëmurë që është për 2.1% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Shkalla e morbiditetit është rritur në 21692.7%оо në vitin 2015 krahasuar me 20241.2%оо nga viti 2014
Në strukturën e sëmundjeve, sëmundjet respiratore përsëri zënë vendin e parë me 43,2% nga numri i përgjithshëm dhe shkallë të morbiditetit prej 9366,1%оо.
Në vendin e dytë janë sëmundjet e lëkurës dhe indit nënlëkuror me 5.5% учество dhe shkallë të morbiditetit prej 1201.1%оо; vendin e tretë e zënë sëmundjet e sistemit digjestiv me 4.4% dhe shkallë të morbiditetit prej 948.9%оо; vendin e katërtë e zënë sëmundjet e syrit me 3.9% dhe shkallë të morbiditetit prej 851.2%оо; në vendin e pestë gjenden disa sëmundje të caktuara infektive dhe parazitare me 3,6% dhe shkallë të morbiditetit prej 791.4%оо etj.
Diagrami 2 dhe 3
Diagrami 2
Burimi: ISHPRM – Raporti i Shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2015
Diagrami 3
Burimi: ISHPRM – Raporti i Shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2015
Krahasuar me vitin e kaluar është vënë re një tendencë e rritjes së sëmundjeve infektive dhe parazitare për 0,3%; tek sëmundjet e syrit për 5,2%; tek sëmundjet e veshit për 3,6%; tek sëmundjet e sistemit digjestiv për 3,3% dhe tek sëmundjet e sistemit muskulo – skeletor për 1,5%. Tek të gjithë grupet e tjerë vihet re një tendencë e rënies të numrit të personave të sëmurë krahasuar me vitin 2014.
Mortaliteti i regjistruar në veprimtarinë për mbrojtje shëndetësore të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve
Në vitin 2015 janë regjistruar gjithsej 148 të vdekur në moshë nga 5-24 vjet dhe shkallë prej 28.8%оо.
Shpërndarja sipas moshës tregon se të rinjtë në moshë nga 15-24 vjet përbëjnë përqindjen më të madhe në mortalitetin e përgjithshëm të kësaj popullate dhe atë me 64,9% dhe shkallë të mortalitetit prej 34%оо.
Shpërndarja sipas gjinisë tregon se meshkujt përbëjnë përqindjen më të madhe sa i përket mortalitetit, krahasuar me femrat.
Mortaliteti sipas moshës dhe gjinisë, 5-24, РМ, 2015 (shkalla/100000)
Gjithsej | 5-9 vjet | 10-14 vjet | 15-24 vjet | |||||
Numri | Shkalla | Numri | Shkalla | Numri | Shkalla | Numri | Shkalla | |
Gjithsej | 148 | 28.8 | 26 | 22.9 | 26 | 22.2 | 96 | 34 |
Meshkuj | 97 | 36.7 | 14 | 23.9 | 16 | 26.5 | 67 | 46.1 |
Femra | 51 | 20.5 | 12 | 21.8 | 10 | 17.6 | 29 | 21.2 |
Burimi: Lëvizja natyrore e popullsisë,2015
Rekomandime:
- ngritja e vetëdijes tek të rinjtë përmes programeve për edukim shëndetësor në të gjitha nivelet me qëllim theksimin e rëndësisë të shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme;
- pjesëmarrje aktive në zbatimin e programeve shëndetësore që kanë për qëllim aplikimin e njohurive të fituara gjatë edukimit shëndetësor për stil të shëndetshëm të të jetuarit;
- ngritja e vetëdijes tek të rinjtë për rreziqet që i kanosen shëndetit të tyre me qëllim zvogëlimin e sjelljeve të rrezikshme.