Në periudhën nga 1-3 nëntor të vitit 2018 u mbajt simpoziumi i tretë shkencor “Ditë të mjekësisë preventive në Republikën e Maqedonisë 2018”, me pjesëmarrje ndërkombëtare, në Hotel Drim në Strugë. Simpoziumi u organizua nga pesë shoqatat nga fusha e preventivës: Shoqata e mjekëve specialistë të higjienës dhe ekologjisë shëndetësore, Shoqata e mjekëve specialistë të mjekësisë sociale me organizim të veprimtarisë shëndetësore, Shoqata e mikrobiologëve të Maqedonisë, Shoqata e epidemiologëve të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata e mjekëve të mjekësisë së punës. Simpoziumi është akredituar nga Oda e mjekëve të Republikës së Maqedonisë dhe nga Shoqata e mjekëve të Maqedonisë.
Në hapjen solemne të pranishmëve ju drejtuan: Kryetari i shoqatës së epidemiologëve të Republikës së Maqedonisë, prim. dr. Gordana Kuzmanovska, Prodekani i Fakultetit të mjekësisë “USHKM” Shkup, prof. dr. Beti Zafirova Ivanovska, përfaqësues i Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë, dr. Dimitar Arnaudov, dhe drejtori i institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë, ass. dr. Shaban Memeti. Pjesa punuese e këtij eventi filloi me ligjëratën plenare të dr. sci. Marija Kishman, e cila foli për prioritete e definuara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Rajonin Evropian dhe mjetet bashkëkohore për zgjidhjen e tyre. Gjithashtu ajo prezantoi edhe rezultate nga hulumtimi për faktorët dhe pengesat për përmbajtjen ndaj terapisë së caktuar tek pacientët me terapi medikamentoze kronike në Republikën e Maqedonisë.
Në simpozium gjatë dy ditëve u mbajtën pesë sesione intersektoriale në të cilat u përpunuan këto tema: aspekte shëndetësore publike të sëmundjeve joinfektive kronike, lëndimet dhe dhuna, parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve infektive dhe imunizimi, shëndeti i popullatës dhe mjedisi jetësor, aktualitete në mikrobiologji, parandalimi i shëndetit të punonjësve, në kuadër të sesioneve u prezantuan edhe 20 tema shëndetësore publike, që paraqesin prioritet në vend, rajon dhe në botë dhe 37 poster prezantime. Katedrat e degëve preventive pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup dhe profesorë të Fakultetit të mjekësisë në Shtip, Fakultetit të mjekësisë në Novi Sad dhanë kontributin e tyre shkencor në këtë simpozium.
Në takim morën pjesë 130 mjekë specialistë të degëve preventive, por edhe mjekë që janë në specializim për degët preventive, studentë në studime pasdiplomike ose studime doktorature nga fusha e shëndetit publik.
Instituti i shëndetit publik, si institucion më i lartë në fushën e mbrojtjes shëndetësore preventive në vend dha kontributin e tij për një rrumbullakësim të suksesshëm të këtij eventi. Nëpërmjet të përfaqësuesve të tij në Këshillin organizativ dhe Këshillin shkencor, ISHP mori pjesë më të gjithë procesin e përgatitjeve për mirëmbajtje dhe ngritje të nivelit të cilësisë zë këtij simpoziumi. Gjithashtu, si pjesë e pjesëmarrjes aktive, një numër i madh i autorëve të veprave cilësore prezantuan punën e tyre gjatë periudhës së deritanishme. U prezantuan rezultate nga puna praktike, studime të realizuara, gjendje aktuale dhe masa dhe aktivitete të ndërmarra në rrafsh kombëtar por edhe ndërkombëtar, nëpërmjet të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në organe të ndryshme, gupe punuese, rrjete dhe këshilla të institucioneve ndërkombëtare nga fusha e parandalimit të sëmundjeve. Me këtë, institucioni jonë jep një kontribut të rëndësishëm në avancimin e shëndetit publik.
Nga organizatorët dhe pjesëmarrësit ky simpozium u vlerësua si shumë i suksesshëm, në drejtim të organizimit të mirë dhe të përzgjedhjes së shkëlqyer të ligjëruesve të cilët prezantuan tema aktuale nga fusha e mjekësisë preventive.
Në mbylljen e simpoziumit u definuan përfundimet, mes të cilëve edhe se duhet mirëmbajtur karakteri tradicional i simpoziumit, duhet përforcuar me pjesëmarrje të ekspertëve nga fusha e shëndetit publik nga rajoni dhe më gjerë.
Gjithashtu, është e domosdoshme edhe prania e krijuesve të politikave të cilët duhet t’i dëgjojnë problemet e hidhura që ka shëndeti publik e që ndikojnë në rritjen e shkallës së sëmundjeve infektive dhe joinfektive, dhe të marrin në konsideratë rezultatet e hulumtimeve, si dhe dëshmitë shkencore të bazuara në fakte gjatë krijimit të politikave në zë ardhmen dhe implementimin e aktiviteteve, e gjithë kjo me qëllim avancimin e shëndetit dhe zgjatjen e jetëgjatësisë të popullatës në Republikën e Maqedonisë.