Deklaratë e OBSH-së pas takimit të parë të Komitetit për virusin Zika pranë Rregullores shëndetësore ndërkombëtare (2005) dhe rritjen e dukshme të çrregullimeve neurologjike dhe deformiteteve neonatale
1 shkurt, 2016
E mblodha Komitetin e emergjencave pranë Rregullores shëndetësore ndërkombëtare për të mbledhur këshilla për seriozitetin e rrezikut për shëndetin, si pasojë e vazhdimit të përhapjes së sëmundjes virusale Zika në Amerikën latine dhe Karaibe. Komiteti sot përmes një telekonference realizoi takimin e tij të tretë.
Në vlerësimin e nivelit të rrezikut, 18 ekspertë dhe këshilltarë e shohin si shumë të fortë lidhshmërinë, nga aspekti kohor dhe vendor, mes infeksionit me virusin Zika dhe rritjes së numrit të rasteve të reja me deformitete kongjenitale dhe ndërlikime neurologjike.
Ekspertët u pajtuan që edhe pse ende nuk është dëshmuar shkencërisht, dyshimi për lidhjen mes infeksionit me Zika gjatë shtatzënisë dhe mikrocefalitit është i madh.
Të gjithë ishin të njëzëri për nevojën emergjente për koordinim të përpjekjeve ndërkombëtare për ta hulumtuar dhe për ta kuptuar këtë raport më mirë.
Ekspertët marrin në konsideratë edhe ngjarjet e fundit dhe shpërndarjen e gjerë gjeografike të llojit të mushkonjave që mund ta përcjellin virusin.
Mospasja e vaksinave dhe testeve për diagnostikim të shpejtë, si dhe mungesa e imunitetit tek popullata në vendet e prekura u theksuan si arsye për shqetësim të mëtejshëm.
Pas shqyrtimit të provave, Komiteti këshillon se rastet e fundit me mikrocefalit si dhe çrregullimet neurologjike të raportuara në Brazil, paraqesin një “ngjarje të pazakontë” dhe një rrezik për shëndetin publik në vendet e tjera në botë.
Sipas tyre, nevojitet një reagim (përgjigje) ndërkombëtar i koordinuar për të minimizuar rrezikun në vendet e prekura dhe për të zvogëluar rrezikun nga përhapja e mëtejshme ndërkombëtare.
Anëtarët e Komitetit konkluduan se situata i plotëson kushtet për rrethana të jashtëzakonshme shëndetësoro-publike me rëndësi ndërkombëtare.
Unë i pranoj këto këshilla.
Po deklaroj tashmë se, shpërthimi i fundit i mikrocefalitit dhe çrregullimeve të tjera neurologjike të raportuara në Amerikën Latine, pas një shpërthimi të ngjashëm në Polinezinë franceze në vitin 2014, përbën një emergjencë të shëndetit publik në rang global.
Nevojitet një përgjigje ndërkombëtare e koordinuar për të përmirësuar mbikëqyrjen, për të zbuluar infeksionet, deformitetet e lindura dhe ndërlikimet neurologjike, për të intensifikuar kontrollin e numrit të mushkonjave, si dhe për të përshpejtuar zhvillimin e testeve për diagnostikim dhe vaksinave për mbrojtjen e njerëzve nga rreziku, sidomos grave gjatë shtatzënisë.
Komiteti nuk gjeti arsye shëndetësoro-publike për kufizim të udhëtimeve ose tregtisë për të parandaluar përhapjen e virusit Zika.
Për momentin masat mbrojtëse më të rëndësishme përfshijnë kontrollimin e numrit të mushkonjave dhe mbrojtje nga pickimi i mushkonjave për personat e rrezikuar, sidomos për gratë shtatzëna.
Përkthim i paautorizuar nga ISHP RM
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive Departamenti për mbikëqyrje të sëmundjeve infektive
Burimi:
WHO Director-General summarizes the outcome of the Emergency Committee regarding clusters of microcephaly and Guillain-Barré syndrome <http://www.who.int/mediacentre/news/statements/2016/emergency-committee-zika-microcephaly/en/>