Etiketa Ekologjike BE është shenjë (etiketë) zyrtare e Bashkimit Evropian për përsosmëri ekologjike

 

Etiketa ekologjike BE u jepet produkteve me dizajn të qëndrueshëm, që nxisin inovacionin dhe kontribuojnë në BE si dhe që kontribuojnë në objektivin e BE-së për neutralitet klimatik deri në vitin 2050 dhe në ekonomi.

Përmes etiketës ekologjike BE, konsumatorëve industria mund t’u ofrojë një alternativë ekologjike të produkteve konvencionale të letrës dhe të ndihmojë në zvogëlimin e ndikimit të tyre të përditshëm ndaj mjedisit jetësor.

Ky grup produktesh përfshin:

  • çdo produkt letre i shtypur pesha e të cilit është të paktën 90% letër, karton ose nënshtresa me bazë letrën (80% për libra, katalogë, broshura ose formularë);
  • zarfe që përmbajnë të paktën 90% letër, karton ose nënshtresa me bazë letrën;
  • qese letre (përfshirë edhe letrën për mbështjellje) të prodhuara 100% nga letra, karton ose nënshtresa me bazë letrën;
  • produkte të zyrës nga letra (përfshirë edhe produktet për dorëzimin e tyre) që përbëhen të paktën nga 70% letër, karton ose nënshtresa me bazë letrën (me përjashtim të dosjeve që përmbajnë elemente metalike).

Kriteret e rrepta, që fokusohen në ndikimet kryesore ndaj mjedisit gjatë ciklit të jetës së produktit, sigurojnë se letra e shtypur, letra ekologjike dhe qeset e letrës nga BE të jenë ndër më të mirat në treg për sa i përket performancës së mjedisit jetësor. Kriteret për fitimin e etiketës ekologjike të BE-së janë:

  • sigurimi që prodhimi i produkteve me bazë letre të kryhet në një mënyrë më të qëndrueshme dhe se fibrat janë marrë nga pyje të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme ose materiale të ricikluara,
  • kufizimi i përdorimit të substancave të rrezikshme,
  • rritja e qarkullimit të produkteve duke rritur nivelin e reciklimit të tyre,
  • adresimi i emetimeve të krijuara gjatë procesit të printimit,
  • zvogëlimi i sasisë së mbeturinave të letrës që krijohen gjatë procesit,
  • promovimi i proceseve prodhuese me efikasitet energjik.

Etiketa ekologjike e BE merret me shtatë çështje kryesore ekologjike që kanë të bëjnë me letrën e shtypur, letrën për produkte zyre dhe qeset e letrës.

Çështje kritike:

Vendimi për Etiketë ekologjike të BE

Ju lutemi shikoni kriteret e plota për Etiketën ekologjike të BE për letrën e shtypur, letrën e zyrës dhe qeset e letrës në Vendimin e Komisionit (BE) 2020/1803: https://eur-lex.europa.eu/eli/dec/2020/1803/oj

Prodhimtaria

Lëndë të para të qëndrueshme:

Baza për letër, përfshirë këtu edhe kartonin i cili përdoret në një produkt final, e mban etiketën e BE për letër grafike

  1. Prodhimtaria – materiet e rrezikshme

Kufizimi i materieve të rrezikshme:

  • analizë e të gjitha materieve kimike në procesin e prodhimit të cilat i përdor aplikuesi në proceset relevante të printimit ose konvertimit;
  • të gjitha materiet kimike si lëndë të para që përdoren në procesin e prodhimit dhe të gjitha materialet e dorëzuara që janë pjesë e produktit përfundimtar nuk përmbajnë substanca të rrezikshme,
  • produktet biocidale dhe substancat aktive biocidale, preparatet për pastrim, alkilfenol etoksilatet, holluesit e halogjenizuar, ftalatet, bojërat për printim, tonerët dhe bojrat, si dhe rimbushja e toluenit nga printimi rotografik duhet të jenë në përputhje me kërkesat specifike.
  1. Prodhimtaria dhe përfundimi i ciklit

Qarkullimi i produktit:

  • pjesë të letrës nga produktet e letrës së zyrës (për shembull, shufrat metalike ose kapakët plastikë) mund të hiqen lehtë në mënyrë që të mos e pengojnë procesin e riciklimit,
  • produkti është i përshtatshëm për ripërdorim,
  • ngjitësit mund të përdoren vetëm nëse hiqen lehtë,
  • produkti i shtypur i letrës është shumë i tretshëm.
  1. Prodhimtaria – emetimet në ujë dhe ajër

Zvogëlimi i emetimeve në ujë dhe ajër:

  • sasia specifike e Cr (kromit) dhe Cu (bakrit) në vendin e lëshimit gjatë printimit me rotograf nuk i tejkalon kufijtë e caktuar
  • janë plotësuar të gjitha kërkesat për komponime organike të avullueshme (VOC).
  1. Prodhimtaria – krijimi i mbeturinave

Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave të krijuara:

  • objekti ku prodhohet produkti ka një sistem të menaxhimit të mbetjeve që i adreson dhe dokumenton masat e marra për të zvogëluar sasinë e mbetjeve të ngurta dhe të lëngshme, përfshirë mbetjet e letrës, ngjyrës, tretjeve për pastrim dhe për njmjen e letrës, siç është përcaktuar nga organet rregullatore lokale dhe kombëtare
  • sasia e letrës për reciklim nga procesi i prodhimit nuk i tejkalon sasitë e caktuara.

 

  1. Prodhimtaria – konsumimi i energjisë

Zvogëlimi i konsumit të energjisë

Vendet ku prodhohen produktet për Etiketa ekologjike BE duhet të krijojnë një sistem të menaxhimit të energjisë që do të zbatohet për të gjitha pajisjet që konsumojnë energji (përfshirë makinat, ndriçimin, ajrin e kondicionuar dhe ftohjen).

Ky sistem përfshin masa për përmirësimin e efikasitetit energjetik, si:

  • krijimi dhe zbatimi i një plani për grumbullimin e të dhënave energjetike,
  • analizë të konsumit të energjisë që përfshin një listë të sistemeve, proceseve dhe kapaciteteve që përdorin energji
  • përmirësimi i vazhdueshëm i qëllimeve për zvogëlimin e konsumit të energjisë.

 

  1. Përdorimi – përfundimi i ciklit

Cikël më i gjatë de segregim adekuat i mbeturinave:

  • Produkti është i përshtatshëm për qëllimin e tij
  • “Ju lutemi ripërdorni këtë qese” do të shënohet në qeset e letrës dhe “Ju lutemi mblidhni letër të përdorur për të ricikluar” do të shënohet në produktet e letrës së shtypur.