Instituti i shëndetit publik është bartës i aktiviteteve për zbatimin e Iniciativës për ndjekjen e mbipeshës tek fëmijët në Evropë (COSI). Ky hulumtim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që zbatohet në pjesën më të madhe të vendeve në Evropë ka për qëllim të hulumtojë tendencat e mbipeshës dhe obezitetit tek fëmijët e moshave shkollore. Iniciativa zbatohet në pajtim me një protokoll të miratuar, në çdo tre vjet. Republika e Maqedonisë merr pjesë nga viti 2010, ndërsa në vitin 2019, Instituti dhe Qendrat e shëndetit publik do e zbatojnë raundin e 4 të grumbullimit të të dhënave në Maqedoni. Aktivitetet për zbatimin e iniciativës financohen nga Programi nacional vjetor për shëndetin publik i Ministrisë së shëndetësisë.
Më shumë informacion për COSI do gjeni në: http://www.euro.who.int/en/health-topics/disease-prevention/nutrition/activities/who-european-childhood-obesity-surveillance-initiative-cosi
Rezultatet e raundit të fundit për grumbullimin e të dhënave në vitin 2016: Macedonia FS MKD(PDF).