Të nderuar,
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë JU FTON në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të rezultateve nga hulumtimi i realizuar tek fëmijët e moshave shkollore e në lidhje me përdorimin e substancave psikoaktive, ESPAD (European School Survey Project on Alcohol and Other Drugs), 2015 dhe GYTSRM 2016 (Global Tobacco Use Survey in the Republic of Macedonia), me këtë agjendë:
12:30- 12:45 | Rezultatet nga hulumtimi i realizuar tek fëmijët e moshave shkollore e në lidhje me përdorimin e substancave psikoaktive, ESPAD 2015Prezantues: Mr. dr. Sillvana Onçeva, hulumtues kryesor për ESPAD në RM, Instituti i shëndetit publik |
12:45- 13:00 | Rezultatet nga hulumtimi për përdorimin e duhanit tek të rinjtë në Republikën e Maqedonisë, 2016Prezantues: Prof. dr. Elena Qosevska, hulumtues kryesor për Hulumtimin global për përdorimin e duhanit (GYTSRM), Instituti i shëndetit publik |
13:00-13:30 | Diskutim dhe shpërndarje e botimeve të Raporteve nga hulumtimet |
Konferenca për shtyp do të mbahet më 21.12.2016 me fillim në ora 12,30 часот në mjediset e Institutit të shëndetit publik (Salla e epërme).
Krahas përfaqësuesve të medieve, janë të ftuar edhe përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Byrosë për zhvillim të arsimit, 10 Qendrave të shëndeti publik, Spitalit psikiatrik nga Shkupi, HOPS, etj.
Me respekt
Instituti i shëndetit publik