Të nderuar,

Me rastin e Ditës botërore të shëndetit – 7 prilli 2018, do të mbahet solemnitet me temë: “Mbulimi shëndetësor universal: për të gjithë, gjithkund. Shëndet për të gjithë!më datë 05.04.2018 (e enjte) me fillim në ora 11 në Best Vestern Hotel Turist, Shkup, salla për konferenca “Ambasador”.

Eventi solemn bëhet në organizim të Sekretariatit të Rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore  (SEEHN) dhe Qendrës zhvillimore shëndetësore rajonale për shërbime shëndetësore publike me seli pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë.

Të ftuarve do ju drejtohen dr. Vlladimir Milloshev, bashkëpunëtor nacional i Rrjetit shëndetësor të EJL, dr. Mira Dashiq, drejtoreshë e Sekretariatit të SEEHN, Ass. dr. Shaban Memeti, drejtor i Institutit të shëndetit publik dhe Prof. dr. Elena Qosevska, drejtoreshë e Qendrës zhvillimore shëndetësore rajonale për shërbime shëndetësore publike.

Ky event ka për qëllim të përcjellë mesazhet e OBSH-së tek vendet anëtare për përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore, për të gjithë dhe gjithkund, si dhe të informohen të pranishmit dhe qytetarët për rolin dhe funksionimin e Rrjetit shëndetësor të EJL, rolin e Ministrisë së shëndetësisë dhe Institutit të shëndetit publik, si dhe për aktivitetet e Qendrës zhvillimore shëndetësore rajonale për shërbime shëndetësore publike me qëllim përforcimin e tyre në periudhën që vjen në mbarë rajonin.

Në event është i ftuar ministri i shëndetësisë, Doc. Dr. Venko Filipçe, ministri i punëve të jashtme, z. Nikolla Dimitrov, përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, organizatave të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë (OBSH, UNICEF, UNFPA, UNDP etj.), ambasadave të vendeve të Evropës, SHBA-së, Kinës, Bankës Botërore, përfaqësisë së NATO-s, ECPD-it (Instituti rajonal evropian për studime zhvillimore), MARRI, REC (Qendra rajonale për mjedisin jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore), Rrjeti i mjekësisë së punës të EJL, HOPE-it, kontakt personat nacionalë me Rrjetin shëndetësor për fusha të caktuara të shëndetësisë, Studiorum-it, IOM-it (Organizata  ndërkombëtare e emigrantëve), etj, gjithsej rreth 70 të ftuar.

 

Me respekt,

Prof. dr. Elena Qosevska, drejtor

Qendra zhvillimore shëndetësore rajonale

Instituti i shëndetit publik