Të nderuar,
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë JU FTON në konferencën për shtyp me rastin e shënimit të Ditës Botërore kundër përdorimit të duhanit -31 mајin.
Këtë vit, Dita Botërore kundër përdorimit të duhanit i dedikohet nevojës pë standardizim të paketimit të cigareve dhe miratimit të rregulloreve ligjore përkatëse, e nën moton “Përgatituni për një paketim të unifikuar”.
Konferenca për shtyp do të mbahet në 30.05.2016 me fillim në orën 11 në mjediset e Institutit të shëndetit publik (salla e madhe).
Përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, Institutit të shëndetit publik dhe Qendrës së shëndetit publik – Manastir, do informojnë për aktivitetet me rastin e Ditës Botërore kundër përdorimit të duhanit, por gjithashtu do prezentohen edhe të dhëna statistikore për pirjen e duhanit dhe ndikimin e reklamave, pamjes së paketimit të prodhimeve të duhanit dhe sponsorizimit tek të rinjtë në Republikën e Maqedonisë. Të dhënat janë marrë nga Studimi për sjelljen e të rinjve ndaj shëndetit 2014/2015, Studimi ЕSPAD për përdorimin e substancave psikoaktive nga fëmijët në moshë 16 vjeçare, i realizuar në vitin 2015, etj.
Me respekt,
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë