Shpëtoni jetë!

Pastroni duart dhe parandaloni përhapjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve!

Pa veprim sot, nuk ka shërim nesër

 

Higjiena e duarve është një zgjidhje e thjeshtë dhe efikase për zvogëlimin e përhapjes të infeksioneve dhe baktereve multirezistente, si dhe për mbrojtjen e pacientëve nga infeksionet intrahospitale. Çdo punonjës shëndetësor, si dhe çdo person që direkt apo indirekt merr pjesë në përkujdesjen e personit të sëmurë, duhet të ketë kujdes për higjienën e duarve dhe ta praktikojë atë në mënyrën e duhur.

Mesazhi i Ditës Botërore të higjienës së duarve është :SHPËTONI JETË, Pastroni duart.

Këtë vit 5 maji do shënohet me shpërndarjen e materialeve promovuese – posterë nëpër institucionet shëndetësore për t’i informuar punonjësit shëndetësor me aktivitetet e shumta. Aktivitetet për shënimin e kësaj dite dhe përgatitja e posterëve janë pjesë e një bashkëpunimi shumëvjeçar mes Ministrisë së shëndetësisë – Komisioni multisektorial për rezistencën antimikrobiale dhe Zyrës së OBSH  në vendin tonë, si dhe me mbështetjen e Zyrës rajonale të OBSH në Evropë, dhe në bashkëpunim me Institutin e shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë dhe CRIS Studiorum.

 

Të dhëna për problemin e higjienës së duarve

Nga viti 2010 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në kuadër të Sfidës të pare globale për siguri të pacientëve “Kujdesi i pastër është kujdes i sigurt” e caktoi 5 majin si OBSH Dita e higjienës së duarve: SHPËTONI JETË, Pastroni duart.

Çdo vit me qindra miliona njerëz në botë përballen me infeksione intrahospitale. Në mbarë botën, për çdo ditë vdesin njerëz nga infeksione të fituara gjatë pranimit të kujdesit shëndetësor.

Veçanërisht të rrezikshme janë infeksionet intralospitale të cilat i shkaktojnë mikroorganizma multirezistent. Përdorimi i tepruar dhe i panevojshëm i antibiotikëve, sidomos atyre me spektër të gjerë të veprimit, tek bakteret ndikon në zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe në këtë mënyrë e zvogëlon fuqinë e tyre për të vepruar atëherë kur më së shumti janë të nevojshëm. Përhapja e mikroorganizmave multirezistente në institucionet shëndetësore ndodh shpesh dhe në të shumtën e rasteve kjo gjë është si pasojë e duarve të papastra të punonjësve shëndetësor, pacientëve dhe vizitorëve; pajisjeve të papastra dhe nga mjedisi ku qëndron pacienti. Duart janë mënyra më kryesore e përhapjes së mikroorganizmave gjatë realizimit të kujdesit shëndetësor. Si pasojë të kësaj mund të keni infeksione të rënda, sidomos tek pacientët që vuajnë nga ndonjë sëmundje e rëndë, pastaj kjo do e zgjasë qëndrimin e pacientit në spital, mund të shkaktojë invaliditet, ngarkesë financiare për pacientët dhe familjet e tyre, ngarkesë financiare për sistemin shëndetësor, dhe mbi të gjitha – shuarjen e jetës të një individi.

Për këtë arsye, zbatimi i masave të standardizuara të kujdesit, gjatë gjithë kohës dhe për të gjithë pacientët, është një faktor kyç për parandalimin e përhapjes të të gjithë mikroorganizmave, sidomos atyre multirezistente. Higjiena e duarve është një nga standardet themelore të kujdesit. Numri më i madh i infeksioneve intrahospitale mund të parandalohen thjesht duke zbatuar një higjienë të mirë dhe të drejtë të duarve. Çdo nivel më i lartë i higjienës së duarve zvogëlon rrezikun nga infeksionet intrahospitale për 24%.

Çdo punonjës shëndetësor, si dhe çdo person i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi është i përfshirë në kujdesin e të sëmurëve, duhet t’i kushtojë kujdes higjienës së duarve dhe ta praktikojë atë në mënyrën e duhur.

5 Maji në Republikën e Maqedonisë

Republika e Maqedonisë e shënon Ditën Botërore të higjienës së duarve që nga viti 2014 dhe lidh aktivitetet për higjienës e drejtë të duarve me zvogëlimin e infeksioneve në spitale dhe në komunitet, zvogëlimin e përdorimit të antibiotikëve dhe me efektin e zvogëlimit të rezistencës antimikrobiale.

Për këtë vit janë përgatitur posterë edukativ për mënyrën e drejtë të higjienës së duarve gjatë procedurave të ndryshme mjekësore. Posterët janë shpërndarë nëpër të gjitha spitalet në Republikën e Maqedonisë. Me ndjekjen e hapave për higjienën e duarve gjatë procedurave të veçanta mjekësore do mundësohet zvogëlimi i infeksioneve spitalore në Republikën e Maqedonisë.

Me angazhim dhe përkushtim të të gjithë punonjësve shëndetësor, pacientëve dhe të gjithë popullatës për të mirëmbajtur higjienën e duarve, me ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e higjienës së duarve, si dhe me ndryshimin e vazhdueshëm të sjelljes së njerëzve, mund të parandalojmë vuajtjet e panevojshme të pacientëve, shpenzimet e panevojshme shëndetësore, si dhe të shpëtojmë shumë jetë.

Të dhëna shtesë:

Sa i përket mbështetjes dhe promovimit të higjienës së duarve dhe përmirësimit të shërbimeve në institucionet shëndetësore në mbarë botën, OBSH publikoi Udhëzuesin për higjienën e duarve në Institucionet shëndetësore. Janë theksuar 5 momente kur higjiena e duarve duhet të realizohet pa dallim nëse përdoren apo jo doreza për një përdorim:

  1. Para kontaktit me pacientin
  2. Para kryerjes së veprimeve për pastrim
  3. Pas rrezikut nga ekspozimi ndaj lëngjeve trupore
  4. Pas kontaktit me pacientin
  5. Pas kontaktit me mjedisin ku qëndron pacienti

Si?

Me pastrimin  duarve duke i fërkuar ato me dezinfektues për duar që përmban alkool. Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe efektive për pastrimin e duarve të cilat nuk janë dukshëm të papastra, dhe që nuk e irriton lëkurën e duarve.  Kur duart janë dukshëm të papastra, sidomos kur janë me gjak ose lëngje të tjera trupore, ose pas përdorimit të tualetit, duhen larë me ujë e me sapun.

Një rol të rëndësishëm në procesin e parandalimit të përhapjes së infeksioneve në spitale kanë pacientët dhe vizitorët e tyre të cilët duhet të mirëmbajnë higjienën e duarve:

  • Para se t’i prekin vendet ku janë lënduar, ose në vendet ku aplikohet terapia
  • Pas kontaktit me pacientë dhe vizitorë të tjerë
  • Pas përdorimit të tualetit.

Pacientët bashkë me punonjësit shëndetësor mund ta përmirësojnë kujdesin në atë mënyrë që me mirësjellje do e pyesin punonjësin shëndetësor nëse i ka larë duart para se t’ua ofrojë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Popullata duhet t’i parandalojë infeksionet me pastrim të rregullt të duarve në shtëpi, në punë, në shkollë, etj.

 

posteri 1 –  Higjiena e duarve gjatë përkujdesjes për pacientë me katetër venoz qendror

posteri 2 – Higjiena e duarve gjatë përkujdesjes për pacientë me katetër venoz periferik

posteri 3 – Higjiena e duarve gjatë përkujdesjes për pacientë me katetër urinar

posteri 4 – Higjiena e duarve gjatë përkujdesjes për pacientë me tubus endotrakeal

posteri 5 – Higjiena e duarve dhe rruga e një pacienti kirurgjikal

posteri 6-Higjiena e duarve gjatë përkujdesjes për pacientë me plagë postoperative