rak 5

SHIKO KAH QIELLI
Nëse e sheh diellin, merr masa për mbrojtjen e lëkurës tënde.
Nëse e sheh hënën e plotë, ajo të përkujton të bësh kontrollin e rregullt të lëkurës.

 

Qielli është udhërrëfyesi yt

Kanceri i lëkurës është forma më e shpeshtë e kancerit në botë. Lajmi i mirë është që ai mund të parandalohet lehtë ose të zbulohet në fazë të hershme, gjë që mundëson mjekim të suksesshëm. E gjitha që duhet të bësh është të drejtosh shikimin kah qielli.

Kjo fushatë shpjegon se si:

  • ta parandalosh kancerin e duke e mbrojtur lëkurën nga dëmtimet që i shkakton dielli.
  • ta përdorësh hënën e plotë si përkujtim për ta bërë kontrollin mujor të lezioneve të dyshimta në lëkurë.

Parandaloje kancerin e lëkurës – Trego kujdes gjithmonë kur je në diell

 

rak2

Shmange ekspozimin e panevojshëm ndaj diellit

Sa herë të kesh mundësi qëndro nën hije dhe largoju diellit të verës në periudhën më të nxehtë të ditës.

 

rak3a

 

Vish rroba që të mbrojnë

Vish rroba me ngjyrë të errët, mëngë të gjatë, kapele me strehë të gjerë dhe syze dielli që mundësojnë 99-100 % mbrojtje nga rrezet UV-A dhe UV-B.

Për fëmijët, zgjidh rroba të cilat do i mbrojnë nga dielli.

rak4

Apliko kremë me faktor mbrojtës

Shiko nëse krema që përdor për mbrojtje nga dielli ka faktor të lartë mbrojtës nga rrezet UV-A dhe UV-B. Mos harro që veprimi i kremës fillon gjysmë ore pas aplikimit dhe zgjat 2-3 orë.

Fëmijët janë më të rrezikuar nga problemet afatgjate shëndetësore si pasojë e ekspozimit joadekuat dhe jo të sigurt ndaj diellit. Loja në natyrë është shumë e rëndësishme, por asnjëherë nuk duhet të lejosh që fëmija yt të pësojë djegie në lëkurë.
Përgatiti: Njësia për promovim shëndetësor dhe ndjekje të sëmundjeve