Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 13.05.2020
Janë testuar gjithsej 349 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 29.
Raste janë regjistruar në 8 qytete. (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 13.05.2020
Qyteti | Numri i të sëmurëve | Të vdekur |
Shkup | 10 | 0 |
Prilep | 6 | 0 |
Tetovë | 4 | 0 |
Strugë | 2 | 0 |
Veles | 2 | 0 |
Manastir | 2 | 0 |
Ohër | 2 | 0 |
Kumanovë | 1 | 0 |
Gjithsej | 29 | 0 |
Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 14 janë femra dhe 15 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 5 pacientë të rinj. Tek 10 persona është vërtetuar komorbiditet.
Gjithsej 18 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Të shëruar janë 6 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Nuk janë regjistruar raste të vdekjes.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 13.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.723 raste me COVID-19 (I=83,3/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 30 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër dhe Kumanovë. (Tabela 2).
Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Gjithsej | Incidenca /100 000 | Raste të vdekjes (gjithsej) | Mortaliteti | Letaliteti |
Gjithsej | 1.723 | 83.3 | 95 | 4.6 | 5.5% |
Shkup | 589 | 95.4 | 18 | 2.9 | 3.1% |
Kumanovë | 411 | 288.0 | 20 | 14.0 | 4.9% |
Prilep | 190 | 199.3 | 12 | 12.6 | 6.3% |
Tetovë | 125 | 62.6 | 10 | 5.0 | 8.0% |
Veles | 111 | 167.5 | 6 | 9.1 | 5.4% |
Strugë | 69 | 101.7 | 14 | 20.6 | 20.3% |
Dibër | 51 | 183.8 | 4 | 14.4 | 7.8% |
Shtip | 35 | 66.4 | 2 | 3.8 | 5.7% |
Koçan | 31 | 64.6 | 2 | 4.2 | 6.5% |
Manastir | 25 | 24.5 | 2 | 2.0 | 8.0% |
Gostivar | 19 | 15.9 | 2 | 1.7 | 10.5% |
Ohër | 17 | 30.3 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Negotinë* | 9 | 38.3 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Kriva Pallankë | 6 | 25.1 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Kavadar | 5 | 11.6 | 1 | 2.3 | 20.0% |
Gjevgjeli | 4 | 11.6 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Radovish | 4 | 12.3 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Krushevë | 3 | 31.5 | 1 | 10.5 | 33.3% |
Pehçevë | 3 | 60.1 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Strumicë | 2 | 2.1 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Probishtip | 2 | 13.1 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Makedonski Brod | 2 | 17.9 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Vinicë | 2 | 10.3 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Kratovë | 2 | 20.9 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Kërçovë | 2 | 3.5 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Demir Hisar | 1 | 11.9 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Berovë | 1 | 7.7 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Vallandovë | 1 | 8.4 | 0 | 0.0 | 0.0% |
Dellçevë | 1 | 4.2 | 1 | 4.2 | 100.0% |
*7 persona janë banorë të Demir Kapisë
Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 288,0 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 199,3/100.000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Veles 167,5/100.000 dhe në Strugë 101,7/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19 RMV, 2020
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 823 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 900 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 79,4/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 87,2/100.000 banorë.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 374 (21,7%), I= 97,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 130,2/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=362) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 27,1 dhe 29,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 62, gjegjësisht 73 raste përkatësisht.
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.723)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.723)
Nga rastet e raportuara, 24,8% (n=428) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.
Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,3%), kollë (54,4%), plogështi (37,4%), ethe (19,6%), dhimbje koke (15,3%), dhimbje e fytit (14,8%), vështirësi në frymëmarrje (14,5%), ndërsa 565 ose 32,8% e personave janë pa simptoma.
416 ose 73,6% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 522 (30,3%) kanë edhe sëmundje kronike, 359 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 115 janë me diabet, 91 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 21 me sëmundje kronike të veshkave, dhe 75 me sëmundje të tjera kronike.
Tek personat e shtruar në spital 223 (52,1%) janë me komorbiditete.
Janë regjistruar 245 (14,2%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
Janë regjistruar 95 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=62) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 16,2/100.000 banorë. Tek 70 (73,7%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.
96 (5,6%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 1.032 (59,9%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 20.088 materiale, 1.723 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 9.708 teste në 1.000 000 banorë. (Tabela 3).
Tabela 3. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
(n=20.088)
Numri kumulativ i testeve | Teste (gjithsej) | Pozitive (gjithsej) |
GJITHSEJ | 20.088 | 1.723 |
ISHP- Virusologjia | 13.471 | 1.392 |
Fakulteti i veterinarisë (skrining) | 534 | 38 |
Avicena (skrining) | 492 | 32 |
Biotek (privat) | 1.129 | 48 |
Klinika Zhan Mitrev (privat) | 3.649 | 161 |
Sistina (privat) | 552 | 21 |
ASHAM | 261 | 31 |
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 393 (22,8%) janë raste aktive, 1.235 (71,7%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 229 (18,5%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.006 (81,5%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.723)
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 139 | 432 | 18 | 589 |
Kumanovë | 47 | 344 | 20 | 411 |
Prilep | 62 | 116 | 12 | 190 |
Tetovë | 62 | 53 | 10 | 125 |
Veles | 49 | 56 | 6 | 111 |
Strugë | 6 | 49 | 14 | 69 |
Dibër | 47 | 4 | 51 | |
Shtip | 1 | 32 | 2 | 35 |
Koçan | 4 | 25 | 2 | 31 |
Manastir | 6 | 17 | 2 | 25 |
Gostivar | 3 | 14 | 2 | 19 |
Ohër | 2 | 15 | 17 | |
Demir Kapi | 5 | 2 | 7 | |
Kriva Pallankë | 2 | 4 | 6 | |
Kavadar | 4 | 1 | 5 | |
Gjevgjeli | 4 | 4 | ||
Radovish | 4 | 4 | ||
Krushevë | 2 | 1 | 3 | |
Pehçevë | 1 | 2 | 3 | |
Kërçovë | 2 | 2 | ||
Kratovë | 2 | 2 | ||
Probishtip | 2 | 2 | ||
Vinicë | 2 | 2 | ||
Makedonski Brod | 2 | 2 | ||
Strumicë | 2 | 2 | ||
Negotinë | 2 | 2 | ||
Berovë | 1 | 1 | ||
Vallandovë | 1 | 1 | ||
Demir Hisar | 1 | 1 | ||
Dellçevë | 1 | 1 | ||
GJITHSEJ | 393 | 1.235 | 95 | 1.723 |
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.723)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik shumë të lartë.
Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00 e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Lëvizja e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa të rinjtë deri në 18 vjet nga ora 13:00-19:00.
Në 13.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 13.05.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.170.424 (81.577 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 287.399 (4.245 të reja)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 1.7316 (24.527 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 159.799 (1.918 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 1.7564 (37.847 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 10504 (1.955 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 284.270 (10.243 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 259 (121 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 16201 (1.329 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 6.578 (51 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 110.932 (5.031 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 746 (149 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 49.429 (2.600 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 500 (51 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 14.05.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik