Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 08-14.02.2021

Janë testuar gjithsej 16.299 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 13,2%.

Pozitive janë 2.232 raste, nga 33 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 5,3%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=953; 42,7%), si dhe incidencë javore–154,3/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Kavadar- 425,2/100.000 banorë  (Tabela 1, Кartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 08-14.02.2021, RMV

mapa od 8 do 14 fev

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet ((n=583, 26,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=416; 18,6%), 40-49 (n=408; 18,3%), 50-59  (n=379; 17,0%) dhe 20-29 (n=276; 12,4%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=53; 2,4%) dhe 10-19 vjet (n=117; 5,2%).

Sipas gjinisë 1.123 (50,3%) femra dhe 1.109 (49,7%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 2.519 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 24,2%  më pak se javën e kaluar.

Janë raportuar 43 raste të vdekjes nga 14 qytete, për 34,8% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 38 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 4 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa një rast në moshë nga 40-49 vjet.

Gjatë javës së kaluar (01-07.02.2021), pranë ISHP janë raportuar 649 materiale të sekuencionuara për prani të llojit britanik të SARS-CoV-2 nga 3 laboratorë (ISHP, ZHAN MITREV dhe ASHAM). Nga këto, 56 kanë rezultuar pozitive për prani të llojit të ri të SARS-CoV-2, në 8 qytete, me numër më të madh tëregjistruar në Ohër (n=25), Prilep (n=10) dhe Kavadar (n=4).

Sipas analizave të ASHAM, gjatë periudhës së fundit janë detektuar një numër më i madh i variacioneve të cilat më parë nuk kanë qenë të pranishme në vendin tonë, që mund të jetë tregues për një importim të vazhdueshëm të rasteve të reja me COVID 19 nga vendet e tjera.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 14.02.2021, janë regjistruar gjithsej 97.101 raste me COVID-19 (I=.692,7/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Manastir, Veles, Ohër dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë, Prilep dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 14.02.2021

tabela 1 najnova

Në gjysmën e vendit vihet re përsëri një rritje e numrit të sëmurëve, në Prilep, Kavadar, Gjevgjeli, Koçan, Negotinë, Vallandovë, Demir Hisar dhe Dojran ka rritje më të madhe të numrit  të rasteve të reja. (Таbela 1)

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shkup me 6.867,7  në 100 000 banorë, në Kavadar (6.862,0/100.000), Shtip (6.770,1/100.000), Demir Kapija  (5.551,5/100.000), Ohër (5.418,0/100.000), Negotinë (5.371,5/100.000), Sveti Nikole (5.357,8/100.000) dhe Prilep (5.079,8/100.000), përderisa incidencë më e vogël  2.232,7 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

мапа до 14 фев

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 49.431 meshkuj dhe 47.670 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 4.768,9/100.000, ndërsa tek femrat 4.616,3/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 23.015 (23,7%) I=.004,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë –6.382,9/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=17.748) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 845,4 dhe 1.663,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.935 dhe 4.163 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=97.101)

graf 1 najnov

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas javës së 53 ka përsëri rritje të numrit të rasteve të reja.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 14.02.2021 (n=97.101)

graf 2 najnova

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 630 persona (4,5% më shumë  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 215 janë në terapi me oksigjen dhe 12 ventilim mekanik invaziv.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 17.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 2.998 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=218) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.375) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë –619,6/100.000. Janë regjistruar 1.881 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.117 raste të vdekjes tek femrat.

кај 2.182 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.712), diabet (n=766) dhe sëmundje të mushkërive (n=336).

Janë regjistruar edhe 24 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

177(6,0%)  persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.821 (94,1%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më (n=2.998)

graf 3 najnov

Nga 15.02.2020-14.02.2021 janë kryer gjithsej 487.716 testime nga të cilat 97.101 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 235.706 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=487.716)*

**9 persona janë konfirmuar jashtë shtetit

tab2 najnov

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 6.143 (6,3%) janë raste aktive 87.960 (90,6%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 5.552 (6,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 82.408 (93,7%)  në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  (97.101)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 2785 38691 942 42418
Kumanovë 233 4935 196 5364
Tetovë 217 4842 212 5271
Prilep 306 4293 243 4842
Gostivar 118 3414 171 3703
Shtip 75 3403 88 3566
Manastir 124 3042 151 3317
Veles 231 2952 106 3289
Ohër 360 2554 126 3040
Kavadar 419 2474 60 2953
Strumicë 153 2360 113 2626
Strugë 159 2008 154 2321
Koçan 48 1680 44 1772
Kërçovë 69 1619 61 1749
Sveti Nikole 25 1059 15 1099
Gjevgjeli 101 950 23 1074
Negotinë 82 940 19 1041
Prespë 67 690 20 777
Dibër 41 701 35 777
KrivaPallankë 34 689 34 757
Radovish 46 657 36 739
Dellçevë 212 461 26 699
Berovë 35 568 21 624
Probishtip 18 488 15 521
Vinicë 22 469 13 504
Vallandovë 12 319 7 338
Demir Hisar 10 238 7 255
Kratovë 24 216 11 251
Makedonski Brod 9 231 10 250
Krushevë 39 176 19 234
Bogdanci 10 217 6 233
Demir Kapija 39 185 3 227
Makedonska Kamenica 4 184 4 192
Pehçevë 3 175 5 183
Dojran 13 80 2 95
GJITHSEJ 6.143 87.960 2.998 97.101

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 14.02.2021 (n=97.101)

graf5 najnov

 

 

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë).

 

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 07.02.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 102.139.771(3.686.110 në 7 ditët e fundit,13% më pak se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.211.762(96.364 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të konfirmuara në botë – 105.429.382 (3.153.426 në 7 ditët e fundit, 17% më pak se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.302.614 (88.369 në 7 ditët e fundit, 10% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Аmerika
  • Raste të konfirmuara – 46.913.218 (1.568.167 në 7 ditët e fundit, 17% më pak se javën e kaluar)
  • Raste të vdekjes – 1.092.512 (45.350 në 7 ditët e fundit, 4% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
  • Raste të konfirmuara – 35.515.952 (1.102.953 në 7 ditët e fundit, 19% më pak se javën e kaluar)
  • Raste të vdekjes – 781.242 (33.169 në 7 ditët e fundit, 13% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
  • Raste të konfirmuara – 13.033.797 (177.074 në 7 ditët e fundit, 12% më pak se javën e kaluar)
  • Raste të vdekjes – 262 (2.560 në 7 ditët e fundit, 21% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
  • Raste të konfirmuara – 5.828.565 (158.625 në 7 ditët e fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
  • Raste të vdekjes – 136.950 (2.761 në 7 ditët e fundit, 16% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
  • Raste të konfirmuara – 2.655.316 (84.842 në 7 ditët e fundit, 14% më pak se javën e kaluar)
  • Raste të vdekjes – 65.736 (3.232 në 7 ditët e fundit, 30% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
  • Raste të konfirmuara – 1.481.789 (61.765 në 7 ditët e fundit, 14% më pak se javën e kaluar)
  • Raste të vdekjes – 25.855 (1.297 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 16.02.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik