Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 09 – 15.11.2020

 

Janë testuar gjithsej 20.980 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 6,4%.

Pozitive janë 7.355 raste, nga 35 qytete, me një dallim shumë të vogël në rritjen e numrit nga java e kaluar. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=3.305; 44,9%), si dhe incidencë më e lartë–535,1/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV

17.11

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1646, 22,4%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga  30-39 vjet (n=1496; 20,3%),40-49 (n=1435; 19,5%), 50-59 (n=1410; 19,2%) dhe 20-29 (n=961; 13,1%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=120; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=287; 3,9%).

Sipas gjinisë, 3.731 (50,7%) femra dhe 3.624 (49,3%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 3.114 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

 

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 3.524 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Janë raportuar 172 raste të vdekjes nga 23 qytete, për 35,4% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 135 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 26 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 9 raste në moshë nga 40-49 vjet. 2 raste i përkasin grupmoshës 30-39.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 15.11.2020, janë regjistruargjithsej 47.636 raste me COVID-19 (I=2.302,2/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë dhe Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).

Tabela 1.Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV

tabela 1 17.11

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 4174,8 në 100 000 banorë, në Sveti Nikole (3.232,3/100.000) dhe në Shkup (3.374,6/100.000), përderisa incidencë nën 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Radovish dhe Krushevë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 kartogam 2 17.11

 

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 24.400 meshkuj dhe 23.236. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 2.354,0/100.000, ndërsa tek femrat 2.250,1/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 44, 2vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 10.040(21,1%) I=2.619,4/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 3.139,0/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=8.728) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 522,1 dhe 868,1 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë re gjistruar ku janë raportuar 1.195 dhe 2.172 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

 

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=47.636)

grafikon 1 17.11

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.317) është regjistruar në 10.11.2020. (Grafiku 2).

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=7.355) (Grafiku2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=47.636)

grafikon 2 17.11

14,8% (n=4.870) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.178  persona të hospitalizur, nga të cilët 377 janë në terapi me oksigjen dhe 16 ventilim mekanik invaziv.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,9%), plogështi (41,5%), kollë (39,8%), dhimbje të kokës (19,4%), dhimbje të fytit (15,7%), dhimbje të muskujve (13,9%) humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (11,5%), ethe (13%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,0%).

Tek 77.656 ose 23,3%  e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

250 (0,8%)  raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 50 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 85 kanë qenë pa simptoma.

1.679 (5,1%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 9.133 (27,7%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 6.384 sëmundje kardiovaskulare, 2.373  diabet, 1.237 me sëmundje të mushkërive dhe 1.502 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.787(57,2%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

Janë regjistruar 1.338 raste të vdekjes (Lt = 2.8%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  11.11.2020 (n=29), ndërsa sipas javëve në javën e 46 (n=150) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.011) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 263,8/100.000. Janë regjistruar 853 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 485 raste të vdekjes tek femrat.

931 (69,2%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=709), diabet (n=340) dhe sëmundje të mushkërive (n=154).

Janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

78 (5,8%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 1.260 (94,2%) në spital.

Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=1.338)

grafikon 3 17.11

711(2,2%)  janë raste të importuara. 10 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 12.569 (38,2%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga 15.02-15.11.2020 janë kryer gjithsej 293.872 testime nga të cilat  47.636 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 142.024 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=293.872)*

tabelaaaaaaaaaa 2

*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 18.488 (38,8%) janë raste aktive, 27.803 (58,4%)  persona janë të shëruar (1.400 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 207 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 2.942 (10,6%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 24.861/ (89,4%) në trajtim shtëpiak.

 

Tabela 4.Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=47.636)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 8607 11816 416 20843
Tetovë 1033 2012 137 3182
Kumanovë 892 2102 109 3103
Shtip 509 1643 47 2199
Prilep 881 1204 96 2181
Gostivar 605 1103 80 1788
Veles 762 665 41 1469
Manastir 730 596 53 1380
Strumicë 637 697 45 1379
Ohër 486 630 41 1157
Strugë 289 726 82 1097
Koçan 320 692 19 1031
Kërçovë 445 499 25 969
Kavadar 404 470 21 895
Sveti Nikole 195 458 10 663
Gjevgjeli 155 274 6 435
Dibër 102 298 18 418
Prespë 136 204 10 350
Radovish 129 200 16 345
KrivaPallankë 104 214 15 333
Negotinë 219 101 3 323
Probishtip 94 196 4 294
Vinicë 133 149 5 287
Berovë 77 203 5 285
Dellçevë 130 124 12 266
Demir Hisar 69 77 2 148
Vallandovë 49 92 1 142
Makedonski Brod 27 99 5 131
Kratovë 82 44 2 128
Bogdanci 55 48 3 106
Makedonska Kamenica 39 48 1 88
Pehçevë 26 59 2 87
Krushevë 39 25 6 70
Dojran 11 20 32
Demir Kapija 17 15 32
Gjithsej 18488 27803 1338 47636

Grafiku 5.Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=47.636)

 grafikon 5 17.11

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën4 (Përhapje e gjerë).

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 10.11.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 50.459.886

 

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.257.523

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara –21.842.460
    • Raste të vdekjes – 660.506
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 13.366.839
    • Raste të vdekjes – 313.781
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 9.743.751
    • Raste të vdekjes – 150.538
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 3.368.738
    • Raste të vdekjes – 85.868
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 1.362.566
    • Raste të vdekjes – 30.666

 

  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 774.791
    • Raste të vdekjes – 16.151

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 17.11.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik