Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 10-16.05.2021

Janë testuar gjithsej 16.773 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 6,3%.

Pozitive janë 674 raste, nga 31 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 48,3%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 1,8% deri më 7,2%, mesatarisht 4,0%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup  (n=280; 41,5%), me incidencë javore – 45,3/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 94,1/100.000 banorë është regjistruar në Kratovë. (Tabela 1, Kartogrami 1).

Kartogrami 1.     Incidenca në 100.000 banorë, COVID,10-16.05.2021, RMV

NEDELNA 10-16.05.2021

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=240, 35,6%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha 50-59 (n=114; 16,9%), 30-39  (n=114; 16,9%) 40-49 (n=111; 16,5%), dhe 20-29 (n=56; 8,3%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=6; 0,9%) dhe 10-19 vjet (n=33; 4,9%). Krahasuar me javën që shkoi vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve tek të gjitha grupmoshat, sidomos tek grupmosha mbi 60 vjet (52,8%).

 

Sipas gjinisë  janë regjistruar 347 (51,5%) femra dhe 327 (48,5%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 2.646 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 36,0% më shumë se javën e kaluar.

Janë raportuar 65 raste të vdekjes nga 15 qytete, 38,1% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 56 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 7 në moshë nga 50-59 vjet, 1 person nga 40-49 vjet dhe 1 nga 30-39 vjet.

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 16.05.2021, janë regjistruar gjithsej 154.725 raste me COVID-19 (I=7.477,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Manastir, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër, Kavadar, Gjevgjeli dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë, Prilep, Radovish dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri 16.05.2021

t1 19.5

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 11.960,3 në 100.000 banorë, Negotinë (11.243,6/100.000) dhe Shkup (11.051,8/100.000), përderisa incidencë më e vogël 3.179,4 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 КУМУЛАТИВНА 16.05.2021

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 77.562 meshkuj dhe 77.163 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 7.392,4/100.000, ndërsa tek femrat 7.371,6/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 46,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 39.756 (25,7%) me morbiditet specifik prej 10.372,3/100.000. Morbiditet më i ulët, 1.291,0 dhe 2.726,9 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.955 dhe 6.823 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=154.725)

g1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.932) (Grafiku2). Pas disa javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 16.05.2021 (n=154.725)

g2

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 498 persona të hospitalizur, nga të cilët 328 janë në terapi me oksigjen dhe 14 ventilim mekanik invaziv.

Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19.

Deri më  16.05.2021 me Pfizeir – BioNTech gjithsej janë vaksinuar 28.594 (19.691 me dozën e parë dhe 8.903 me dozën e dytë), me Sputnik V gjithsej janë vaksinuar 44.890 (22.871 me dozën e parë dhe 22.019 me dozën e dytë), me vaksinën e AstraZeneca gjithsej janë vaksinuar 24.995 me dozën e parë dhe 108.740 me dozën e parë Sinopharm.

 

Deri më 16.05.2021 janë vaksinuar gjithsej 207.219 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID – 19. Dy doza kanë pranuar gjithsej 31.599 persona.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 5.230 raste të vdekjes (Lt = 3,4%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  08.04.2021 (n=49), ndërsa sipas javëve në javën e 14 të vitit 2021  (n=293) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=4.296) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 1.120,8/100.000. Janë regjistruar 3.256 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.974 raste të vdekjes tek femrat.

3.874 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=3.092), diabet (n=1.317) dhe sëmundje të mushkërive (n=579).

Janë regjistruar edhe 30raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 5  gra shtatzëna.

276 (5,3%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 4.954 (94,7%) në spital.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 16.05.2021 (n=5.230)

g3

Nga 15.02.2020-16.05.2021 janë kryer gjithsej 757.794 testime nga të cilat 154.725 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 366.231 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=757.794)*

t2

*9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, .452 persona (2,2%) janë raste aktive 146.043 raste (94,3%)  persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 6.477 (4,4%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 139.566 (95,6%) në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 16.05.2021 (n=154.725)

g4

Тabela 3. Rezultatet sipas qyteteve, RMV (n=154.725)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 1404 65129 1728 68261
Kumanovë 322 8125 331 8778
Prilep 160 7690 414 8264
Tetovë 121 6763 305 7189
Manastir 232 5744 292 6268
Veles 91 5199 173 5463
Gostivar 59 4865 235 5159
Kavadar 50 4948 149 5147
Ohër 198 4561 224 4983
Shtip 74 4740 141 4955
Strumicë 98 3802 200 4100
Strugë 72 2707 191 2970
Koçan 54 2605 117 2776
Kërçovë 85 2349 104 2538
Gjevgjeli 34 2085 70 2189
Negotinë 23 2099 57 2179
Sveti Nikole 42 1446 30 1518
Prespë 44 1152 37 1233
KrivaPallankë 8 1153 57 1218
Radovish 57 1020 59 1136
Berovë 9 978 39 1026
Dellçevë 27 902 38 967
Dibër 8 886 44 938
Vinicë 67 770 37 874
Probishtip 18 742 29 789
Vallandovë 6 639 20 665
Bogdanci 9 475 10 494
Krushevë 22 434 32 488
Demir Hisar 21 361 14 396
Demir Kapija 2 383 11 396
Kratovë 15 337 15 367
Makedonski Brod 1 342 13 356
Pehçevë 2 258 6 266
Makedonska Kamenica 17 225 5 247
Dojran 0 129 3 132
Gjithsej 3.452 146.043 5.230 154.725

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID-19 DHE MASAT E REKOMANDUARA

 

Deri më 16.05.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është  0,63.

Grafiku 5.  Incidenca ditore në 100.000 banorë dhe R0,  COVID-19, RMV

 

g5

 

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 3 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 2, me kapacitete adekuate për reagim.

 

Për më shumë informacion në lidhje me masat kufizuese vizitoni vlada.mk

 

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më  09.05.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 15362.408 (5.517.602 në 7 ditët e fundit,

4% më pak se javën e kaluar)

  • Numri i rasteve të vdekjes në botë3.277.834 (90.242 në 7 ditët e fundit, 4% më pak se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 6554.005 (1.272.491 në 7 ditët e fundit, 4% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.551.860 (33.879 në 7 ditët e fundit, 8% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 52.871.662 (919.119 në 7 ditët e fundit, 23% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.104.629 (19.056 në 7 ditët e fundit, 18% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 25.552.640 (2.877.410 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 197 (28.977 në 7 ditët e fundit, 15% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 9.428.375 (280.853 në 7 ditët e fundit, 13% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 189.052 (5.605 në 7 ditët e fundit, 13% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 3.357.846 (40.656 në 7 ditët e fundit, 5% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 83.904 (1.034 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 2.597.134 (127.073 në 7 ditët e fundit, 4% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 39.179 (1.691 në 7 ditët e fundit, 34% më shumë se javën e kaluar))

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

Shkup 18.05.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik