Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 14.04.2020

Janë testuar gjithsej 500 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 66 ose 13,2%  e të testuarve.

Raste janë regjistruar në 11 qytete, ndërsa numër më i madh është regjistruar në Kumanovë, Shkup dhe Prilep. Është regjistruar edhe rasti i parë me COVID-19 në Negotinë. (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 14.04.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Kumanovë 27* 0
Shkup 10 1
Strugë 6 0
Tetovë 5* 0
Prilep 4 0
Shtip 3 0
Ohër 3 0
Koçan 3 0
Veles 2 0
Negotinë 2 0
Gostivar 1 0
 Gjithsej 66 1

*të dhënat për 4 persona në Tetovë dhe Kumanovë janë ende në fazën e hulumtimit

Numri më i madh i rasteve, 17, i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet, ndërsa sipas gjinisë 32 janë femra dhe 34 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 12 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 22 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 42 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 1 person është me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Pas dy testeve negative për prani të SARS-CoV-2, konsiderohen si të shëruar 12 persona që deri më tani kanë qenë në trajtim shtëpiak ose që kanë qenë të shtruar në spital.

Në SPQ 8 shtatori ka ndërruar jetë një pacientë në moshë 60 vjet  tek e cila është konfirmuar prania e SARS-CoV-2. E ndjera gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të tjera.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 14.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 974 raste me  COVID-19 (I=47,1/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 21 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 974 47.1 45 4.6%
Shkup 339 54.9 8* 2.4%
Kumanovë 262 183.6 12 4.6%
Prilep 89 93.4 3 3.4%
Dibër 49 176.5 4 8.2%
Strugë 49 72.2 8 16.3%
Tetovë 43 21.5 4 9.3%
Veles 36 54.3 3 8.3%
Shtip 31 58.9 1 3.2%
Koçan 25 52.1 1 4.0%
Gostivar 10 8.3 0 0.0%
Manastir 9 8.8 0 0.0%
Ohër 7 12.5 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Kavadar 3 7.0 1* 33.3%
Kriva Pallankë 4 16.7 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Negotinë 2 8.5 0 0.0%
Kërçovë 1 1.7 0 0.0%

*shtetas i huaj  ** i burgosur me vendbanim në Prespë

 

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 183,6 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë mbetet 176,5,  ndërsa incidencë mbi 50 në 100 000 banorë është regjistruar në Prilep, Strugë, Veles, Shtip, Koçan dhe Shkup (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

 kartogram 14

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 465 persona të gjinisë mashkullore dhe 509 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 44,9/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 49,3/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 212 (21,8%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 76,2/100.000. Tek personat mbi 60 vjet janë regjistruar 207 raste me incidencë  54,0/100.000. Incidencë më e ulët, 14,4  dhe 16,0 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe 10-19 vjet, ku janë regjistruar 33, gjegjësisht 40 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës,  (n=974)

 korona 14.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=974)

 

korona 14.2

Nga rastet e raportuara, (970), 22% (n=213)  janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,2%), kollë (55,7%), debulesë (32,8%), ethe (18,5%), dhimbje e fytit (15,7%), vështirësi në frymëmarrje (14,5%), dhimbje koke  (10,9%) dhe ndërsa 301 ose 31% persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 277 kanë edhe sëmundje kronike, 187 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 55 janë me sëmundje kronike të mushkërive,54 janë me diabet, 15 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  45 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 106 janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 143 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 831 janë raste aktive, 98 persona janë të shëruar, dhe 45 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeje është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=31) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 8,1/100.000 banorë. Tek 33 (73,3%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

90 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 581 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 9.762 materiale, 974 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 4.718 teste në 100 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=9.762)

 

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 9762 974
ISHP- Virusologjia 6489 828
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 222 10
Avicena (skrining) 221 11
Biotek (privat) 402 21
Klinika Zhan Mitrev (privat) 2428 101
Sistina (privat) 3

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 2.489 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit në datë 18.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjendja me COVID-19 në botë

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 14.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.914.916 (70.082 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 123.010 (5.989 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 213

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 977.596 (34.324 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 84.607 (3.895 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 673.361 (28.404 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 27.336 (1.785 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 124.204 (399 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.201 (40 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 107.389 (751 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.395 (140 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 20.287 (1.624 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 936 (107 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 11.367 (580 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 523 (22 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,15.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik