Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 17-23.05.2021

Janë testuar gjithsej 20.298 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 21%.

Pozitive janë 369 raste, nga 27 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 45,3%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 0,5% deri më 3,1%, mesatarisht 1,8%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup  (n=182; 49,3%), me incidencë javore – 29,5/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 73,2/100.000 banorë është regjistruar në Kratovë. (Tabela 1, Kartogrami 1).

Kartogrami 1.     Incidenca në 100.000 banorë, COVID,17-23.05.2021, RMV

неделна (1)

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=240, 35,6%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha 30-39 (n=64; 17,3%), 40-49 (n=61; 16,5%), 50-59  (n=53; 14,4%) dhe 20-29 (n=22; 6,0%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=10; 2,7%) dhe 10-19 vjet (n=14; 3,8%). Krahasuar me javën që shkoi vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve tek të gjitha grupmoshat, sidomos tek grupmosha mbi 60 vjet (52,8%).

 

Sipas gjinisë  janë regjistruar 196 (53,1%) femra dhe 173 (46,9%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 921 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 65,2% më pak se javën e kaluar.

Janë raportuar 37 raste të vdekjes nga 15 qytete, 43,1% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 31 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 4 në moshë nga 50-59 vjet, 2 persona nga 40-49 vjet.

 

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 23.05.2021, janë regjistruar gjithsej 155.067 raste me COVID-19 (I=7.494,2/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Manastir, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër, Kavadar, Gjevgjeli dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë, Prilep, Radovish dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri 23.05.2021

t1255

 

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 11.967,3 në 100.000 banorë, Negotinë (11.259/100.000) dhe Shkup (11.076,2/100.000), përderisa incidencë më e vogël 3.197,3 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

кумулативна (1)

 

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 77.717 meshkuj dhe 77.350 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 7.497,9/100.000, ndërsa tek femrat 7.490,4/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 46,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 39.895 (25,7%) me morbiditet specifik prej 10.408,6/100.000. Morbiditet më i ulët, 1.295,0 dhe 2.732,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.964 dhe 6.837 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=155.067)

g1 255

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.927) (Grafiku2). Pas disa javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 23.05.2021 (n=155.067)

g2255

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 324 persona të hospitalizur, nga të cilët 196 janë në terapi me oksigjen dhe 11 ventilim mekanik invaziv.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 5.329 raste të vdekjes (Lt = 3,4%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  08.04.2021 (n=49), ndërsa sipas javëve në javën e 14 të vitit 2021  (n=293) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=4.382) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 1.143,3/100.000. Janë regjistruar 3.308 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 2.021 raste të vdekjes tek femrat.

3.938  kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=3.144), diabet (n=1.333) dhe sëmundje të mushkërive (n=590).

Janë regjistruar edhe 30 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 6  gra shtatzëna.

300 (5,6%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 5.029 (94,4%) në spital.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 23.05.2021 (n=5.329)

g3255

Nga 15.02.2020-09.05.2021 janë kryer gjithsej 778.092 testime nga të cilat 155.067 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 376.040 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=778.092)*

t2255

*9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 2.798  persona (1,8%) janë raste aktive 146.940 raste (94,8%)  persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 6.556 (4,5%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 140.384 (95,5%) në trajtim shtëpiak.

Тabela 3. Rezultatet sipas qyteteve, RMV

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 1129 65525 1758 68412
Kumanovë 257 8207 341 8805
Prilep 122 7739 422 8283
Tetovë 104 6784 319 7207
Manastir 183 5806 297 6286
Veles 69 5222 176 5467
Gostivar 45 4878 241 5164
Kavadar 38 4961 151 5150
Ohër 186 4584 224 4994
Shtip 50 4763 143 4956
Strumicë 77 3827 202 4106
Strugë 65 2721 193 2979
Koçan 47 2619 119 2785
Kërçovë 74 2371 105 2550
Gjevgjeli 24 2095 70 2189
Negotinë 21 2102 59 2182
Sveti Nikole 35 1457 30 1522
Prespë 33 1162 38 1233
KrivaPallankë 7 1155 57 1219
Radovish 57 1034 59 1150
Berovë 4 984 39 1027
Dellçevë 25 908 38 971
Dibër 5 889 45 939
Vinicë 47 795 39 881
Probishtip 11 749 29 789
Vallandovë 4 640 21 665
Bogdanci 4 478 12 494
Krushevë 22 435 32 489
Demir Hisar 18 365 14 397
Demir Kapija 385 11 396
Kratovë 20 338 15 373
Makedonski Brod 2 343 13 358
Pehçevë 1 261 6 268
Makedonska Kamenica 12 229 8 249
Dojran 129 3 132
Gjithsej 2.798 146.940 5.329 155.067

Grafiku 4. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 23.05.2021 (n=155.067)

g4255

VAKSINIMI KUNDËR COVID-19

Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19.

 

Deri më 22.05.2021, janë aplikuar

  • 51.226 doza të Pfizer/Biontech (35.637 me dozën e parë dhe 15.589 me dozën e dytë),
  • 45.099 doza të Sputnik V (22.874 me dozën e parë dhe 22.225 me dozën e dytë),
  • 29.146 doza të AstraZeneca dhe
  • 134.106 doza Sinopharm (101 me dozën e parë dhe 1.005 me dozën e dytë).

Deri më 22.05.2021 janë vaksinuar gjithsej 220.758 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID – 19. Dy doza kanë pranuar gjithsej 38.819 persona.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, janë regjistruar 664 raste pozitive pas pranimit të vaksinës kundër COVID-19.

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID-19 DHE MASAT E REKOMANDUARA

 

Deri më 23.05.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është  0,72.

Grafiku 5.  Incidenca ditore në 100.000 banorë dhe R0,  COVID-19, RMV deri më 23.05.2021

g5255

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 3 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 2, me kapacitete adekuate për reagim.

 

Për më shumë informacion në lidhje me masat kufizuese vizitoni vlada.mk

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më  16.05.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë162.184.263 (4.809.520 në 7 ditët e fundit,

12% më pak se javën e kaluar)

  • Numri i rasteve të vdekjes në botë 3.364.446 (85.975 në 7 ditët e fundit, 5% më shumë se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 6757.485 (1.201.726 në 7 ditët e fundit, 3% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.583.343 (31.439 në 7 ditët e fundit, 7% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 53.565.774 (684.903 në 7 ditët e fundit, 26% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.121.477 (16.255 në 7 ditët e fundit, 16% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 28.082.564 (2.529.924 në 7 ditët e fundit, 12% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 078 (30.881 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 9.648.410 (220.035 në 7 ditët e fundit, 22% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 193.761 (4.709 në 7 ditët e fundit, 16% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 3.399.382 (40.175 në 7 ditët e fundit, 4% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 84.844 (940 në 7 ditët e fundit, 9% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 2.729.890 (132.757 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 40.930 (1.751 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë se javën e kaluar)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

Shkup 24.05.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik