Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 19-25.04.2021
Janë testuar gjithsej 18.169 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 16,5%.
Pozitive janë 3.443 raste, nga 33 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 33,8%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 10,6 deri më 24,0%, mesatarisht 18,0 %. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.228; 35,6%), me incidencë javore prej – 198,8/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 292,4/100.000 banorë është regjistruar në Manastir. (Tabela 1, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID,19-25.04.2021, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.226, 35,6%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 50-59 (n=640;18,6%), 40-49 (n=601;17,5%), 30-39 (n=525;15,2%) dhe 20-29 (n=274; 8,0%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=57; 1,7%) dhe 10-19 vjet (n=120; 3,5%). Krahasuar me javën që shkoi vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve tek të gjitha grupmoshat.
Sipas gjinisë janë regjistruar 1.752 (50,8%) femra dhe 1.691 (49,2%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 6.122 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 3,4% më shumë se javën e kaluar.
Janë raportuar 211 raste të vdekjes nga 27 qytete, 2,4% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 189 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 18 në moshë nga 50-59 vjet, 4 persona nga 40-49 vjet.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 25.04.2021, janë regjistruar gjithsej 150.672 raste me COVID-19 (I=7.281,8/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 33 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Manastir dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 25.04.2021
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 11.779,1 në 100.000 banorë, Negotinë Неготино (11.006,2/100.000) dhe Shkup (10.788,5/100.000), përderisa incidencë më e vogël 2.980,8 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonska Kamenicë (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV 26.02.2020-25.04.2021
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 75.701 meshkuj dhe 74.971 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 7.303,4/100.000, ndërsa tek femrat 7.260,0/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 46,0 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 38.227 (25,4%) me morbiditet specifik prej 9.973,4/100.000, morbiditet më i ulët, 1.262,6 dhe 2.658,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.890 dhe 6.652 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=150.672)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.
Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.933) (Grafiku2). Pas disa javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 25.04.2021 (n=150.672)
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.423 persona të hospitalizur, nga të cilët 982 janë në terapi me oksigjen dhe 57 ventilim mekanik invaziv.
Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19, ndërsa deri më 25.04.2021, me Pfizeir – BioNTech gjithsej janë vaksinuar 12.703 persona, 8.798 me dozën e parë, 3.905 me dozën e dytë, me Sputnik V gjithsej janë vaksinuar 27.454, 22.544 me dozën e parë, 4.910 me dozën e dytë, me vaksinën e AstraZeneca gjithsej janë vaksinuar 21.178 me dozën e parë dhe 673 me dozën e parë Sinopharm. Deri më 25.04.2021 gjithsej janë vaksinuar 53.193 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).
Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.
3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Janë regjistruar 4.714 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në 02.04.2021, 05.04.2021, 06.04.2021 dhe 08.04.2021 (n=45), ndërsa sipas javëve në javën e 14 të vitit 2021 (n=276) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=3.844) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 1002,9/100.000. Janë regjistruar 2.934 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.780 raste të vdekjes tek femrat.
3.465 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=2.758), diabet (n=1.172) dhe sëmundje të mushkërive (n=518).
Janë regjistruar edhe 30 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 5 gra shtatzëna (deri më 04.01.2021).
220 (4,7%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 4.494 (95,3%) në spital.
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 18.04.2021 (n=4.714)
Nga 15.02.2020-25.04.2021 janë kryer gjithsej 710.265 testime nga të cilat 150.672 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 343.260 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=710.265)*
*9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 16.049 persona (10,6%) janë raste aktive 129.909 raste (86,2%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).
Nga këto 6.166 (4,7%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 123.743 (95,3%) në trajtim shtëpiak.
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 25.04.2021 (n=150.672)
Тabela 3. Rezultatet sipas qyteteve, RMV (n=150.672)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 7267 | 57813 | 1555 | 66635 |
Kumanovë | 1111 | 6962 | 299 | 8372 |
Prilep | 807 | 6899 | 392 | 8098 |
Tetovë | 591 | 6174 | 275 | 7040 |
Manastir | 1060 | 4721 | 253 | 6034 |
Veles | 570 | 4608 | 160 | 5338 |
Gostivar | 389 | 4480 | 211 | 5080 |
Kavadar | 403 | 4530 | 136 | 5069 |
Shtip | 416 | 4311 | 128 | 4855 |
Ohër | 475 | 4170 | 203 | 4848 |
Strumicë | 542 | 3231 | 167 | 3940 |
Strugë | 150 | 2583 | 179 | 2912 |
Koçan | 264 | 2318 | 95 | 2677 |
Kërçovë | 283 | 2046 | 94 | 2423 |
Gjevgjeli | 277 | 1823 | 61 | 2161 |
Negotinë | 198 | 1884 | 51 | 2133 |
Sveti Nikole | 122 | 1320 | 26 | 1468 |
KrivaPallankë | 64 | 1080 | 55 | 1199 |
Prespë | 206 | 960 | 32 | 1198 |
Radovish | 119 | 904 | 52 | 1075 |
Berovë | 59 | 908 | 33 | 1000 |
Dellçevë | 93 | 814 | 35 | 942 |
Dibër | 48 | 836 | 43 | 927 |
Vinicë | 114 | 639 | 31 | 784 |
Probishtip | 31 | 710 | 26 | 767 |
Vallandovë | 66 | 568 | 19 | 653 |
Bogdanci | 63 | 412 | 8 | 483 |
Krushevë | 90 | 349 | 31 | 470 |
Demir Kapija | 30 | 351 | 11 | 392 |
Demir Hisar | 60 | 304 | 12 | 376 |
Kratovë | 10 | 327 | 15 | 352 |
Makedonski Brod | 25 | 315 | 12 | 352 |
Pehçevë | 20 | 233 | 6 | 259 |
Makedonska Kamenica | 13 | 210 | 5 | 228 |
Dojran | 13 | 116 | 3 | 132 |
Gjithsej | 16049 | 129909 | 4714 | 150672 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID-19 DHE MASAT E REKOMANDUARA
Deri më 25.04.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është 0,79.
Grafiku 5. Incidenca ditore në 100.000 banorë dhe R0, COVID-19, RMV, deri më 25.04.2021
Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.
Për më shumë informacion në lidhje me masat kufizuese vizitoni vlada.mk
Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll
Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.
- Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
- Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
- Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
- Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
- Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 18.04.2021
- Numri i rasteve të reja në botë – 140.332.386 (5.236.922 në 7 ditët e fundit,
- Numri i rasteve të vdekjes në botë – 3.004.088 (83.305 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë se javën e kaluar)
14% më shumë se javën e kaluar)
v Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara–59.551.000 (1.525.505 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 444.736 (39.482 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë se javën e kaluar)
v Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 49.208.464 (1.624.060 në 7 ditët e fundit, 3% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 1.035.294 (26.302 në 7 ditët e fundit, 3% më pak se javën e kaluar)
v Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 17.696.534 (1.518.708 në 7 ditët e fundit, 57% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 237.832 (9.447 në 7 ditët e fundit, 49% më shumë se javën e kaluar)
v Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 8.444.694(386.176 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 170.580(5.460 në 7 ditët e fundit, 23% më shumë se javën e kaluar)
v Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 3.225.261 (54.297 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 80.715 (1.170 në 7 ditët e fundit, 14% më shumë se javën e kaluar)
v Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara–2.205.688 (128.176 në 7 ditët e fundit, 15% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 34.918 (1.444 në 7 ditët e fundit, 8% më pak se javën e kaluar)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19/HYPERLINK “http://www.iph.mk/preporaki-za-patnici-koi-doagaat-od-rizicni-regioni-so-covid19/”/
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
Shkup 27.04.2021
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik