Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 19-25.10.2020

 

Janë testuar gjithsej 13.933 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 5,9%.

Pozitive janë 3410 raste, nga 35 qytete, që paraqet një rritje prej 27,4% nga java e kaluar. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.654; 48,5%), si dhe incidencë më e lartë–267,8/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).

 

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 19-25.10.2020, RMV

kar1

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës nga 30-39 vjet 30-39 (n=750, 22,0%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 60(n=673; 19,7%),40-49 (n=632; 18,5%), 50-59 (n=595; 17,4%) dhe 20-29 (n=539; 15,8%).  Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=72; 2,1%) dhe 10-19 vjet (n=149; 4,4%).

Sipas gjinisë, 1.695 (49,7%) femra dhe 1.715 (50,3%) meshkuj.

 

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.566 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Janë raportuar 84 raste të vdekjes nga 24 qytetepër 71,4% më shumë se javën e kaluarSa i përket moshës66 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 13 në moshë nga 50-59 vjet,  3 raste në moshë nga 40-49 vjet, ndërsa 2 janë në moshë nga 30-39 vjet

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 25.10.2020, janë regjistruargjithsej 27.199 raste me COVID-19 (I=1.314,5/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Gostivar dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Kumanovë, Dibër dhe Shtip. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV

 tab1111

 

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 2.961,7  në 100 000 banorë dhe në Sveti Nikole Николе  (2.203,6/100.000), përderisa incidencë me mbi 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Berovë, Strugë, Prilep, Pehçevë, Koçan, Dibër,Berovë, Dellçevë, Gjevgjeli dhe Prespë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

kar2

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 13.891 meshkuj dhe  13.308 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 1.340,2/100.000, ndërsa tek femrat 1.288,7/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 43,7vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 5.681(20,9%) I=1.482,2/100.000,  ndërsa incidencë më e lartë – 1.748,2/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=4.861) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 342,5 dhe 495,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 857 dhe 1.387 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=27.199)

graf1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=639) është regjistruar në 20 dhe 21.10.2020. (Grafiku 2).

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=3.410) (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=27.199)

graf2

16,8% (n=4.000) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina dhe Klinika Zhan Mitrev), për momentin ka 686 persona të hospitalizur, nga të cilët 214 janë në terapi me oksigjen dhe 17 ventilim mekanik invaziv.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (67,6%), plogështi (42,3%), kollë (38,8%), dhimbje të kokës (17,5%), dhimbje të fytit (16,0%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (11,8%), ethe (12,4%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,2%).

Tek 5.905 ose 24,8% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

184 (0,8%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 44 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 71 kanë qenë pa simptoma.

Tek 1.218 (5,1%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 4.705 sëmundje kardiovaskulare, 1.752 diabet, 935 me sëmundje të mushkërive dhe 1.169 me sëmundje të tjera kronike. Tek  2.335(58,9%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

Janë regjistruar 934 raste të vdekjes (Lt = 3,8%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 24 dhe 25.10.2020 dhe në 18.10.2020 (n=18), ndërsa sipas javëve në javën e 38 (n=88) (Grafiku 3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=695) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 181,3/100.000. Janë regjistruar 583 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 351 raste të vdekjes tek femrat.

705(75,5%)  kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=538), diabet (n=244) dhe sëmundje të mushkërive (n=122).

Janë regjistruar edhe 10 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

59 (6,3%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 875 (93,7%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=934)

graf3

87,6%),576(2,4%)  janë raste të importuara. 9 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 9.623 (35,4%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga 15.02-18.10.2020 janë kryer gjithsej 235.775, nga të cilat  27.199 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë

113.947 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=235.775)*

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Numri kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
Të gjithë laboratorët 235.775 27.199 4.982 24 230.793 27.175
ISHP Virusologjia 92.629 12.950 3.226 22 89.403 12.928
QSHP Shkup 4.664 927 0 0 4.664 927
Avicena 28.732 2.896 0 0 28.732 2.896
Biotek 23.788 1.567 0 0 23.788 1.567
Klinika Zhan Mitrev 29.962 2.416 0 0 29.962 2.416
Sistina 23.641 1.612 0 0 23.641 1.612
LAOR 3.318 229 0 0 3.318 229
ASHAM 16.641 3.075 1.756 2 14.885 3.073
Fakulteti i veterinarisë 755 81 0 0 755 81
Mjekësia ligjore 976 38 0 0 976 38
QSHP Manastir 6.396 970 0 0 6.396 970
KSIGJF 1.146 167 0 0 1.146 167
KGJA 1.370 49 0 0 1.370 49
Sinlab 1.749 214 0 0 1.749 214

 

 

 

*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 7.308 (26,9%) janë raste aktive, 18.957 (69,7%) persona janë të shëruar (1029 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 153 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 2.719 (14,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 16.238 (85,7%) në trajtim shtëpiak.

 

 

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=27.199)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 3482 7788 322 11592
Kumanovë 321 1723 84 2128
Tetovë 406 1425 101 1932
Shtip 204 1325 31 1560
Gostivar 150 903 62 1115
Prilep 323 734 52 1109
Strugë 82 629 74 785
Strumicë 424 296 22 742
Koçan 203 430 15 648
Ohër 170 423 22 615
Manastir 187 344 19 550
Veles 155 335 24 514
Kërçovë 124 346 17 487
Sveti Nikole 66 380 6 452
Kavadar 172 254 5 431
Dibër 56 248 17 321
Gjevgjeli 144 122 3 269
Prespë 56 163 8 227
Kriva Pallankë 72 124 11 207
Radovish 76 120 7 203
Berovë 53 136 3 192
Dellçevë 108 64 8 180
Probishtip 32 130 2 164
Vinicë 59 99 5 163
Negotinë   57 44 3 104
Makedonski Brod 4 91 5 100
Vallandovë 35 57 92
Demir Hisar 12 60 2 74
Pehçevë 9 48 57
Makedonska Kamenica 20 26 1 47
Bogdanci 23 21 1 45
Kratovë 11 26 37
Krushevë 2 18 2 22
Dojran 5 13 18
Demir Kapija 5 12 17
Grand Total 7.308 18.957 934 27.199

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=27.199)

graf5

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë).

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 18.10.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 40.118.333 (2.443.594 në 7 ditët e fundit)

 

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.114.749 (36.547 në 7 ditët e fundit)

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara –18.800.094 (798.794 në 7 ditët e fundit, 1% më pak krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 608.727 (16.283 në 7 ditët e fundit, 21% më pak krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 8.546.666 (513.444 në 7 ditët e fundit, 11% më pak krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 135.275 (6.864 në 7 ditët e fundit, 11% më pak krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 8.027.954 (927.433 në 7 ditët e fundit, 25% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 2540 (8.386 në 7 ditët e fundit, 29% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 756.477 (144.133 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 70.902 (3.492 në 7 ditët e fundit, 10% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara –1.267.664 (31.473 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes –28.469 (1.058 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 688.767 (28.317 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 14.823 (464 në 7 ditët e fundit, 27% më pak krahasuar me javën e kaluar)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 26.10.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik