Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 21-27.12.2020

Janë testuar gjithsej 13.123 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 15,9%  krahasuar me javën që kaloi.

Pozitive janë 3.372 raste, nga 35 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 26,5%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.429; 42,4%), si dhe incidencë më e lartë–231,4/100.000  (Tabela 1, Кartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 21-27.12.2020, RMV

 k1

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=910, 27,0%).  Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga  30-39 (n=665; 19,7%), 40-49(n=589; 17,5%),50-59 (n=587; 17,7%) dhe 20-29 (n=414; 12,3%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=52; 1,5%) dhe 10-19 vjet (n=145; 4,3%).

Sipas gjinisë, 1.712 (50,8%) meshkuj dhe 1.660 (49,2%).

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 4.500 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është pothuajse njëjtë si javën e kaluar.

Janë raportuar 129 raste të vdekjes nga 23 qytete, për 18,9% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 105 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 20 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 4 raste në moshë nga 40-49 vjet.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 27.12.2020, janë regjistruar gjithsej 81.804  raste me COVID-19 (I=3.953,5/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Veles, Manastir dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Shtip, Krushevë, Ohër dhe Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, 2020

t1

 

Në 27 qytete vihet re rënie e numrit të sëmurëve, në Demir Hisar nuk ka ndryshime, në Prespë vihet re një rritje minimale, ndërsa në Vallandovë, Dojran, Pehçevë dhe Kratovë ka një rritje prej 12,3% deri më 40%  të rasteve të reja. (Таbela 1)

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 6.202,4 në 100 000 banorë, në Shkup (5.712,2/100.000) në Sveti Nikole (5.036,1/100.000), Кavadar (4.768,3/100.000), Prilep (4.346,5/100.000), dhe Negotinë (4.287,9/100.000), përderisa incidencë nën 2.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod, Radovish dhe Krushevë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

k2

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 41.708 meshkuj dhe 40.096 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 4.023,9/100.000, ndërsa tek femrat 3.882,8/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 18.878 (23,1%) I=4.925,3/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 5.405,4/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=15.030) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 726,1 dhe 1.384,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.662 dhe 3.465  raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=81.804)

g1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020. (Grafiku 2).

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Tre javët e fundit është regjistruar rënie e numrit të rasteve të reja.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=81.804)

g2

11,5% (n=7.414) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 987 persona (40,9%  më shumë  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 364 (-21,4%) janë në terapi me oksigjen dhe 17 ventilim mekanik invaziv.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,7%), plogështi (39,9%), kollë (40,3%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,3%), dhimbje të kokës (22,2%), dhimbje të muskujve (18,3%), dhimbje të fytit (14,7%), ethe (13,7%), dhe vështirësi në frymëmarrje (10,1%).

Tek 14.494 ose 22,6% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

385 (0,6%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 61 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 109 kanë qenë pa simptoma.

3.181 (5,0%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 19.661(30,5%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 13.537 sëmundje kardiovaskulare, 5.101 diabet, 2.675 me sëmundje të mushkërive dhe 3.462 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.411(62,8%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

Janë regjistruar 2.456  raste të vdekjes (Lt = 3,0%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=216) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.925) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 502,2/100.000. Janë regjistruar 1.543 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 913 raste të vdekjes tek femrat.

1.806 (73,5%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.410), diabet (n=640) dhe sëmundje të mushkërive (n=283).

Janë regjistruar edhe 21 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 7  gra shtatzëna.

150 (6,1%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.298 (93,6%) në spital.

Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=2.456)

g3

960(1,5%) janë raste të importuara. 11 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 21.353 (33,3%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga 15.02-27.12.2020 janë kryer gjithsej 394.329 testime nga të cilat 81.804 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 190.573   teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=394.329)*

t2

*9 persona janë konfirmuar jashtë shtetit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 19.698 (24,1%) janë raste aktive, 59.650 (72,9%) persona janë të shëruar (2.732 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 338 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 3.836 (6,4%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 55.814 (93,6%) në trajtim shtëpiak.

 

Tabela 4.Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  (81.804)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 11.265 23.255 761 35.281
Tetovë 878 3.650 181 4.709
Kumanovë 549 3.947 171 4.667
Prilep 609 3.324 210 4.143
Gostivar 579 2.620 142 3.341
Shtip 288 2.902 77 3.267
Manastir 595 2.254 137 2.986
Veles 497 2.126 89 2.712
Ohër 594 1.679 90 2.363
Strumicë 631 1.553 90 2.274
Strugë 563 1.450 39 2.052
Kavadar 350 1.515 131 1.996
Koçan 236 1.308 33 1.577
Kërçovë 245 1.255 51 1.551
Sveti Nikole 108 911 14 1.033
Gjevgjeli 226 617 19 862
Negotinë 256 563 12 831
Prespë 141 477 17 635
Dibër 129 459 28 616
Radovish 117 457 29 603
KrivaPallankë 112 465 25 602
Berovë 45 425 18 488
Dellçevë 137 322 22 481
Vinicë 63 371 8 442
Probishtip 45 386 10 441
Vallandovë 59 239 4 302
Demir Hisar 40 189 5 234
Makedonski Brod 25 177 8 210
Kratovë 22 163 8 193
Bogdanci 56 131 4 191
Makedonska Kamenica 63 117 3 183
Krushevë 71 75 15 161
Demir Kapija 70 86 1 157
Pehçevë 23 120 2 145
Dojran 11 62 2 75
Gjithsej 19.698 59.650 2.456 81.804

Grafiku 5.Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, (n=81.804)

 g5

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën4 (Përhapje e gjerë).

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 20.12.2020:

  • Numri i rasteve të konfirmuara në botë – 75.129.306(4.790 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë krahasuar me javën që kaloi)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 1.794(79.001 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë krahasuar me javën që kaloi)

 

 

  • Rajoni i OBSH-së Аmerika
    • Raste të konfirmuara –437.597(2.321.202gjatë 7 ditëve të fundit, 13% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 105(32.397 gjatë 7 ditëve të fundit,9% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 23.857(1.726.941 gjatë 7 ditëve të fundit, 2% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 719(36.286 gjatë 7 ditëve të fundit, 3% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 11.610.444(249.007 gjatë 7 ditëve të fundit, 14% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 176.826(3.968 gjatë 7 ditëve të fundit, 10% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 4.665.285(174.325gjatë 7 ditëve të fundit, 14% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 115.495(3.852 gjatë 7 ditëve të fundit, 12% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara –1.716.697(94.653gjatë 7 ditëve të fundit, 27% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes –37.741(1.862 gjatë 7 ditëve të fundit, 34% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 1.006.682(46.662 gjatë 7 ditëve të fundit, 3% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 18.895(636 gjatë 7 ditëve të fundit, 18% më shumë se javën e kaluar)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 27.12.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik