Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 26.04-02.05.2021

Janë testuar gjithsej 14975 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 17,6%.

Pozitive janë 2.076 raste, nga 34 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 39,7%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 9,6% deri më 17,7%, mesatarisht 13,1%.  Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup  (n=857; 41,5%), me incidencë javore prej – 138,8/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 211,0/100.000  banorë është regjistruar në Vinicë. (Tabela 1, Kartogrami 1).

Kartogrami 1.     Incidenca në 100.000 banorë, COVID, 26.04-02.05.2021, RMV

Неделна за 26 до 02.05.2021

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=781, 37,6%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 50-59 (n=349; 16,8%), 40-49 (n=333; 16,0%), 30-39  (n=323; 15,6%) dhe 20-29 (n=172; 8,3%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=33; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=85; 4,1%). Krahasuar me javën që shkoi vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve tek të gjitha grupmoshat, sidomos tek grupmosha nga 50-59 vjet (45,5%).

 

Sipas gjinisë  janë regjistruar 1.152 (55,5%) femra dhe 924 (44,5%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 4.012 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 34,5% më shumë se javën e kaluar.

Janë raportuar 167 raste të vdekjes nga 27 qytete, 20,9% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 150 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 15 në moshë nga 50-59 vjet, 1 person nga 40-49 vjet dhe 1 nga 30-39 vjet.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 02.05.2021, janë regjistruar gjithsej 152.747 raste me COVID-19 (I=7382,0/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Manastir dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër, kavadar dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri 02.05.2021

t13.5

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 11.892,9 në 100.000 banorë, Negotinë (11.140,4/100.000) dhe Shkup (10.926,8/100.000), përderisa incidencë më e vogël 3.046,1 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonska Kamenicë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 Кумулативна 02.05.2021

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 76.624 meshkuj dhe 76.123 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 7.392,4/100.000, ndërsa tek femrat 7.371,6/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 46,1 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 39.007 (25,5%) me morbiditet specifik prej 10.176,9/100.000. Morbiditet më i ulët, 1.277,1 dhe 2.692,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.923 dhe 6.737 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=152.747)

g13.5

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.932) (Grafiku2). Pas disa javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 02.05.2021 (n=152.747)

g23.5

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.124 persona të hospitalizur, nga të cilët 767 janë në terapi me oksigjen dhe 38 ventilim mekanik invaziv.

 

Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19. Nga 05.04.2021 filloi vaksinimi masovik në pikën e vaksinimit në Sallën “Boris Trajkovski” ku krahas punonjësve shëndetësor u vaksinuan edhe persona të grupeve vullnerable. Deri më  02.05.2021 me Pfizeir – BioNTech gjithsej janë vaksinuar 19.858 (15.933 me dozën e parë dhe 3.925 me dozën e dytë), me Sputnik V gjithsej janë vaksinuar 34.177 (22.768 me dozën e parë dhe 11.409 me dozën e dytë), me vaksinën e AstraZeneca gjithsej janë vaksinuar 21.949 me dozën e parë dhe 953 me dozën e parë Sinopharm.

 

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 4.961 raste të vdekjes (Lt = 3,2%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  08.04.2021 (n=49), ndërsa sipas javëve në javën e 14 të vitit 2021  (n=294) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=4.061) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 1.059,5/100.000. Janë regjistruar 3.086 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.875 raste të vdekjes tek femrat.

3.675 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=2.935), diabet (n=1.172) dhe sëmundje të mushkërive (n=547).

Janë regjistruar edhe 27 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna (deri më 04.01.2021).

241 (4,9%)  persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 4.720 (95,1%) në spital.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 02.05.2021 (n=4.961)

g33.5

Nga 15.02.2020-02.05.2021 janë kryer gjithsej 725.240 testime nga të cilat 152.747 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 350.498 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=725.240)*

t23.5

*9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 13.915 persona (9,1%) janë raste aktive 133.871 raste (87,6%)  persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 6.352 (4,7%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 127.519 (95,3%) në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 02.05.2021 (n=152.747)

g53.5

Тabela 3. Rezultatet sipas qyteteve, RMV (n=152.747)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 6373 59483 1633 67489
Kumanovë 990 7262 312 8564
Prilep 626 7156 405 8187
Tetovë 531 6306 285 7122
Manastir 867 5025 274 6166
Veles 474 4770 167 5411
Gostivar 330 4571 219 5120
Kavadar 365 4609 144 5118
Ohër 455 4249 213 4917
Shtip 331 4434 135 4900
Strumicë 470 3361 190 4021
Strugë 155 2605 183 2943
Koçan 183 2438 107 2728
Kërçovë 249 2129 98 2476
Gjevgjeli 214 1896 67 2177
Negotinë 184 1918 57 2159
Sveti Nikole 108 1356 29 1493
Prespë 189 989 33 1211
KrivaPallankë 60 1092 56 1208
Radovish 94 942 54 1090
Berovë 35 945 36 1016
Dellçevë 84 832 36 952
Dibër 32 856 43 931
Vinicë 129 665 31 825
Probishtip 27 719 28 774
Vallandovë 53 588 19 660
Bogdanci 57 425 9 491
Krushevë 98 352 31 481
Demir Kapija 24 359 11 394
Demir Hisar 66 308 14 388
Makedonski Brod 18 324 13 355
Kratovë 6 332 15 353
Pehçevë 16 240 6 262
Makedonska Kamenica 16 212 5 233
Dojran 6 123 3 132
Gjithsej 13915 133871 4961 152747

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID-19 DHE MASAT E REKOMANDUARA

 

Deri më 02.05.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është  0,71.

Grafiku 5.  Incidenca ditore në 100.000 banorë dhe R0,  COVID-19, RMV

g63.5

 

 

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.

 

Për më shumë informacion në lidhje me masat kufizuese vizitoni vlada.mk

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 25.04.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 146.067.511 (5.695.277 në 7 ditët e fundit,

8% më shumë se javën e kaluar)

  • Numri i rasteve të vdekjes në botë3.092.497 (87.826 në 7 ditët e fundit, 5% më shumë se javën e kaluar)

 

  • Rajon i OBSH-së Amerika
    • Raste të vërtetuara – 60.951.004 (1.400.004 në 7 ditët e fundit, 8% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.481.266 (36.530 në 7 ditët e fundit, 7% më pak se javën e kaluar)
  • Rajon i OBSH-së Evropa
    • Raste të vërtetuara – 50.714.995 (1.466.680 në 7 ditët e fundit, 12% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.061.218 (25.341 në 7 ditët e fundit, 5% më pak se javën e kaluar)
  • Rajon i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të vërtetuara – 19.965.648 (2.269.114 në 7 ditët e fundit, 49% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 958 (17.126 në 7 ditët e fundit, 81% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajon i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të vërtetuara – 8.822.942 (378.248 në 7 ditët e fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 176.950 (6.370 në 7 ditët e fundit, 17% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajon i OBSH-së Afrika
    • Raste të vërtetuara – 3.274.714 (49.453 në 7 ditët e fundit, 9% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 81.870 (1.155 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
  • Rajon i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të vërtetuara – 2.337.462 (131.777 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 36.222 (1304 në 7 ditët e fundit, 10% më pak se javën e kaluar)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

Shkup 03.05.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik