Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 27.04.2020

Janë testuar gjithsej 362 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 22.

Raste janë regjistruar në 6 qytete (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 27.04.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 11 3
Veles 3 0
Negotinë* 3 0
Gostivar 2 0
Kumanovë 2 0
Strugë 1 0
Prilep 0 2
Tetovë 0 1
Gjithsej 22 6

*tre persona janë banorë të Demir Kapisë

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat,numri më i madh 6 bëjnë pjesë në grupmoshën mbi 60 vjet, ndërsa sipas gjinisë 13 janë femra dhe 9 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 8 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 8 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 18 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 36 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar edhe 6 raste të vdekjes, persona në moshë nga 50-75 vjet, nga Shkupi, Tetova dhe Prilepi, me simptoma e që kanë qenë të shtruar në spital. Nuk kanë pasur histori udhëtimi, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 27.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.421  raste me  COVID-19 (I=68,7/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 27 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 1421 68.7 71 5.0%
Shkup 486 78.7 16 3.3%
Kumanovë 378 264.9 17 4.5%
Prilep 143 150.0 6 4.2%
Tetovë 75 37.5 6 8.0%
Veles 69 104.1 3 4.3%
Strugë 65 95.8 12 18.5%
Dibër 51 183.8 4 7.8%
Shtip 34 64.5 2 5.9%
Koçan 28 58.4 1 3.6%
Manastir 19 18.6 1 5.3%
Gostivar 17 14.2 1 5.9%
Ohër 15 26.7 0 0.0%
Negotinë* 7 29.8 0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 /
Kriva Pallankë 5 20.9 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 33.3%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0%
Vinicë 2 10.3 0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0%
Pehçevë 1 20.0 0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0%

* 5 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 264,9 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 150/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Shkup,  Shtip, Koçan (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

korona 28.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 671 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 750 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 64,7/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 72,6/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 44,7 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 295 (20,8%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 106,1/100.000. Tek personat mbi 60 vjet është regjistruar një incidencë  76,4/100.000 me 293 raste. Incidencë më e ulët, 22,3 dhe 22,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 51, gjegjësisht 57 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.421)

korona 28.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.421)

korona 28.3

Nga rastet e raportuara, 22,9% (n=326)  janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (65,0%), kollë (53,2%), plogështi (34,8%), ethe (19,0%), dhimbje koke  (16,5%), dhimbje e fytit (15,8%), vështirësi në frymëmarrje (15,0%), ndërsa 490 ose 34,5% e personave janë pa simptoma. 348 ose 71,0% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 403 (28,4%) kanë edhe sëmundje kronike, 274 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 88 janë me diabet, 77 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 18 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  56 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 165 (50,6%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 229 (16,1%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 71 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=46) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 12,0/100.000 banorë. Tek 54 (76,1%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (6,8%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 847 (59,6%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 15.771 materiale, 1.421  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 7.622 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

 

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=15.771)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 15.771 1.421
ISHP- Virusologjia 10684 1169
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 362 27
Avicena (skrining) 365 26
Biotek (privat) 750 34
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3279 155
Sistina (privat) 292 9
ASHAM 39 1

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 761 (53,6%)  janë raste aktive, 589 (41,4%) persona janë të shëruar (Tabela 4). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 134 (22,8%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 455 (77,2%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.421)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Persona të sëmurë Të shëruar Raste të vdekjes Gjithsej
Shkup 214 257 15 486
Kumanovë 253 108 17 378
Prilep 103 34 6 143
Tetovë 43 25 7 75
Veles 52 14 3 69
Strugë 25 28 12 65
Dibër 1 46 4 51
Shtip 7 25 2 34
Koçan 7 20 1 28
Manastir 9 9 1 19
Gostivar 12 4 1 17
Ohër 11 4 15
Kriva Pallankë 3 2 5
Demir Kapija 5 5
Kavadar 2 2 1 5
Gjevgjeli 1 3 4
Radovish 4 4
Krushevë 1 1 1 3
Vinicë 2 2
Probishtip 1 1 2
Negotinë 2 2
Kërçovë 2 2
Strumicë 2 2
Makedonski Brod 2 2
Vallandovë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 761 589 71 1.421

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00, për fundjavë nga ora 15:00 deri ditën e hënë në ora 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa ditën e shtunë nga 5:00 – 11:00, ndërsa të rinjtë dri në 18 vjet nga e hëna deri të premten nga ora 13:00-19:00 ndërsa të shtunën nga 12:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 27.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 2.878.196 (85.530 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 198.668 (4.982  të reja)

 

Rajoni i OBSH-së Evropa

Raste të konfirmuara – 1.359.380 (29.659 raste të reja)

Raste të vdekjes – 124.525 (2.307 raste të reja)

Rajoni i OBSH-së Amerika

Raste të konfirmuara – 1.140.520 (45.674 raste të reja)

Raste të vdekjes – 58.492 (2.453 raste të reja)

Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor

Raste të konfirmuara – 165.933 (5.347 raste të reja)

Raste të vdekjes – 6.991 (104 raste të reja)

Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor

Raste të konfirmuara – 144.121 (1.482 raste të reja)

Raste të vdekjes – 5.958 (15 raste të reja)

Rajoni i OBSH-së Azia juglindore

Raste të konfirmuara – 46.060 (2.214 raste të reja)

Raste të vdekjes – 1.824 (77 raste të reja)

Rajoni i OBSH-së Afrika

Raste të konfirmuara – 21.470 (1.154 raste të reja)

Raste të vdekjes – 865 (26 raste të reja)

 

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

Mite dhe të vërteta për Korona virusin

http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/

Rekomandimet e OBSH-së

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/

Rekomandime për udhëtarët

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/

 http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//

Si ta mbroni veten

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 27.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik