Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 28.12.2020-03.01.2021
Janë testuar gjithsej 10.778 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 17,9% krahasuar me javën që kaloi.
Pozitive janë 2.329 raste, nga 33 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 30,9%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.086; 46,6%), si dhe incidencë më e lartë–175,8/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19,21-27.12.2020, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet n=688, 29,5%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 50-59 (n=440; 18,9%), 40-49 (n=404; 17,3%), 30-39 (n=392; 16,8%) dhe 20-29 (n=263; 11,3%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=38; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=104; 4,5%).
Sipas gjinisë, 1.134 (48,7%) meshkuj dhe 1.195 (51,3%).
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 3.884 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është pothuajse njëjtë si javën e kaluar.
Janë raportuar 93 raste të vdekjes nga 22 qytete, për 27,9% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 77 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 11 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 4 raste në moshë nga 40-49 vjet dhe 1 rast i vdekjes i përket grupmoshës 30-39 vjet.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 03.01.2021, janë regjistruar gjithsej 84.129 raste me COVID-19 (I=4.065,8/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Manastir dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Strugë, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë, Prilep dhe Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, 2020
Në të gjitha qytetet (me përjashtim të Pehçevës) vihet re rënie e numrit të sëmurëve, në Krushevë, Kratovë dhe Vallandovë vihet re një rritje minimale, ndërsa në Pehçevë ka rritje të numrit të rasteve të reja. (Таbela 1)
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 6.295,4 në 100 000 banorë, në Shkup (5.889,3/100.000) në Sveti Nikole (5.084,8/100.000), Кavadar (5.026,3/100.000), përderisa incidencë nën 2.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod, Radovish dhe Krushevë (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 42.898 meshkuj dhe 41.231 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 4.138,7/100.000, ndërsa tek femrat 3.992,7/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,3 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 19.565(23,3%) I=5.104,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 5.563,7/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=15.470) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 742,7 dhe 1.426,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.700 dhe 3.569 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=84.129)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020. (Grafiku 2).
Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). 5 javët e fundit është regjistruar rënie e numrit të rasteve të reja.
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020(n=84.129)
11,4% (n=7.671) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 876 persona (11.2% më shumë se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 339 (38,7%) janë në terapi me oksigjen dhe 25 ventilim mekanik invaziv.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,4%), plogështi (39,6%), kollë (40,1%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,3%), dhimbje të kokës (22,2%), dhimbje të muskujve (18,2%), dhimbje të fytit (14,5%), ethe (13,6%), dhe vështirësi në frymëmarrje (10,0%).
Tek 14.774 ose 22,2% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
402 (0,6%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 61 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 115 kanë qenë pa simptoma.
3.292 (4,9%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 20.584(30,8%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 14.233 sëmundje kardiovaskulare, 5.347 diabet, 2.767 me sëmundje të mushkërive dhe 3.462 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.591(63,1%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
Janë regjistruar 2.550 raste të vdekjes (Lt = 3,0%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në 30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 47 (n=215) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.002) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 522,3/100.000. Janë regjistruar 1.605 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 945 raste të vdekjes tek femrat.
1.893 (81,9%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.471), diabet (n=663) dhe sëmundje të mushkërive (n=298).
Janë regjistruar edhe 22 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 7 gra shtatzëna.
161(6,3%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.389 (93,7%) në spital.
Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=2.550)
994(1,5%) janë raste të importuara. 11 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 22.059 (33,1%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.
Nga 15.02.2020-03.01.2021 janë kryer gjithsej 405.099 testime nga të cilat 84.129 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 195.783 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=405.108)*
*9 persona janë konfirmuar jashtë shtetit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 18.047 (21,5%) janë raste aktive, 63.532 (75,5%) persona janë të shëruar (2.905 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 351 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).
Nga këto 3.951 (6,2%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 59.581 (93,8%) në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (84.129)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 10757 | 24828 | 790 | 36375 |
Tetovë | 810 | 3793 | 185 | 4788 |
Kumanovë | 473 | 4123 | 179 | 4775 |
Prilep | 462 | 3585 | 214 | 4261 |
Gostivar | 506 | 2749 | 147 | 3402 |
Shtip | 208 | 3030 | 78 | 3316 |
Manastir | 485 | 2425 | 143 | 3053 |
Veles | 443 | 2243 | 94 | 2780 |
Ohër | 463 | 1909 | 96 | 2468 |
Strumicë | 588 | 1645 | 93 | 2326 |
Kavadar | 487 | 1634 | 42 | 2163 |
Strugë | 296 | 1632 | 134 | 2062 |
Koçan | 193 | 1380 | 36 | 1609 |
Kërçovë | 203 | 1324 | 51 | 1578 |
Sveti Nikole | 82 | 947 | 14 | 1043 |
Gjevgjeli | 197 | 679 | 19 | 895 |
Negotinë | 231 | 627 | 16 | 874 |
Prespë | 140 | 497 | 17 | 654 |
Dibër | 114 | 498 | 29 | 641 |
KrivaPallankë | 121 | 487 | 27 | 635 |
Radovish | 99 | 497 | 30 | 626 |
Berovë | 46 | 439 | 18 | 503 |
Dellçevë | 143 | 322 | 23 | 488 |
Probishtip | 35 | 405 | 10 | 450 |
Vinicë | 60 | 380 | 8 | 448 |
Vallandovë | 50 | 258 | 5 | 313 |
Demir Hisar | 35 | 197 | 5 | 237 |
Makedonski Brod | 23 | 189 | 8 | 220 |
Bogdanci | 57 | 140 | 5 | 202 |
Kratovë | 12 | 173 | 8 | 193 |
Makedonska Kamenica | 63 | 117 | 3 | 183 |
Krushevë | 73 | 77 | 17 | 167 |
Demir Kapija | 55 | 109 | 1 | 165 |
Pehçevë | 25 | 128 | 3 | 156 |
Dojran | 12 | 66 | 2 | 80 |
Gjithsej | 18.047 | 63.532 | 2.550 | 84.129 |
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm (n=84.129)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën4 (Përhapje e gjerë).
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 27.12.2020:
- Numri i rasteve të konfirmuara në botë – 79.231.893(4.068.632 në 7 ditët e fundit,12% më pak se javën e kaluar)
- Numri i rasteve të vdekjes në botë – 1.754.574(72.761 në 7 ditët e fundit, 8% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të vërtetuara –34.403.371(1.965.774 në 7 ditët e fundit, 15% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 840.247(32.397 në 7 ditët e fundit,3% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të vërtetuara – 25.271.220(1.545.682 në 7 ditët e fundit, 12% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 554.716(31.005 në 7 ditët e fundit, 15% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të vërtetuara – 11.842.422(231.978 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 180.737(3.911 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të vërtetuara – 4.823.157(157.595 në 7 ditët e fundit, 9% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 119.004(3.482 në 7 ditët e fundit, 10% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të vërtetuara –1.831.227(114.530 në 7 ditët e fundit, 20% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes –40.299(2.558 në 7 ditët e fundit, 37% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të vërtetuara – 1.059.751(53.073 në 7 ditët e fundit, 13% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 19.558(663 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë se javën e kaluar)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 05.01.2021
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik