Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 29.03-04.04.2021
Janë testuar gjithsej 26.142 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 5,0%.
Pozitive janë 7.933 raste, nga 35 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 6,9%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 21,0 deri më 35,2%, mesatarisht 29,3%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=3.534; 44,5%), me incidencë javore prej – 572,2/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 583,3/100.000 banorë është regjistruar në NJR Kavadar (bashkë me Demir Kapinë) (Tabela 1, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID, 29.03-04.04.2021, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.392, 30,2%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 50-59 (n=1.422; 17,9%), 30-39 (n=1.414; 17,8%), 40-49 (n=1.313; 16,6%) dhe 20-29 (n=917; 11,6%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=94; 1,2%) dhe 10-19 (n=381; 4,8%) vjet. Rritje më e madhe e numrit krahasuar me javën e kaluar është regjistruar tek grupmosha nga 10-19 vjet (17,6%) dhe 60+ (16,1%), ndërsa tek grupmosha nga 0-9 vjet është shënuar rënie prej (29,9%).
Sipas gjinisë janë regjistruar 4.040 (50,9%) femra dhe 3.893 (49,1%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 4.861 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 19,8% më shumë se javën e kaluar.
Janë raportuar 260 raste të vdekjes nga 27 qytete, 27,5% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 215 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 27 në moshë nga 50-59 vjet, 13 persona nga 40-49 vjet, 4 persona nga 30-39 vjet, dhe 1 person në moshë nga 20-29 vjet.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 04.04.2021, janë regjistruar gjithsej 135.167 raste me COVID-19 (I=6.532,4/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër, Demir Hisar dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 04.04.2021
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 10.731,0 në 100.000 banorë, Negotinë (10.268,3/100.000), përderisa incidencë më e vogël 2.771,6 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 68.259 meshkuj dhe 66.908 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 6.585,4/100.000, ndërsa tek femrat 6.479,2/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,7 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 33.175 (24,5%) me morbiditet specifik prej 8.655,3/100.000, ndërsa morbiditet të lartë specifik prej 8.778,9/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=24.410). morbiditet më i ulët, 1.147,3 dhe 2.388,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.626 dhe 5.977 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=135.167)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.
Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.933) (Grafiku2). Pas 7 javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, përsëri kemi rritje të numrit të të sëmurëve.
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 04.04.2021 (n=135.167)
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.708 persona (9,3% më shumë se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 1.228 janë në terapi me oksigjen dhe 50 ventilim mekanik invaziv.
Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19, ndërsa deri më 04.04.2021 gjithsej janë vaksinuar 7.009 punonjës shëndetësorë me dozën e parë (4.015 – Pfizer/Biontech dhe 2.996– Sputnik V) dhe 4.413 (Pfizer/Biontech) me dozën e dytë kundër COVID 19. Nga 31.03.2021 filloi vaksinimi i personave mbi 77 vjet dhe deri më 04.04.2021 janë vaksinuar 1.968 persona.
Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).
Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.
3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Janë regjistruar 3.980 raste të vdekjes (Lt = 2,9%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në 02.04.2021 (n=45), ndërsa sipas javëve në javën e 13 të vitit 2021 (n=260) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=3.209) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 837,2/100.000. Janë regjistruar 2.477 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.503 raste të vdekjes tek femrat.
2.845 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=2.246), diabet (n=974) dhe sëmundje të mushkërive (n=437).
Janë regjistruar edhe 27 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3 gra shtatzëna (deri më 04.01.2021).
199 (5,0%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 3.781 (95,0%) në spital.
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 04.04.2021 (n=3.980)
Nga 25.01.2020-04.04.2021 janë kryer gjithsej 643.004 testime nga të cilat 135.167 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 310.754 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=643.004)*
*9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 20.799 persona (15,4%) janë raste aktive 110.388 raste (81,7%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).
Nga këto 5.872 (5,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 104.516 (94,7%) në trajtim shtëpiak.
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 04.04.2021 (n=135.167)
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=135.167)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 10318 | 48862 | 1292 | 60472 |
Prilep | 1099 | 5860 | 345 | 7304 |
Kumanovë | 1047 | 5883 | 251 | 7181 |
Tetovë | 651 | 5585 | 246 | 6482 |
Manastir | 996 | 3624 | 194 | 4814 |
Veles | 788 | 3799 | 141 | 4728 |
Gostivar | 505 | 3980 | 195 | 4680 |
Kavadar | 709 | 3805 | 104 | 4618 |
Shtip | 463 | 3832 | 107 | 4402 |
Ohër | 793 | 3329 | 166 | 4288 |
Strumicë | 412 | 2843 | 137 | 3392 |
Strugë | 245 | 2324 | 167 | 2736 |
Koçan | 273 | 1992 | 75 | 2340 |
Kërçovë | 223 | 1793 | 81 | 2097 |
Negotinë | 369 | 1578 | 43 | 1990 |
Gjevgjeli | 381 | 1483 | 51 | 1915 |
Sveti Nikole | 120 | 1173 | 16 | 1309 |
KrivaPallankë | 102 | 953 | 46 | 1101 |
Prespë | 199 | 839 | 28 | 1066 |
Radovish | 134 | 766 | 43 | 943 |
Berovë | 118 | 736 | 28 | 882 |
Dibër | 57 | 773 | 39 | 869 |
Dellçevë | 97 | 739 | 31 | 867 |
Probishtip | 80 | 608 | 21 | 709 |
Vinicë | 102 | 531 | 21 | 654 |
Vallandovë | 88 | 442 | 16 | 546 |
Krushevë | 120 | 288 | 31 | 439 |
Bogdanci | 69 | 348 | 8 | 425 |
Demir Kapija | 72 | 287 | 11 | 370 |
Kratovë | 26 | 298 | 13 | 337 |
Demir Hisar | 41 | 280 | 10 | 331 |
Makedonski Brod | 42 | 261 | 10 | 313 |
Pehçevë | 28 | 204 | 6 | 238 |
Makedonska Kamenica | 17 | 191 | 4 | 212 |
Dojran | 15 | 99 | 3 | 117 |
GJITHSEJ | 20799 | 110388 | 3980 | 135167 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19 DHE MASAT E REKOMANDUARA
Në periudhën nga 29.03-04.04.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është 1,02. Nëse bëhet krahasimi i dy periudhave dyjavore, vihet re një rënie minimale e RO në periudhën nga 22.03-04.04.2021 (1,02) krahasuar me 1,14 në periudhën 08-21.03.2021.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.
Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve, me rekomandim të Komisionit të sëmundjeve infektive në datë 05.04.2021 Qeveria solli vendim për ndalim të lëvizjes së popullatës dhe të automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ora 20:00 deri më 05:00 часот, duke filluar nga data 06 prill 2021 deri më 20 prill 2021. Njëkohësisht mbzllen edhe objektet hotelierike, bastoret, dhe kazinotë për vizitorë, si dhe sallat e fitnesit, qendrat sportive dhe mjediset për aktivitete sportive. Ndalohet organizimi, mbajtja dhe prania/ pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca dhe evente të kësaj natyre, nga data 06.4 deri më 20.4.2021. Për më shumë informacion në lidhje me këto masa vizitoni vlada.mk
Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll
Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.
- Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
- Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
- Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
- Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
- Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 28.03.2021
- Numri i rasteve të reja në botë – 126.372.442 (3.802.314 në 7 ditët e fundit,
14% më shumë se javën e kaluar)
- Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.769.696 (64.187 në 7 ditët e fundit, 5% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Аmerika
- Raste të konfirmuara – 55.243.776 (1.306.017 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 1.331.419 (32.176 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 44.191.579 (1.641.672 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 954.829 (23.778 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 14.619.886 (437.060 në 7 ditët e fundit, 46% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 737 (2.947 në 7 ditët e fundit, 21% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 7.395.085 (270.884 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 156.891 (3.428 në 7 ditët e fundit, 5% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 3.061.438 (62.286 në 7 ditët e fundit, 22% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 77.446 (1.340 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 1.859.933 (84.395 në 7 ditët e fundit, 32% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 31.361 (518 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19/HYPERLINK “http://www.iph.mk/preporaki-za-patnici-koi-doagaat-od-rizicni-regioni-so-covid19/”/
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
Shkup 06.04.2021
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik