Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 29.03.2020
Janë raportuar 26 raste të reja me COVID- nga 6 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Shkupi.
(Тabela 1).
Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Qyteti | Numri i të prekurve | Komuna |
Kriva Pallankë | 1 | |
Prilep | 1 | |
Tetovë | 1 | |
Dibër | 1 | |
Kumanovë | 3 | |
Shkup | 19 | |
4 | Qendër | |
3 | Karposh | |
2 | Aerodrom | |
2 | Butel | |
2 | Gjorçe Petrov | |
2 | Kisella Voda | |
2 | Ilinden | |
1 | Gazi Baba | |
1 | Nga qytet vjetër, por jeton në Shkup |
Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet (n=8), ndërsa sipas gjinisë 13 janë femra dhe 13 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 5 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. 9 persona janë lëshuar në shtëpi pas 2 testeve negative për prani të SARS-CoV2.
Tek 8 persona është vërtetuar prania e komorbiditetit.
Gjithsej 17 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa 3 persona kanë histori të një udhëtimi (në 14 vitet e fundit).
Janë testuar gjithsej 252 materiale, dhe atë Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratorin e Klinikës Zhan Mitrev. Pozitive janë 26 ose 10,3 e të testuarve.
Është regjistruar edhe një rast i vdekjes nga COVID-19. Bëhet fjalë për një pacient mbi 80 vjet, nga Dibra. Tek i ndjeri simptomat kanë filluar në 22.03.2020 , në KSIGJF është shtruar në 25.03.2020, ndërsa në 29.03.2020 ka ndërruar jetë. Ai ka pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vend.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 29.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 285 raste me COVID-19 (I=13,8/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 15 qytete, Shkup (164), Dibër (n=47), Kumanovë (n=24), Shtip (n=14), Prilep (n=9), Veles (n=6), Tetovë (n=6), Strugë (n=5), Ohër (n=3), Kavadar (n=2), Gostivar (n=1), Manastir (n=1), Kriva Pallankë (n=1), Strumicë (n=1) dhe Gjevgjeli (n=1). (Kartogrami 1).
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -169,3100 000 banorë, në Shkup 26,6/100 000 banorë, ndërsa në Kumanovë 16,8/100 000 banorë.
Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve, (n=285)
Në nivel të territorit të QSHP Shkup, të sëmurë janë regjistruar në 10 komuna, ndërsa numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në Karposh (n=32). Shpërndarja e të sëmurëve në territorin e Shkupit është prezantuar në Kartogramin 2.
Kartogrami 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 sipas komunave, Shkup (n=164)
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 138 persona të gjinisë mashkullore dhe 147 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 13,3/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 14,2/100.000 banorë.
Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 44,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 30-39 vjet- 64 (22,5%), dhe mbi 60 vjet – 58 (20,4%) dhe nga 50-59 vjet – 57 (20,4%) me njëkohësisht edhe incidencë më të lartë 20,5/100.000 banorë (Grafiku 1).
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=285)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=29) është regjistruar në 21.03.2020 dhe në 24.03.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=285)
Nga rastet e raportuara, 48 ose 23,5% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (65,3%), temperaturë (64,8%), debulesë (34,7%), dhimbje koke (24,9%) dhimbje e fytit (19,7%), dhe ethe (22,8%), ndërsa 86 persona janë pa simptoma.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 67 kanë edhe sëmundje kronike, 51 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 12 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 11 janë me diabet, 4 me sëmundje kronike të veshkave, dhe 8 me sëmundje të tjera kronike.
Janë regjistruar 32 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
266 nga të sëmurët janë raste aktive, ndërsa 12 janë shëruar.
Janë regjistruar edhe 7 raste të vdekjes.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 40 janë raste të importuara. Vetem një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 195 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – вкупно 3.126 materiale (285 pozitive), 2.145 janë vërtetuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 981 në laboratoret private. (Grafiku 3).
Grafiku 3. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive me SARS-CoV2 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Nga rastet pozitive, janë regjistruar 822 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh.
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.
Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:
- Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
- Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
- Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 2 (raste sporadike)
Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.
Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.
Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ndalohet edhe lëvizja e personave mbi 67 vjet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.
Ndalohet edhe lëvizja e personave deri në 18 vjet, në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 12:00 të ditës vijuese, dhe ndalohet lëvizja e makinave të transportit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27 bëri plotësimin e Vendimit për ndalesë dhe për regjim të veçantë të lëvizjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet hyrja dhe dalja nga dhe në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës me transport publik dhe hekurudhor.
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 29.03.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 634.835 (63.159 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 29.891 (3.398 401 të reja)
Numri i vendeve të prekura: 202
- Rajoni Evropian i OBSH-së
- Raste të konfirmuara – 031 (36.688 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 427 (2.687 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 803 (1.343 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 3.626 (34 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 709 (624 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 139 (25 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 777 (3.846 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 668 (160 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 798 (20.484 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 1.973 (488 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 005 (174 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 51 (4 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup, 30.03.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik