Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 03.06.2020

Janë testuar gjithsej 953 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Nga numri i përgjithshëm 2 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet Shtip, pa raste pozitive.

Pozitive janë 119, nga 9 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (55,5%).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 03.06.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 66 0
Kumanovë 19 0
Shtip 16 0
Tetovë 9 2
Prilep 4 0
Veles 2 0
Gostivar 1 0
Strumicë 1 0
Negotinë 1 0
Gjithsej 119 2

 

 

Tek rastet për të cilat ka të dhëna, numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet me 24 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 56 janë femra dhe 63 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 15 pacientë të rinj. Tek 21 persona është vërtetuar komorbiditet.

70 (58,8%)  persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 16 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 2 raste të vdekjes, nga Tetova, në moshë mbi 60  vjet, me simptoma, që kanë qenë të shtruar në SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë. Me komorbiditete, ndërsa prej tyre ka pasur kontakt me rast të konfirmuar. Të gjithë janë pa histori udhëtimi.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 03.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 2.610  raste me  COVID-19 (I=125,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 2.610 125,6 147 7,1 5,6%
Shkup 1049 169,8 37 6,0 3,5%
Kumanovë 500 350,4 24 16,8 4,8%
Tetovë 245 122,6 25 12,5 10,2%
Prilep 217 227,7 15 15,7 6,9%
Veles 137 206,8 10 15,1 7,3%
Shtip 127 241,1 2 3,8 1,6%
Strugë 90 132,6 20 29,5 22,2%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Koçan 41 85,5 2 4,2 4,9%
Gostivar 33 27,6 3 2,5 9,1%
Manastir 28 27,5 2 2,0 7,1%
Ohër 24 42,8 0 0,0 0,0%
Negotinë* 13 55,4 0 0,0 0,0%
Кavadar 6 13,9 1 2,3 16,7%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Strumicë 5 5,3 0 0,0 0,0%
Probishtip 5 32,7 0 0,0 0,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Kratovë 3 31,4 0 0,0 0,0%
Kërçovë 3 5,2 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Berovë 2 15,4 0 0,0 0,0%
Vallandovë 2 16,9 0 0,0 0,0%
Sveti Nikole 2 9,8 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 350,4 të sëmurë në 100 000 banorë, në  Shtip 241,1/100.000 banorë, në Prilep është 241,1/100.000 banorë, në Veles 206,8/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Shkup 169,8/100.000, në Strugë 132,6/100.000  dhe në Tetovë 122,6/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Negotinë, Koçan, dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV-së

4.6.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.270  i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.340 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 122,5/100.000, ndërsa tek femrat 129,8/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44,0 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 544 (20,8%) I= 141,9/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 187,4/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=521) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 56,4 dhe 53,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 129 gjegjësisht 133 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=2.610)

4.6.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=119) është regjistruar në 03.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.610)

4.6.3

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 16 (n=370) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020   (n=2.315)

4.6.5

Nga rastet e raportuara, 24,6% (n=642) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHP-së (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitali  Klinik Manastir, SP Prilep, SP Kumanovë, SP Gostivar) për momentin të hospitalizuar janë 92 persona, nga të cilët 28 janë në aparate me oksigjen dhe 5 në ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,3%), kollë (51,7%), plogështi (39,3%), ethe (18,9%), dhimbje koke  (15,6%), vështirësi në frymëmarrje (14,2%), dhimbje e fytit (13,8%),ndërsa 878 ose 33,6%  e personave janë pa simptoma.

652 ose 74,3% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë raportuar edhe 27 (1,0%) raste tek gra shtatzëna, 9 nga të cilat janë shtruar në spital. 14 prej tyre janë raste asimptomatike.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 780 (29,9%) kanë edhe sëmundje kronike, 531 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 188 janë me diabet, 134 janë me sëmundje kronike të mushkërive dhe  149 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 347 (54,0%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 285 (10,9%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 147 raste të vdekjes (Lt = 5,6%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 13.04.2020 (n=9), ndërsa sipas javëve në javën e 22-të (n=23) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=95) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 24,8/100.000 banorë. Janë regjistruar 100 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 47 raste të vdekjes tek femrat.

Tek këto, tek 112 (76,2%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=80), diabet (n=30) dhe sëmundje të mushkërive (n=29). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (6,1%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 138 (93,9%) në spital.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020 (n=147)

4.6.6

 

100 (3,8%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 01.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.531 (58,7%)  persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 33.114 materiale, 2.610  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 16.004 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=33.114)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 33.114 2.610 4.296 11 28.818 2.599
ISHP Virusologjia 20.092 1.959 2.639 9 17.453 1.950
QSHP Shkup 244 42 0 0 244 42
Avicena 1.014 82 0 0 1.014 82
Biotek 2.318 72 0 0 2.318 72
Klinika Zhan Mitrev 4.682 228 0 0 4.682 228
Sistina 1.673 54 0 0 1.673 54
ASHAM 2.336 92 1.657 2 679 90
Fakulteti i Veterinarisë 755 81 0 0 755 81

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 842 (32,3%) janë raste aktive, 1.621 (62,1%) persona janë të shëruar (247 prej tyre janë punonjës shëndetësorë dhe 14 shtatzëna) (Tabela 4)(Grafiku 5). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 361 (22,3%)  kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.260 (77,7%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=2.610)

4.6.7

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=2.610)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 450 562 37 1049
Kumanovë 85 391 24 500
Tetovë 88 132 25 245
Prilep 32 170 15 217
Veles 31 96 10 137
Shtip 89 36 2 127
Strugë 18 52 20 90
Dibër 47 4 51
Koçan 10 29 2 41
Gostivar 12 18 3 33
Manastir 2 24 2 28
Ohër 7 17 24
Demir Kapi 7 7
Kriva Pallankë 6 6
Negotinë 4 2 6
Kavadar 1 4 1 6
Strumicë 3 2 5
Probishtip 3 2 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Vinicë 1 2 3
Кratovë 1 2 3
Pehçevë 3 3
Krushevë 2 1 3
Kërçovë 1 2 3
Sveti Nikole 2 2
Berovë 1 1 2
Makedonski Brod 2 2
Vallandovë 1 1 2
Demir Hisar 1 1
Dellçevë 1 1
GJITHSEJ 842 1.621 147 2.610

 

Në Tabelën 5 është dhënë një pasqyrë momentale e rasteve aktive sipas komunave në Shkup dhe Tetovë si rajone më të prekura, pra si rajone me përhapje të gjerë të sëmundjes.

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=538)

Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 450
Çair 111
Saraj 54
Butel 48
Aerodrom 45
Gazi Babë 42
Studeniçan 28
Karposh 26
Kisella Vodë 18
Ilinden 17
Shuto Orizare 17
Gjorçe Petrov 15
Qendër 11
Petrovec 9
Haraçinë 5
Sopishte 2
Tetovë 2
Tetovë 88
Tearcë 63
Bogovinje 15
Brvenicë 4
Jegunovce 4
Zhelinë 1
1

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
  • Shtipi në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 03.06.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 6.416.828 (129.281  raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 382.867 (4.842 raste të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 3.022.824 (73.369 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 168.553 (3.242 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.211.148 (19.758 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 182.380 (911 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 5026 (17.529 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 13.458 (277 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 309.597 (12.977 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 8.610 (333 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 186.853 (495 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 7.067 (10 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 1639 (4.153 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 858 (69 raste të reja)

 

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 04.06.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik