Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut04.04.2020

Janë raportuar 72 raste të reja me  COVID- nga 10 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Kumanova, Tetova dhe Shkupi, ndërkohë që janë raportuar edhe dy raste të para në Krushevë.  (Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Komuna
Kumanovë 21 1
Shkup 14  
Tetovë 11  
Prilep 9  
Koçan 7  
Krushevë 2  
Manastir 2  
Radovish 2  
Strugë 1  
Veles 1  
Shtip 1  
Gostivar 1  
Gjithsej 72 1

 

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 50-59 vjet (n=20),ndërsa sipas gjinisë 32 janë femra dhe 40 janë meshkuj.

Janë testuar gjithsej 371 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 72 ose 19,4% e të testuarve.

Është regjistruar edhe 1 rast i vdekjes në 24 orët e fundit.

Bëhet fjalë për një person nga Kumanova, i konfirmuar në 01.04.2020 (me sëmundje kronike të mushkërive, pa histori udhëtimi dhe pa kontakt me rast të konfirmuar).

Është shtruar në SP në Kumanovë në 30.03.2020 dhe pastaj është dërguar në SPQ 8 Shtatori ku edhe ka ndërruar jetë në 04.04.2020.

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 04.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 555 raste me  COVID-19 (I=26,8/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 18 qytete, Shkup (n=235), Kumanovë (n=114), Dibër (n=49), Prilep (n=33), Tetovë (n=28),Strugë (n=24), Shtip (n=19), Koçan (n=14), Veles (n=10), Manastir (n=6), Gostivar (n=4), Radovish (n=4), Gjevgjeli (n=4), Ohër (n=3), Kavadar (n=2), Kriva Pallankë (n=2), Strumicë (n=2) dhe Krusheva (n=2).(Kartogrami 1).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -176,5 /100 000 banorë, në Kumanovë 65,2/100 000 banorë, ndërsa në Shkup 35,8/100 000 banorë.

Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve

 мапа 04.04. финал

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 270 persona të gjinisë mashkullore dhe 285 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 26,0/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 27,6/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 44,9 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 115 (20,7%) si dhe edhe incidencë më e lartë 41,4/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=555)

graf 1 korona 5 april

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=555)

korona 5.4 graf 2

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – вкупно 5.291  materiale 555 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV.  (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=5.291)

korona 5.4 graf 3

513 janë raste aktive, 24 janë shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 18 raste të vdekjes.

Të dhënat lidhur me përhapjen sipas komunave në Shkup, simptomat dhe komorbiditetin, hospitalizimin dhe kontaktet për datën  04.04.2020 ende po përpunohen dhe do prezantohen në raportin e radhës.

Sipas të dhënave për 03.04.2020:

Në nivel të territorit të QSHP Shkup, të sëmurë janë regjistruar në 11 komuna, ndërsa numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në Karposh (n=36).

Nga rastet e raportuara, 21,4% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (62,6%), temperaturë (62,6%), debulesë (34,4%), dhimbje koke  (21,5%) ethe (19,4%) , dhimbje e fytit (17,1%), dhe vështirësi në frymëmarrje (17,1%), ndërsa 142 persona janë pa simptoma.

 

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 127 kanë edhe sëmundje kronike, 91 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 29 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 28 janë me diabet, 7 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  18 me sëmundje të tjera kronike.

Janë regjistruar 57 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 65 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 302 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, për fundjavë nga 16:00 – 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Ndalohet edhe lëvizja   e personave mbi 67 vjet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Ndalohet edhe lëvizja   e personave deri në 18 vjet, në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 12:00 të ditës vijuese, dhe ndalohet lëvizja e makinave të transportit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27 bëri plotësimin e Vendimit për ndalesë dhe për regjim të veçantë të lëvizjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet hyrja dhe dalja nga dhe në rajonin  e territorit të komunës së Kumanovës me transport publik dhe hekurudhor.

Përveç kësaj, në mbledhjen e 34 të Qeverisë mori vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së popullatës (orë policore) në komunën e Kumanovës, dhe atë ndalesë të përgjithshme  gjatë fundjavës, duke filluar nga ora 21:00 të premten 03.04.2020, deri në ora 05:00 të hënën 06.04.2020.

Gjatë ditëve të javës, nga e hëna deri në të premten, ndalesa vlen çdo ditë nga  ora 16:00 deri në ora 05:00.

 

 

Gjendja me COVID-19 në botë

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 04.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.051.635 (79.332  raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 56.985 (6.664 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 209

 

  • Rajoni Evropian i OBSH-së
    • Raste të konfirmuara – 583.141 (41.333 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 42.334 (5.231 нов)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 110.362 (432 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.809 (49 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 6.528 (647 raste të reja)
    • Raste të
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 6903 (3.667 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.592 (154 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 279.543 (32.070 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.802 (1.202 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 5.446 (183 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 170 (6 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup, 05.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik