Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 05.04.2020
Janë raportuar 15 raste të reja me COVID- nga 5 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Kumanova. (Тabela 1).
Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Qyteti | Numri i të sëmurëve | Të vdekur |
Kumanovë | 8 | |
Shkup | 4 | |
Tetovë | 1 | 2 |
Strugë | 1 | |
Shtip | 1 | |
Koçan | 0 | 1 |
Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 50-59 vjet (n=9),ndërsa sipas gjinisë 9 janë femra dhe 6 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 3 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Janë shëruar 5 persona.
Tek 6 persona është vërtetuar komorbiditet.
Gjithsej 10 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk ka të sëmurë me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Janë testuar gjithsej 202 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 15 ose 7,4% e të testuarve.
Janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për pacientë nga Tetova dhe Koçani. Njëri rast me banim në Tetovë ka qenë i shtruar në Entin për rehabilitim dhe terapi fizikale – Kozle, nga ku është dërguar në KSIGJF ku ka ndërruar jetë në 05.04.2020. komorbiditetet: sëmundje neuromuskulare dhe hipotiroidizam, pa histori të udhëtimit dhe pa kontakt me rast të konfirmuar.
Bëhet fjalë për një person nga Kumanova, i konfirmuar në 01.04.2020 (me sëmundje kronike të mushkërive, pa histori udhëtimi dhe pa kontakt me rast të konfirmuar).
Rasti i dytë nga Koçani, një 40 vjeçar, është shtruar në KSIGJF në 29.03.2020 ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Rasti është pa komorbiditete të regjistruara, pa histori udhëtimi dhe pa kontakt me rast të konfirmuar. Rasti i tretë, një pacient 66 vjeçar nga Tetova, është konfirmuar në KSIGJF në 29.03.2020, ku edhe ka ndërruar jetë. Pa komorbiditete, pa histori udhëtimi dhe pa kontakt me rast të konfirmuar.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 05.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 570 raste me COVID-19 (I=27,5/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 18 qytete, Shkup (n=239), Kumanovë (n=121), Dibër (n=49), Prilep (n=33), Tetovë (n=29),Strugë (n=25), Shtip (n=20), Koçan (n=14), Veles (n=10), Manastir (n=6), Gostivar (n=4), Radovish (n=4), Gjevgjeli (n=4), Ohër (n=3), Kriva Pallankë (n=3), Kavadar (n=2), Strumicë (n=2) dhe Krusheva (n=2).(Kartogrami 1).
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -176,5 /100 000 banorë, në Kumanovë 84,8/100 000 banorë, ndërsa në Shkup 30/100 000 banorë.
Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 276 persona të gjinisë mashkullore dhe 294 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 26,6/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 28,5/100.000 banorë.
Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 44,9 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 124 (21,8%), si dhe edhe incidencë më e lartë 44,6/100.000 banorë (Grafiku 1).
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=570)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=570)
Nga rastet e raportuara, 23% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (60,4%), temperaturë (63,9%), debulesë (34,3%), dhimbje koke (19,7%) ethe (19,9%) , dhimbje e fytit (17,4%), dhe vështirësi në frymëmarrje (17,1%), ndërsa 173 persona janë pa simptoma.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 154 kanë edhe sëmundje kronike, 108 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 31 janë me sëmundje kronike të mushkërive,33 janë me diabet, 10 me sëmundje kronike të veshkave, dhe 21 me sëmundje të tjera kronike.
Janë regjistruar 63 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 520 janë raste aktive, 29 persona janë të shëruar, dhe 21 raste të vdekjes.
73 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 302 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – вкупно 5.493 materiale 570 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. (Grafiku 3).
Grafiku 3. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=5.493)
Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1.133 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.
Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:
- Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
- Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
- Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)
Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)
Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.
Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.
Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, për fundjavë nga 16:00 – 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ndalohet edhe lëvizja e personave mbi 67 vjet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.
Ndalohet edhe lëvizja e personave deri në 18 vjet, në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 12:00 të ditës vijuese, dhe ndalohet lëvizja e makinave të transportit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27 bëri plotësimin e Vendimit për ndalesë dhe për regjim të veçantë të lëvizjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet hyrja dhe dalja nga dhe në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës me transport publik dhe hekurudhor.
Përveç kësaj, në mbledhjen e 34 të Qeverisë mori vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së popullatës (orë policore) në komunën e Kumanovës, dhe atë ndalesë të përgjithshme gjatë fundjavës, duke filluar nga ora 21:00 të premten 03.04.2020, deri në ora 05:00 të hënën 06.04.2020.
Gjatë ditëve të javës, nga e hëna deri në të premten, ndalesa vlen çdo ditë nga ora 16:00 deri në ora 05:00.
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 05.04.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.133.758 (82.061 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 62.784 (5.798 të reja)
Numri i vendeve të prekura: 210
Rajoni Evropian i OBSH-së
- Raste të konfirmuara – 621.407 (38.266 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 46.416 (4.082 raste të reja)
- Rajon i i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 111.396 (034 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 3.838 (29 raste të reja)
- Rajon i i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 7.816 (1.288 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 302 (35 raste të reja)
- Rajon i i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 70.293 (4.328 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 3.794 (201 raste të reja)
- Rajon i i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 315.714 (36.171 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 8.187 (1.385 raste të reja)
- Rajon i i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 6.420 (974 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 236 (66 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup, 06.04.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik