Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 06.06.2020

Janë testuar gjithsej 854 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 111, nga 9 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (57,7%).

Nga numri i përgjithshëm 103 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shtip dhe Koçan, me 9 raste pozitive.

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 06.06.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 64* 0
Shtip 12 0
Kumanovë 10 0
Koçan 9 0
Tetovë 8 0
Veles 3 0
Gostivar 3 0
Ohër 1 0
Kriva Pallankë 1 0
Prilep 0 1
Strugë 0 1
Gjithsej 111 2

 

*3 persona nga Shkupi ende po hetohen

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet me 28 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 45 janë femra dhe 65 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 18 pacientë të rinj. Tek 30 persona është vërtetuar komorbiditet.

53 (49,1%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 8 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 2 raste të vdekjes, nga Prilepi dhe Struga, në moshë nga 53-80  vjet, me sipmtoma e me komorbiditete, që kanë qenë të shtruar në SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë.  Njëri prej tyre ka pasur kontakt me rast të konfirmuar.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 06.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 3.025  raste me  COVID-19 (I=145,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 3.025 145,6 153 7,4 5,1%
Shkup 1265 204,8 38 6,2 3%
Kumanovë 555 389,0 25 17,5 5%
Tetovë 281 140,7 25 12,5 9%
Prilep 218 228,7 17 17,8 8%
Shtip 174 330,3 2 3,8 1%
Veles 144 217,3 10 15,1 7%
Strugë 98 144,4 21 31,0 21%
Dibër 52 187,4 4 14,4 8%
Koçan 51 106,3 2 4,2 4%
Gostivar 50 41,7 3 2,5 6%
Ohër 31 55,2 0 0,0 0%
Manastir 30 29,4 2 2,0 7%
Negotinë* 16 68,2 0 0,0 0%
Kriva Pallankë 7 29,3 0 0,0 0%
Kavadar 6 13,9 1 2,3 17%
Gjevgjeli 6 17,4 0 0,0 0%
Strumicë 5 5,3 1 1,1 20%
Probishtip 5 32,7 0 0,0 0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0%
Vallandovë 3 25,3 0 0,0 0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0%
Kratovë 3 31,4 0 0,0 0%
Sveti Nikole 3 14,6 0 0,0 0%
Kërçovë 3 5,2 0 0,0 0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0%
Berovë 2 15,4 0 0,0 0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100%

*8 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 389,0 të sëmurë në 100 000 banorë, në  Shtip 330,3/100.000 banorë, Prilep (228,7/100.000), Veles (217,3/100.000), Shkup (204,8/100.000), Dibër (187,4/100.000), Strugë (144,4/100.000), Tetovë (140,7/100.000) dhe Koçan (106,3/100.000). Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Negotinë, Pehçevë dhe Ohër (Tabela 2, Kartogrami 1).

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.475  i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.550 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 142,3/100.000, ndërsa tek femrat 150,1/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44,0 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 620 (20,5%) I= 161,8/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 210,8/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=586) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 70,3 dhe 65,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 161 dhe 164 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=3.024)

7.6.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=180) është regjistruar në 04.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=3.025)

7.6.2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 16 (n=370) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020   (n=2.315)

6.6.3

Janë regjistruar 153 raste të vdekjes (Lt = 5,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 13.04.2020 (n=9), ndërsa sipas javëve në javën e 22-të (n=23) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=99) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 25,0/100.000 banorë. Janë regjistruar 103 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 50 raste të vdekjes tek femrat.

Tek këto, tek 117 (76,5%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=83), diabet (n=31) dhe sëmundje të mushkërive (n=30). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (5,9%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 94,1%  në spital.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020  (n=153)

7.6.4

101 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 06.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.770 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 36.325 materiale, 3.025  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 17.555 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 1.225 (40,5%) janë raste aktive, 1.647 (54,4%) persona janë të shëruar.

Janë regjistruar edhe 322 punonjës shëndetësor të prekur nga COVID 19, nga të cilët 248 janë shëruar.

Tabela 3.  Rezultatet e COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

Shpërndarja sipas qyteteve Raste aktive Të shëruar Raste të vdekjes Gjithsej
Shkup 658 569 38 1265
Kumanovë 139 391 25 555
Tetovë 119 137 25 281
Prilep 27 174 17 218
Shtip 136 36 2 174
Veles 30 104 10 144
Strugë 25 52 21 98
Dibër 1 47 4 52
Koçan 20 29 2 51
Gostivar 29 18 3 50
Ohër 14 17 31
Manastir 3 25 2 30
Demir Kapi 2 7 9
Kriva Pallankë 1 6 7
Negotinë 5 2 7
Gjevgjeli 2 4 6
Kavadar 1 4 1 6
Probishtip 3 2 5
Strumicë 2 2 1 5
Radovish 4 4
Vinicë 1 2 3
Pehçevë 3 3
Sveti Nikole 2 1 3
Kratovë 1 2 3
Krushevë 2 1 3
Kërçovë 1 2 3
Vallandovë 2 1 3
Makedonski Brod 2 2
Berovë 1 1 2
Dellçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 1.225 1.647 153 3.025

 

Grafiku 5.  Shpërndarja e të sëmurëve COVID-19 sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=3.025)

7.6.5

Në Tabelën 5 është dhënë pasqyrë e rasteve aktive sipas komunave në Shkup dhe Tetovë.

 

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=777)

Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 658
Çair 169
Qendër 64
Butel 63
Gazi Babë 61
Aerodrom 57
Saraj 56
Karposh 45
Kisella Vodë 35
Haraçinë 23
Studeniçan 19
Ilinden 18
Gjorçe Petrov 18
Shuto Orizare 17
Petrovec 6
Çuçer Sandevë 3
Sopishte 2
Të huaj 2
Tetovë 119
Tetovë 84
Tearcë 18
Bërvenicë 6
Bogovinje 6
Jegunovce 4
Zhelinë 1

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
  • Shtipi në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 07.06.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik