Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 07.06.2020

Janë testuar gjithsej 702 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 127, nga 9 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (52,8%).

Nga numri i përgjithshëm 28 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shtip dhe Koçan, pa raste pozitive.

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 07.06.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 67* 2
Shtip 33* 0
Tetovë 10 0
Strugë 7 0
Ohër 4 0
Koçan 2 0
Probishtip 2 0
Kumanovë 1 1
Dibër 1 0
Gjithsej 127 3

 

*3 persona nga Shkupi dhe Shtipi ende po hetohen

 

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës 40-49 me 27 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 68 janë femra dhe 59 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 6 pacientë të rinj. Tek 18 persona është vërtetuar komorbiditet.

76 (59,8%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 7 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 3 raste të vdekjes, nga Shkupi dhe Kumanova, në moshë mbi 60  vjet, me sipmtoma e që kanë qenë të shtruar në SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë.  Dy prej tyre kanë pasur komorbiditete dhe kontakt me rast të konfirmuar.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 07.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 3.152  raste me  COVID-19 (I=151,7/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Prilep, Shtip dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 3.152 151,7 156 7,5 4,9%
Shkup 1332 215.7 40 6.5 3.0%
Kumanovë 556 389.7 26 18.2 4.7%
Tetovë 291 145.7 25 12.5 8.6%
Prilep 218 228.7 17 17.8 7.8%
Shtip 207 393.0 2 3.8 1.0%
Veles 144 217.3 10 15.1 6.9%
Strugë 105 154.8 21 31.0 20.0%
Dibër 53 191.0 4 14.4 7.5%
Koçan 53 110.5 2 4.2 3.8%
Gostivar 50 41.7 3 2.5 6.0%
Ohër 35 62.4 0 0.0 0.0%
Manastir 30 29.4 2 2.0 6.7%
Negotinë* 16 68.2 0 0.0 0.0%
Kriva Pallankë 7 29.3 0 0.0 0.0%
Probishtip 7 45.7 0 0.0 0.0%
Kavadar 6 13.9 1 2.3 16.7%
Gjevgjeli 6 17.4 0 0.0 0.0%
Strumicë 5 5.3 1 1.1 20.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 33.3%
Pehçevë 3 60.1 0 0.0 0.0%
Vallandovë 3 25.3 0 0.0 0.0%
Vinicë 3 15.4 0 0.0 0.0%
Kratovë 3 31.4 0 0.0 0.0%
Sveti Nikole 3 14.6 0 0.0 0.0%
Kërçovë 3 5.2 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0 0.0%
Berovë 2 15.4 0 0.0 0.0%
Dellçevë 1 4.2 1 4.2 100.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%

*8 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 389,0 të sëmurë në 100 000 banorë, në  Shtip 393,0 të sëmurë në 100.000 banorë, Kumanovë (389,7/100.000), Prilep (228,7/100.000), Veles (217,3/100.000), Shkup (215,7/100.000), Dibër (191,0/100.000), Strugë (154,8/100.000), Tetovë (145,7/100.000) dhe Koçan (110,5/100.000). Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Negotinë, Pehçevë dhe Ohër (Tabela 2, Kartogrami 1).

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.534 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.618 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 148,0/100.000,  ndërsa tek femrat 156,7/100.000. banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44,0 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 638 (20,2%) I= 166,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 220,1/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=612) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 74,3 dhe 68,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 170 dhe 172 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

 

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=3.152)

8.6.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=180) është regjistruar në 04.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=3.152)

8.6.2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 23 (n=837) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020   (n=3.152)

8.6.3

Janë regjistruar 156 raste të vdekjes (Lt = 4,9%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 13.04.2020 (n=9), ndërsa sipas javëve në javën e 22-të (n=23) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=102) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 26,6/100.000 banorë. Janë regjistruar 106 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 50 raste të vdekjes tek femrat.

Tek këto, tek 119 (76,3%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=85), diabet (n=32) dhe sëmundje të mushkërive (n=30). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (5,8%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 94,2%  në spital.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020  (n=156)

8.6.4

101 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 07.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.846 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 37.027 materiale, 3.152  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 17.895 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 1.343 (42,6%) janë raste aktive, 1.653 (54,4%) persona janë të shëruar.

Janë regjistruar edhe 326 punonjës shëndetësor të prekur nga COVID 19, nga të cilët 248 janë shëruar.

Tabela 3.  Rezultatet e COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

Shpërndarja sipas qyteteve Raste aktive Të shëruar Raste të vdekjes Gjithsej
Shkup 720 572 40 1332
Kumanovë 139 391 26 556
Tetovë 127 139 25 291
Prilep 27 174 17 218
Shtip 169 36 2 207
Veles 30 104 10 144
Strugë 32 52 21 105
Dibër 2 47 4 53
Koçan 22 29 2 53
Gostivar 28 19 3 50
Ohër 18 17 35
Manastir 3 25 2 30
Demir Kapi 2 7 9
Probishtip 5 2 7
Kriva Pallankë 1 6 7
Negotinë 5 2 7
Gjevgjeli 2 4 6
Kavadar 1 4 1 6
Strumicë 2 2 1 5
Radovish 4 4
Kratovë 1 2 3
Vallandovë 2 1 3
Vinicë 1 2 3
Krushevë 2 1 3
Sveti Nikole 2 1 3
Kërçovë 1 2 3
Pehçevë 3 3
Makedonski Brod 2 2
Berovë 1 1 2
Dellçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 1.343 1.653 156 3.152

 

 

 

Grafiku 5.  Shpërndarja e të sëmurëve COVID-19 sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=3.152)

8.6.2

Në Tabelën 5 është dhënë pasqyrë e rasteve aktive sipas komunave në Shkup dhe Tetovë.

 

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=844)

Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 717
Çair 192
Butel 68
Qendër 66
Gazi Babë 63
Aerodrom 61
Karposh 57
Saraj 55
Kisella Vodë 37
Gjorçe Petrov 23
Haraçinë 23
Shuto Orizare 21
Studeniçan 20
Ilinden 18
Petrovec 6
Çuçer Sandevë 3
Sopishte 2
Të huaj 2
Tetovë 127
Tetovë 83
Tearcë 24
Bogovinje 10
Bërvenicë 5
Jegunovce 4
Zhelinë 1

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
  • Shtipi në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 08.06.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik