Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 08.06.2020

Janë testuar gjithsej 987 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 87, nga 9 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (46,0%).

Nga numri i përgjithshëm 80 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup, pa raste pozitive.

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 08.06.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 40* 0
Shtip 15 0
Kumanovë 13* 1
Tetovë 10 0
Probishtip 4 0
Ohër 2 0
Strugë 1 0
Gostivar 1 0
Koçan 1* 0
Gjithsej 87 1

*nga një rast në Shkup, Kumanovë dhe Koçan janë nën hetim epidemiologjik

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës 40-49 me 20 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 48 janë femra dhe 39 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 6 pacientë të rinj. Tek 22 persona është vërtetuar komorbiditet.

46 (52,9%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 5 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar 1 rast i vdekjes, nga Kumanova, në moshë 74  vjet, me sipmtoma dhe komorbiditete që ka qenë i shtruar në Klinikën e kardiologjisë ku edhe ka ndërruar jetë.  Ka pasur kontakt me rast të konfirmuar.

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 08.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 3.239  raste me  COVID-19 (I=155,9/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Prilep, Shtip dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë, Gostivar dhe Tetovë  (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 3.239 155,9 157 7,6 4,8%
Shkup 1372 222,1 40 6,5 2,9%
Kumanovë 569 398,8 27 18,9 4,7%
Tetovë 301 150,7 25 12,5 8,3%
Shtip 223 423,4 2 3,8 0,9%
Prilep 218 228,7 17 17,8 7,8%
Veles 144 217,3 10 15,1 6,9%
Strugë 106 156,2 21 31,0 19,8%
Dibër 53 191,0 4 14,4 7,5%
Koçan 53 110,5 2 4,2 3,8%
Gostivar 51 42,6 3 2,5 5,9%
Ohër 37 65,9 0 0,0 0,0%
Manastir 30 29,4 2 2,0 6,7%
Negotinë* 16 68,2 0 0,0 0,0%
Probishtip 11 71,9 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 7 29,3 0 0,0 0,0%
Kavadar 6 13,9 1 2,3 16,7%
Gjevgjeli 6 17,4 0 0,0 0,0%
Strumicë 5 5,3 1 1,1 20,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Vallandovë 3 25,3 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Kratovë 3 31,4 0 0,0 0,0%
Sveti Nikole 3 14,6 0 0,0 0,0%
Kërçovë 3 5,2 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Berovë 2 15,4 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%

*9 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip me 423,4 të sëmurë në 100 000 banorë, në  Kumanovë 398,8 të sëmurë në 100.000 banorë, Prilep (228,7/100.000), Shkup (222,1/100.000), Veles (217,3/100.000), Dibër (191,0/100.000), Strugë (156,2/100.000), Tetovë (150,7/100.000) dhe Koçan (110,5/100.000) Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Probishtip, Negotinë, Ohër dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, Republika e Maqedonisë së Veriut

9.6.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.573 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.666 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 151,8/100.000,  ndërsa tek femrat 161,3/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 43,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 654 (20,2%) I=170,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 226,6/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=630) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 75,6 dhe 70,7  në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 173 dhe 177  raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=3.239)

9.6.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=180) është regjistruar në 04.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=3.239)

9.6.3

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 16 (n=838) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020   (n=3.239)

9.6.4

Nga rastet e raportuara, 21,4% (n=694)  janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHP-së (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitali  Klinik Manastir, SP Prilep, SP Kumanovë, SP Gostivar) për momentin të hospitalizuar janë 181 persona, nga të cilët 48 janë në aparate me oksigjen dhe 2 në ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (62,9%), kollë (48,6%), plogështi (41,0%), ethe (18,5%), dhimbje koke  (15,1%), vështirësi në frymëmarrje (13,5%), dhimbje e fytit (14,2%),ndërsa 1.136 ose 35,1% e personave janë pa simptoma.

812 ose 71,5% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë raportuar edhe 34 (1,0%) raste tek gra shtatzëna, 11 nga të cilat janë shtruar në spital. 16 prej tyre janë raste asimptomatike.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 930 (28,8%) kanë edhe sëmundje kronike, 636 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 227 janë me diabet, 150 janë me sëmundje kronike të mushkërive dhe  174 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 378 (54,5%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 329 (10,2%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 157 raste të vdekjes (Lt = 4,8%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 13.04.2020 (n=9), ndërsa sipas javëve në javën e 22-të (n=23) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=103) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 26,9/100.000 banorë. Janë regjistruar 107 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 50 raste të vdekjes tek femrat.

Tek këto, tek 120 (76,4%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=86), diabet (n=33) dhe sëmundje të mushkërive (n=30). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (5,7%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 148 (94,3% në spital.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020  (n=157)

 9.6.5

103 (3,2%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 08.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.894 (58,5%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 38.014 materiale, 3.239  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 18.372 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=38.014)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 38.014 3.239 4.636 20 33.378 3.219
ISHP Virusologjia 22.620 2.339 2.899 18 19.721 2.321
QSHP Shkup 378 90 0 0 378 90
Avicena 1.428 122 0 0 1.428 122
Biotek 2.769 84 0 0 2.769 84
Klinika Zhan Mitrev 5.229 274 0 0 5.229 274
Sistina 2.109 81 0 0 2.109 81
ASHAM 2.726 168 1.737 2 989 166
Fakulteti i Veterinarisë 755 81 0 0 755 81

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 1.424 (44,0%)  janë raste aktive, 1.658 (51,2%)  persona janë të shëruar (249 prej tyre janë punonjës shëndetësorë dhe 15 shtatzëna) (Tabela 4)(Grafiku 5). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 373 (22,5%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.285 (77,5%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=3.239)

9.6.6

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  (n=3.239)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 759 573 40 1372
Kumanovë 151 391 27 569
Tetovë 135 141 25 301
Shtip 184 36 2 222
Prilep 25 176 17 218
Veles 30 104 10 144
Strugë 33 52 21 106
Koçan 23 29 2 54
Dibër 2 47 4 53
Gostivar 29 19 3 51
Ohër 20 17 37
Manastir 3 25 2 30
Probishtip 9 2 11
Demir Kapi 2 7 9
Kriva Pallankë 1 6 7
Negotinë 5 2 7
Gjevgjeli 2 4 6
Kavadar 1 4 1 6
Strumicë 2 2 1 5
Radovish 4 4
Kratovë 1 2 3
Vallandovë 2 1 3
Vinicë 1 2 3
Krushevë 2 1 3
Sveti Nikole 2 1 3
Kërçovë 1 2 3
Pehçevë 3 3
Makedonski Brod 2 2
Berovë 1 1 2
Dellçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 1.424 1.658 157 3.239

 

 

 

Në Tabelën 5 është dhënë pasqyrë e rasteve aktive sipas komunave në Shkup dhe Tetovë.

 

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=894)

Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 759
Çair 195
Butel 72
Qendër 71
Aerodrom 67
Gazi Babë 66
Karposh 64
Saraj 58
Kisella Vodë 39
Gjorçe Petrov 26
Studeniçan 24
Haraçinë 24
Shuto Orizare 21
Ilinden 19
Petrovec 6
Çuçer Sandevë 3
Sopishte 2
Të huaj 2
Tetovë 135
Tetovë 88
Tearcë 22
Bogovinje 11
Brvenicë 5
Jegunovce 5
Zhelinë 4

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
  • Shtipi në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 03.06.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 7.039.918 (108.918 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 404.396 (3.53 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 3.366.251 (54.864 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 183.950 (2.146 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.303.361 (16.801 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 184.671 (551 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 658.614 (17.185 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 14.913 (311 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 378.118 (13.922 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 10.376 (406 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 192.335 (060 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 7.121 (9 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 140.498 (5.086 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.352 (116 raste të reja)

 

 

 

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 09.06.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik