Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 09.04.2020

Janë raportuar 48 raste të reja me  COVID- nga 8 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Kumanova.  (Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Kumanovë 25 0
Shkup 11 1
Prilep 4 0
Strugë 3 1
Gostivar 2 0
Shtip 1 0
Ohër 1 0
Tetovë 1 0

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet (n=15),ndërsa sipas gjinisë 26 janë femra dhe 22 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 10 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.  4 persona janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitali pas dy testeve negative.

Tek 15 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 29 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 1 person është me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Janë testuar gjithsej 496 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 48 ose 9,7% e të testuarve.

Janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për pacientë nga Kumanova dhe Shkupi, në moshë 47 dhe 64 vjet. Tek të ndjerit janë vërtetur simptoma dhe komorbiditete. Nuk kanë histori udhëtimi, por njëri prej tyre ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vendin tonë.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 09.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 711 raste me  COVID-19 (I=34,4/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 19 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa legalitet më të madh kanë regjistruar Struga dhe Tetova. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Shkup 284 46.0 5** 1.8%
Kumanovë 168 117.7 9 5.4%
Dibër 49 176.5 4 8.2%
Shtip 21 39.9 1 4.8%
Prilep 50 52.5 0 0.0%
Tetovë 31 15.5 4 12.9%
Strugë 33 48.6 6 18.2%
Veles 18 27.2 1 5.6%
Manastir 8 7.8 0 0.0%
Ohër 4 7.1 0 0.0%
Kavadar 3 7.0 1* 33.3%
Gostivar 6 5.0 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Kriva Pallankë 3 12.5 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 0 0.0%
Koçan 19 39.6 1 5.3%
Probishtip 1 6.5 0 0.0%
GJITHSEJ 711 34.4 32 4.5%

*shtetas i huaj  ** i burgosur me vendbanim në Prespë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Dibër me 176,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Kumanovë incidenca në 100 000 banorë е 117,7, ndërsa incidencë mbi 40 në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Prilep dhe Strugë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

info 09.04

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 341 persona të gjinisë mashkullore dhe 370 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 32,9/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 35,8/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 141 (21,3%),  si dhe edhe incidencë më e lartë 50,7/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës,  (n=711)

korona 9.4..1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=711)

korona 9.4.2

Nga rastet e raportuara, 23,3% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (63,3%), kollë (59%), debulesë (33,5%), ethe (20,0%), dhimbje e fytit (15,7%), vështirësi në frymëmarrje (16,3%), dhimbje koke  (14,9%) dhe ndërsa 220 persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 196 kanë edhe sëmundje kronike, 137 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 40 janë me sëmundje kronike të mushkërive,40 janë me diabet, 11 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  26 me sëmundje të tjera kronike.

Janë regjistruar 95 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 638 janë raste aktive, 41 persona janë të shëruar, dhe 32 raste të vdekjes.

81 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 432 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga rastet e vdekjes, numri më i madh i të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet (n=20), ku edhe është regjistruar mortalitet specifik më i lartë 5,2/100.000 banorë. Tek 25 është vërtetuar komorbiditet, ndërsa 18 kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 7.067 materiale, 711 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=7.067)

 

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 7067 711
ISHP- Virusologjia 4609 594
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 161 10
Avicena (skrining) 153 7
Biotek (privat) 306 18
Klinika Zhan Mitrev (privat) 1739 82

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1.559 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.

 

 

 

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 09.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.436.198 (82.837 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 85.522 (6.287 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 213

  • Rajoni i OBSH-Evropa
    • Raste të konfirmuara – 661 (39.422 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 516 (3.877 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 710 (37.294 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 775 (2.178 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 852 (1.185 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.944 (22 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 350 (3.357 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.459 (145 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 11.576 (869 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 468 (42 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 8.337 (690 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 349 (23 raste të reja)

 

 

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,10.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik