Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 21-28.06.2020
Janë testuar gjithsej 8.413 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.
Pozitive janë 1.103, nga 26 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (n=509; 46,1%) dhe Tetovë (n=147; 13,3%).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 21-28.06.2020
Qyteti | Numri i të sëmurëve | Të vdekur |
Shkup | 509 | 28 |
Tetovë | 147 | 12 |
Ohër | 67 | 1 |
Shtip | 63 | 3 |
Kumanovë | 58 | 2 |
Strugë | 51 | 3 |
Prespë | 41 | 2 |
Gostivar | 35 | 3 |
Prilep | 26 | |
Kërçovë | 22 | 1 |
Veles | 18 | 2 |
Sveti nikole | 13 | |
Manastir | 10 | |
Koçan | 10 | |
Dibër | 9 | |
Probishtip | 5 | |
Kriva Pallankë | 4 | |
Kavadar | 4 | |
Strumicë | 4 | |
Negotinë | 2 | |
Gjevgjeli | 1 | |
Pehçevë | 1 | |
Demir Hisar | 1 | |
Krushevë | 1 | |
Makedonski Brod | 1 | |
Gjithsej | 1.103 | 57 |
Sipas të dhënave të përpunuara, raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet me 288 (26,0%) raste pozitive, pastaj tek grupmosha nga 50-59 (n=219; 19,9%), 40-49 (n=205; 18,6%) dhe nga 30-39 vjet (n=188; 17,0%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=40; 3,6%) dhe 10-19 vjet (n=34; 3,1%).
Sipas gjinisë 521 (47,2%) janë femra dhe 582 (52,8%) janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 158 (17,3%) pacientë të rinj. Tek 324 (35,4%) persona është vërtetuar komorbiditet.
389 (42,6%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 11 persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Të shëruar janë 447 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Janë regjistruar 57 raste të vdekjes, nga 10 qytete. Numri më i madh i të vdekurve janë persona në moshë mbi 65 vjet (n=42; 73,7%). 55 kanë qenë të shtruar në Spital ndërsa 2 prej tyre kanë ndërruar jetë në shtëpi. Tek 44 prej tyre janë regjstruar komorbiditete.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 28.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 6.208 raste me COVID-19 (I=245,8/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 32 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Kumanovë dhe Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).
Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Gjithsej | Incidenca /100 000 | Raste të vdekjes (gjithsej) | Mortaliteti | Letaliteti |
Gjithsej | 6.208 | 298,8 | 299 | 14,4 | 4,8% |
Shkup | 3006 | 486,7 | 111 | 18,0 | 3,7% |
Kumanovë | 750 | 525,6 | 38 | 26,6 | 5,1% |
Tetovë | 681 | 340,9 | 52 | 26,0 | 7,6% |
Shtip | 330 | 626,5 | 7 | 13,3 | 2,1% |
Prilep | 257 | 269,6 | 19 | 19,9 | 7,4% |
Strugë | 218 | 321,3 | 29 | 42,7 | 13,3% |
Veles | 183 | 276,2 | 13 | 19,6 | 7,1% |
Ohër | 167 | 297,6 | 4 | 7,1 | 2,4% |
Gostivar | 117 | 97,7 | 10 | 8,3 | 8,5% |
Prespë | 100 | 611,5 | 3 | 18,3 | 3,0% |
Dibër | 92 | 331,5 | 4 | 14,4 | 4,3% |
Koçan | 69 | 143,8 | 2 | 4,2 | 2,9% |
Manastir | 50 | 49,1 | 2 | 2,0 | 4,0% |
Kërçovë | 30 | 52,5 | 1 | 1,7 | 3,3% |
Sveti nikole | 27 | 131,6 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Negotinë* | 21 | 89,5 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Probishtip | 17 | 111,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kavadar | 15 | 34,9 | 1 | 2,3 | 6,7% |
Strumicë | 15 | 15,8 | 1 | 1,1 | 6,7% |
Kriva Pallankë | 15 | 62,7 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Gjevgjeli** | 10 | 29,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Krushevë | 6 | 63,0 | 1 | 10,5 | 16,7% |
Pehçevë | 6 | 120,2 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vallandovë | 6 | 50,6 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Radovish | 4 | 12,3 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Makedonski Brod | 4 | 35,7 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kratovë | 4 | 41,8 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vinicë | 3 | 15,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Demir Hisar | 2 | 23,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Berovë | 2 | 15,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Dellçevë | 1 | 4,2 | 1 | 4,2 | 100,0% |
*10 persona janë banorë të Demir Kapisë **2 janë banorë të Bogdancit
Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip me 626,5 të sëmurë në 100 000 banorë dhe Prespë me 611,5 në 100 000 banorë, Kumanovë (525,6/100.000), Shkup (486,7/100.000), Tetovë (340,9/100.000), Dibër (331,5/100.000) dhe Strugë (321,1/100.000), ndërsa Incidencë mbi 150 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Ohër, Veles dhe Prilep (Tabela 2, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, Republika e Maqedonisë së Veriut
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 3.087 meshkuj dhe 3.121 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 297,8/100.000, ndërsa tek femrat 302,2/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 97 vjet (mediana – 44,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 11.386 (22,3%) I= 361,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 422,9/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=1.176) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 122,3 dhe 113,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 280 dhe 284 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=6.208)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=196) është regjistruar në 13.06.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=6.208)
Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 24 (n=1.035) (Grafiku 3).
Grafiku 3. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=6.208)
(n=5.956; 95,9%), 21,3% (n=1.225) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë trajtuar në shtëpi.
Sipas raporteve të arrita pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitalet klinik në Manastir dhe Shtip, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Veles dhe Gostivar), për momentin ka 354 persona të hospitalizur, nga të cilët 145 janë në terapi me oksigjen dhe 13 ventilim mekanik.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (63,1%), kollë (43,1%), plogështi (42,4%), ethe (16,0%), dhimbje të kokës (13,4%), dhimbje të fytit (13,3%) dhe vështirësi në frymëmarrje (12,6%).
Tek 1.805 ose 30,3% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma, ndërsa 1.195 ose 66,2% e tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
61 (1,0%) rasteve janë gra shtatzëna, nga të cilat 15 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes.
Janë regjistruar edhe 539 (9,0%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 1.835 (30,8%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=1.222), diabet (n=524) dhe sëmundje të mushkërive (n=255) dhe 355 me sëmundje të tjera kronike. Tek 733 (59,8%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
Janë regjistruar 299 raste të vdekjes (Lt = 4,78%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në në 19.06.2020 (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=215) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 56,1/100.000 banorë. Janë regjistruar 188 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 111 raste të vdekjes tek femrat.
240 (80,3%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=185), diabet (n=82) dhe me sëmundje të mushkërive (n=48).
Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 2 gra shtatzëna. 15 (5,0%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 284 (95,0%) në spital.
Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020 (n=299)
122 (2,0%) janë raste të importuara. 2 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 28.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 2.987 (50,2%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 59.633 materiale, 6.208 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 28.820 teste në 1.000 000 banorë. (Tabela 3).
Tabela 3. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=59.633)*
Numri kumulativ i testeve | Teste (gjithsej) | Pozitive (gjithsej) | Testet e skriningut | Teste pozitive nga skriningu | Teste rutinore | Teste rutinore pozitive |
GJITHSEJ | 59.633 | 6.205 | 4.982 | 24 | 54.651 | 6.181 |
ISHP Virusologjia | 31.896 | 3.726 | 3.226 | 22 | 28.670 | 3.704 |
QSHP Shkup | 776 | 148 | 0 | 0 | 776 | 148 |
Avicena | 3.224 | 412 | 0 | 0 | 3.224 | 412 |
Biotek | 4.895 | 231 | 0 | 0 | 4.895 | 231 |
Klinika Zhan Mitrev | 8.032 | 539 | 0 | 0 | 8.032 | 539 |
Sistina | 4.487 | 260 | 0 | 0 | 4.487 | 260 |
LAOR | 20 | 7 | 0 | 0 | 20 | 7 |
ASHAM | 5.351 | 774 | 1.756 | 2 | 3.595 | 772 |
Fakulteti i Veterinarisë | 755 | 81 | 0 | 0 | 755 | 81 |
Mjekësia Ligjore | 90 | 3 | 0 | 0 | 90 | 3 |
QSHP Manastir | 107 | 24 | 0 | 0 | 107 | 24 |
*3 persona janë konfirmuar jashtë shtetit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 3.466 (55,8%) janë raste aktive, 2.443 (39,4%) persona janë të shëruar (Tabela 3)(Grafiku 5).
299 janë punonjës shëndetësorë dhe 23 janë shtatzëna.
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=6.208)
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=6.208)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 1.969 | 925 | 111 | 3.005 |
Kumanovë | 293 | 419 | 38 | 750 |
Tetovë | 366 | 263 | 52 | 681 |
Shtip | 146 | 177 | 7 | 330 |
Prilep | 34 | 205 | 19 | 258 |
Strugë | 133 | 56 | 29 | 218 |
Veles | 38 | 132 | 13 | 183 |
Ohër | 143 | 20 | 4 | 167 |
Gostivar | 61 | 46 | 10 | 117 |
Prespë | 94 | 3 | 3 | 100 |
Dibër | 40 | 48 | 4 | 92 |
Koçan | 22 | 45 | 2 | 69 |
Manastir | 17 | 31 | 2 | 50 |
Kërçovë | 25 | 4 | 1 | 30 |
Sveti nikole | 23 | 4 | 27 | |
Probishtip | 9 | 8 | 17 | |
Kriva Pallankë | 9 | 6 | 15 | |
Kavadar | 9 | 5 | 1 | 15 |
Strumicë | 10 | 4 | 1 | 15 |
Negotinë | 7 | 4 | 11 | |
Demir Kapi | 3 | 7 | 10 | |
Gjevgjeli | 3 | 7 | 10 | |
Vallandovë | 2 | 4 | 6 | |
Krushevë | 3 | 2 | 1 | 6 |
Pehçevë | 3 | 3 | 6 | |
Makedonski Brod | 2 | 2 | 4 | |
Kratovë | 1 | 3 | 4 | |
Radovish | 4 | 4 | ||
Vinicë | 3 | 3 | ||
Demir Hisar | 1 | 1 | 2 | |
Berovë | 2 | 2 | ||
Dellçevë | 1 | 1 | ||
GJITHSEJ | 3.466 | 2.443 | 299 | 6.208 |
*2 persona janë banorë të Bogdancit
Në Tabelën 5 është dhënë pasqyra momentale e rastev aktive në komunat Shkup dhe Tetovë.
Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=2.335)
Qyteti/Komuna | Raste aktive |
Shkup | 1.969 |
Çair | 442 |
Gazi Babë | 175 |
Aerodrom | 167 |
Karposh | 158 |
Butel | 156 |
Saraj | 154 |
Qendër | 141 |
Kisella Vodë | 119 |
Gjorçe Petrov | 115 |
Studeniçan | 101 |
Shuto Orizare | 82 |
Haraçinë | 55 |
Ilinden | 33 |
Petrovec | 20 |
18 | |
Çuçer Sandevë | 17 |
Sopishte | 12 |
Zelenikovë | 2 |
Të huaj | 2 |
Tetovë | 366 |
Tetovë | 224 |
Zhelinë | 36 |
Jegunovce | 31 |
Tearcë | 28 |
Bërvenicë | 27 |
Bogovinje | 20 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
- Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
- Shtipi, Prespa dhe Kumanova në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
- Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 28.06.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 10.021.401
Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 499.913
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 5.042.486
- Raste të vdekjes – 244.791
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 2.673.131
- Raste të vdekjes – 196.835
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 1.041.774
- Raste të vdekjes – 23.888
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 760.816
- Raste të vdekjes – 21.078
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 288.347
- Raste të vdekjes – 5.879
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 214.106
- Raste të vdekjes – 7.429
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 29.06.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik