Hyrje

Koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje të cilat mund të paraqiten në formë të një ftohjeje të lehtë ose si sëmundje më të rënda (SARS-CoV, MERS-CoV). Në 31 dhjetor të vitit 2019 Autoritetet shëndetësore kineze e laj,ëruan OBSH-në për shfaqjen e rasteve me pneumoni nga shkaktarë të panjohur në qytetin Vuhan, Kinë. Në 9 janar të vitit 2020 ishte identifikuar një koronavirus i ri, sekuencionimi gjenetik i të cilit konfirmoi se bënte pjesë në llojin e beta korona viruseve. Koronavirusi i ri (SARS-CoV2) është një lloj i ri i koronaviruseve që më parë nuk ka qenë i identifikuar tek njerëzit dhe shkakton sëmundje të ashtuquajtur COVID-19. Pas regjistrimit të rasteve në numrin më të madh të rajoneve të OBSH-së, në 11.03.2020 sekretari i përgjithshëm i OBSH-së shpalli pandemi të  COVID-19.

Simptomat dhe shenjat e zakonshme të sëmundjes janë temperatura e lartë e trupit, ethet, kola dhe vështirësitë në frymëmarrje. Tek rastet më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë respiratore akute të rëndë, mosfunksionim të veshkave, madje edhe vdekje. Nuk ka ndonjë trajtim specifik, si edhe për numrin më të madh të viruseve. Megjithatë, numri më i madh i simptomave mund të mjekohen dhe për këtë arsye mjekimi duhet të bazohet në gjendjen klinike të pacientit.

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Deri më 17.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 36 raste me  COVID-19.

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 2 qytete, Dibër (n=24) dhe Shkup (n=12).

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 15 persona të gjinisë mashkullore dhe 21 të gjinisë femërore, pra në raport 1:1,4. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 1,4/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 2,0/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 11 deri në 87 vjet (mesatarja 50,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 50 vjet – 22 (61,1%), ndërsa incidencë më e lartë 3,4/100.000 banorë është regjistruar tek grupmosha mbi 60 vjet (Grafiku 1).

 

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=36)

corona 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=36)

corona 2

Nga rastet e raportuara, 17 ose 47,2% janë hospitalizuar, ndërsa 19 raste janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (76,7%), temperaturë (66,7%) dhe debulesë (40,0%), ndërsa 6 persona janë pa simptoma. Një person nga personat e hospitalizuar është vendosur në aparate për frymëmarrje për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 15 kanë edhe sëmundje kronike, 8 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, nga 2 janë me diabet dhe sëmundje kronike të veshkave dhe nga 1 person me sëmundje kronike të mushkërive dhe hipotiroidizëm.

Janë regjistruar 6 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 350 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si mesatarisht i lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Shkup vlerësohet si i lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Dibër vlerësohet si shumë i lartë.

 

Gjendja me COVID-19 në botë (17.03.2020)

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 17.03.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 179.112 (11.526 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 7.426 (475 të reja)

 

Kinë

Numri i rasteve të konfirmuara – 81.116 (39 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes – 3.231 (13 raste të reja)

 

Vende të tjera

Numri i rasteve të konfirmuara – 97.996 (11.487 raste të reja)

Numri i vendeve të prekura – 159 (8 të reja)

Numri i rasteve të vdekjes – 4.195 (462 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

 

 

 

Informacion për popullatën

Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me sëmundjen, mund të kontaktoni numrat e telefonave në vazhdim:

QSHP  Manastir                         071 261 330

QSHP  Veles                           071 219 278

NJR Gjevgjeli                     078 545 444

QSHP  Koçan                        071 373 913

QSHP  Kumanovë                   070 215 851

QSHP  Ohër                          070 723 029

QSHP  Prilep                       076 475 747

QSHP  Shkup                         071 289 614

QSHP  Strumicë                   072 235 543

QSHP  Tetovë                         075 240 464

NJR Gostivar                       076 365 161

QSHP  Shtip                            078 365 613

ISHP  Shkup                         078 387 194

SHSH Alo Doktor              02/15 123

 

 

 

 

 

Shkup, 18.03.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik