MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së njëzetë të vitit 2021, (nga 17-23.05.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 45 (I=2,2/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, rritje e numrit kjo për dallim nga java e kaluar kur u regjistruan 29 raste.

Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së njëzetë ka shënuar rritje krahasuar me sezonin e kaluar (n=11), si dhe më i ulët edhe krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=24).

Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave është në kufijtë e aktivitetit jashtë sezonal të virusit të gripit.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 12 persona dhe  incidencë më e madhe është regjistruar tek grupmosha nga 0-4 vjet (10,3/100.000).

Gjatë javës së njëzetë pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analizë laboratorike për prani të virusit të gripit.

Grafiku 1.  Intensiteti dhe shpërndarja javore e të sëmurëve me grip/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemiologjike 2010-2020, sezoni 2019/2020 dhe sezoni 2020/2021

grip 1

Të sëmurë janë raportuar veteëm në Dibër.

 

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, n=28; 62,2% dhe  incidencë më e madhe është regjistruar tek grupmosha nga 0-4 vjet (24,1/100.000).

 

Të dhëna kumulative

 

Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 1.127 (I=54,5/100.000), 29,4 herë më pak se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar (n=33.171) dhe 23,4 herë më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=26.322).

Të sëmurë janë regjistruar në 14 QSHP/NJR.

Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në Dibër n=810; 71,9%), Kërçovë (n=67; 5,9%), Ohër (n=58; 5,1%), Kumanovë (n=38; 3,4%) dhe Prilep (n=33; 2,9%) (Grafiku 2) (Tabela 1 në Anex).

Incidencë më e lartë kumulative prej 2.918,4/100.000 banorë është regjistruar në NJR Dibër. Incidencë më e lartë se 100,0/100.000 banorë është regjistruar në NJR Makedonski Brod, NJR Kërçovë dhe QSHP Ohër (Grafiku 2) (Tabela 1 në Anex).

Grafiku 2Shpërndarja e rasteve me grip sezonal sipas QSHP/NJR dhe incidenca në 100.000 banorë, sezoni 2020/2021

 grip2

Në kartogramin në vazhdim është prezantuar incidenca kumulative e rasteve me grip/sëmundje të ngjashme me gripin për sezonin 2020/2021 sipas QSHP/NJR, nga ku shihet se sezoni i gripit ka qenë më intensiv në territorin e NJR Dibër, ndërsa me një intensitet pak më të ulët në disa QSHP/NJR në Maqedoninë jugperëndimore. (Kartogram)

Kartogram. Incidenca kumulative nga gripi në sipas QSHP/NJR në 100.000 banorë, sezoni 2020/2021

 grip3resized

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve (413 raste, 36,6%) dhe incidencë më e lartë (355,4/100.000) tek fëmijët nga  0-4 vjet. (Grafiku 3, Grafiku 4)

 

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me grip dhe incidenca në 100 000 banorë sipas moshës, sezoni            2020/2021

grip graf 3

Grafiku 4. Shpërndarja javore e rasteve me grip sipas grupmoshave – incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2020/2021

grip 4

 

Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve. (Grafiku 5)

 

Ky sezon u karakterizua me një nivel të ulët të kativitetit të virusit të gripit. Incidenca e gripit/ sëmundjeve të ngjashme me gripin arriti kulminacion në javën e 11 të vitit 2021. Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sezonal tregon se ka pasur dy kulminacione të numrit të rasteve, një në dhjetor dhe një në mars.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, në vitin 2020 janë regjistruar 379 persona ose 18,4%. 81,6% ose 748 persona janë regjistruar në vitin 2021.

 

Grafiku 5. Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve, sezoni 2020/2021

grip5

Gjatë sezonit 2020/21 nuk janë regjistruar raste të vdekjes si pasojë e gripit.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

 

Gjatë sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë dhe diagnistikës molekulare të ISHPRMV kanë arritur 36 materiale për analiza laboratorike për gripin, dhe 7.249 materiale të cilat janë testuar paralelisht edhe për prani të virusit të gripit edhe për COVID-19. Janë detektuar 2 raste pozitive.

Nga mostrat nga mbikëqyrja rutinore (n=7.249), 2 kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – Influenza B.

Nga mostrat nga mbikëqyrja sentinel (n=36), nuk ka pasur raste pozitive për prani të virusit të gripit.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos të personave që u përkasin grupeve vullnerable (sipas përkufizimit të OBSH-së):

  • Personat e moshuar mbi 65 vjet;
  • Fëmijët nga 6-49 muaj;
  • Personat me sëmundje kronike;
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësor.

 

Për sezonin 2020/2021, Ministria e shëndetësisë siguroi vaksina katërvalente falas  dhe atë gjithsej 40 000 doza, për grupet prioritare të popullsisë.

14.500 doza shtesë u siguruan nga Qendrat e shëndetit publik, si vaksina për pjrsën tjetër të popullsisë, për një kompensim të vaktuar financiar.

Vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2020/2021 filloi në 10.11.2020 dhe zbatohej në Shtëpitë e shëndetit dhe Spitalet e përgjithshëm (vaksina falas), si dhe Qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale (vaksina komerciale). Caktimi i orarit të vaksinimit bëhej nga mjekët amë nëpërmjet sistemit “Termini im”.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e shëndetësisë elektronike, janë vaksinuar gjithsej 28.922 persona të kategorive vullnerable të popullatës me vaksina falas.

Nga numri i përgjithshëm i vaksinave të siguruara 3.645 u janë dhënë institucioneve shëndetësore dhe me to janë vaksinuar punonjës shëndetësor dhe punonjës në institucionet shëndetësore. 1.284 doza të tjera shtesë janë shpërndarë në qendrat e dializës, 444 në shtëpitë e pleqve dhe 506 doza kategorive të tjera të qytetarëve.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 34.801 persona me vaksina falas për sezonin 2020/2021.

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave nga QSHP/NJR janë vaksinuar gjithsej 10.760  persona. Numri më i madh i të sëmurëve janë në moshën mbi 65 vjet 3.766 persona ose 35,0%, ndërsa nga 5-29 vjet 277 ose 2,6%. Janë vaksinuar gjithsej 18 fëmijë më të vegjël se 5 vjet, 604 punonjës shëndetësorë, 52 gra shtatzëna dhe 5665 persona me sëmundje kronike.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në sezonin 2020/2021 janë vaksinuar gjithsej 45.561 persona.

 

Në tabelën 1 është prezantuar numri i personave të vaksinuar sipas javëve nga ku shihet se 76,0% e vaksinave janë pranuar nga java 47-53 e vitit 2020.

Tabela 2. Numri i të vaksinuarve sipas javëve, sezoni 2020-2021

Java,

sezoni 2020/2021

Numri i personave të vaksinuar Përqindja
Java 46 5.948 13,1%
Java 47-49 9.217 20,2%
Java 50-53 25.443 55,8%
Java 1-20 4.953 10,9%
GJITHSEJ 45.561

 

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

 

Sezoni 2020/2021 karakterizohet me një aktivitet jashtë sezonal, numër të vogël të rasteve, incidencë të ulët dhe përqidje të ulët të rasteve në numrin e përgjthshëm të të testuarve.

Pandemia e COVID 19 ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor në vendet e rajonit evropian, përfshirë këtu edhe RMV-në. Numri i mostrave të testuara për prani të virusit të gripit në rajon ka shënuar një rënie prej 20%, ndërkohë që numri i rasteve pozitive për 99%.

Masat e zbatuara për parandalimin e COVID 19 patën veprim edhe tet përhapjae virusit të gripit, që mund të shpjegohet me numrin e vogël të rasteve të raportuara. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të analizohen me kujdes.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe, aktiviteti i virusit të gripit ka qenë në nivel messezonal gjatë të gjithë sezonit. Janë detektuar raste sporadike të Inluenza A dhe B viruseve. Rane regjistruar edhe raste sporadike të hospitalizimit pas konfirmimit të sëmundjes.

OBSH për sezonin 2021-2022 rekomandon që vaksinat katërvalente të kenë këtë përbërje:

Vaksina të bazuara në vezë

  • A/Victoria/2570/2019 (H1N1)pdm09-like virus;
  • A/Cambodia/e0826360/2020 (H3N2)-like virus;
  • B/Washington/02/2019 (B/Victoria lineage)-like virus; dhe
  • B/Phuket/3073/2013 (B/Yamagata lineage)-like virus

Vaksina të bazuara në qeliza ose të rikombinuara

  • A/Wisconsin/588/2019 (H1N1)pdm09-like virus;
  • A/Cambodia/e0826360/2020 (H3N2)-like virus;
  • B/Washington/02/2019 (B/Victoria lineage)-like virus; dhe
  • B/Phuket/3073/2013 (B/Yamagata lineage)-like virus.

Tek vaksinat trevalente rekomandohet përfshirja e komponentës B/Washington/02/2019-like virus për B/Victoria lineage në pjesën për Influenza B, ndërssa komponentat për Influenza А janë të njëjtat si te vaksinat katërvalente.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve

ISHPRMV