Gjatë javës së 41 të vitit 2020, (nga 05-11.10.2020), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 24 (I=1,2/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin.
Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së 41 është në nivelin e pritur për këtë periudhë, krahasuar me sezonin e kaluar (19), si dhe lakoren tipike sezonale (n=29).
Për të sëmurë kanë raportuar 6 QSHP/NJR, Radovish – 8, Dibër – 7, Kumanovë – 5, Tetovë – 2, Prilep dhe Kavadar nga 1 rast.
Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 16 persona bëjnë pjesë në grupmoshën nga 15-64, 5 në grupmoshën 0-4 vjet dhe 3 në grupmoshën nga 5-14 vjet.
Gjatë javës së 41, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.
Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 26 (I=1,3/100.000), për 3 më pak se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar kur janë regjistruar 23 të sëmurë.
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, nga 15-64 vjet me 18 raste (69,2%), ndërsa incidencë më e lartë (4,3/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.
Që nga fillimi i sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.
Vaksinimi kundër gripit
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar, u rekomandon të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në fillim të sezonit të ri 2020/2021 ( java e 40) aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal, që është karakteristike për këtë periudhë të vitit.
Gjatë mbikëqyrjes rutinore dhe asaj sentinel vetëm 1% e mostrave të testuara (5.877) kanë rezultuar positive për prani të virusit të influences. (Inluenza B).
Pandemia (COVID-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.
Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik