Të dhëna javore
Gjatë javës së gjashtë të vitit 2021, (nga 08-14.02.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 40 (I=1,9/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, më pak se javën e kaluar kur ishin regjistruar 45 raste.
Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së gjashtë ka shënuar rënie krahasuar me sezonin e kaluar (3.614), si dhe më i ulët edhe krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=3.314).
Për të sëmurë kanë raportuar 6 QSHP/NJR, Dibër – 26, Prilep-7, Kërçovë – 3, Ohër-2 dhe në Radovish dhe Strumicë nga 1 rast.
Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 16 persona dhe incidencë më e madhe është regjistruar tek grupmosha nga 0-4 vjet (13,8/100.000).
Gjatë javës së gjashtë pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV ka arritur një material për analiza laboratorike për prani të virusit të gripit, që ka rezultuar negativ për prani të influencës.
Të dhëna kumulative
Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 579 (I=28,0/100.000), 94,6% më pak se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar (n=10.757) dhe 95,6% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=13.127).
Të sëmurë janë regjistruar në 14 QSHP/NJR. Numri më i madh i të sëmurëve – 344 dhe incidencë më e lartë (1.239,4/100.000) është regjistruar në Dibër.
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, nga 15-64 vjet me 242 (41,8%), raste, ndërsa incidencë më e lartë (144,6/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.
Që nga fillimi i sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 14 materiale për analiza laboratorike për gripin, që kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.
VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos të personave që u përkasin grupeve vullnerable (sipas përkufizimit të OBSH-së):
- Personat e moshuar mbi 65 vjet;
- Fëmijët nga6-49 muaj;
- Personat me sëmundje kronike;
- Gratë shtatzëna dhe
- Punonjësit shëndetësor.
Vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2020/2021 filloi në 10.11.2020 dhe po zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe Spitalet e përgjithshëm (vaksina falas), si dhe Qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale (vaksina komerciale). Caktimi i orarit të vaksinimit do bëhet nga mjekët amë nëpërmjet sistemit “Termini im”.
Personat e interesuar mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale, si dhe tek mjeku amë për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.
Për sezonin 2020/2021, Ministria e shëndetësisë siguroi vaksinë katërvalente falas në një sasi prej 40.000 dozash, për grupet vullnerable të popullatës.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e shëndetësisë elektronike, që nga fillimi i vaksinimit e deri në përmbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 28.922 persona të kategorive vullnerable të popullatës me vaksina falas.
Nga numri i përgjithshëm i vaksinave të siguruara 5.783 u janë dhënë institucioneve shëndetësore dhe me to janë vaksinuar punonjës shëndetësor dhe punonjës në institucionet shëndetësore. 1.284 doza të tjera shtesë janë shpërndarë në qendrat e dializës, 1.573 në shtëpitë e pleqve dhe 506 doza kategorive të tjera të qytetarëve. Nuk ka të dhëna se sa nga këto vaksina janë aplikuar.
Deri në javën e gjashtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 28. 922 persona me vaksina falas.
Nga Qendrat e shëndetit publik janë siguruar edhe 14.500 doza të vaksinës për pjesën e tjetër të popullatës që nuk bën pjesë në grupet e lartpërmendura që ato të mund të merren me një kompensim financiar si vaksina komerciale.
Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave me të cilat disponon QSHP Shkup, në territorin e Shkupit janë vaksinuar gjithsej 10.567 persona, prej të cilëve 1 në javën e gjashtë.
Deri në javën e gjashtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 39.489 persona.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në javën e pestë të sezonit të ri 2020/2021 aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal.
Gjatë mbikëqyrjes rutinore detektohen raste sporadike të influencës A dhe B. Janë regjistruar të dhëna për 2 të hospitalizuar me sëmundje të gripit.
Sipas treguesve kualitativ, sa i përket intensitetit, 36 vende janë në nivel bazik, 4 kanë raportuar për nivel të ulët, ndërsa një në nivel të lartë (Gjeorgjia). Sipas përhapjes gjeografike, 36 vende nuk kanë regjistruar aktivitet, 5 raste sporadike.
Pandemia (CОVID-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.
Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik