Gjatë javës së 43-të të vitit 2021 (nga 25-31.10.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 73 raste (I=3,5/100.000) të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është në korniza të normales dhe ngjashëm me sezonin e kaluar të gripit.
Të sëmurë janë regjistruar në Dibër – 32, Ohër – 16, Gostivar – 9, Shkup – 8, Tetovë – dhe Kavadar – 3, nga 26 janë në moshë nga 0-4 dhe 15-64 vjet, 12 persona janë në moshë nga 5-14 dhe 9 janë mbi 65 vjet.
Që nga fillimi i sezonit ranë raportuar gjithsej 102 raste me grip/sëmundje të ngjashme me gripin. 33 janë nga Dibra, 30 nga Ohri, 23 nga Gostivari, 8 nga Shkupi, 5 nga Tetova dhe 3 nga Kavadari. Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (47) i përkasin grupmoshës nga 15-64 vjet.
Gjatë javës së 43-të pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RMV kanë arritur 196 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit që janë analizuar paralelisht edhe për prani të KOVID-19 dhe që të gjitha kanë rezultuar negative.
Deri më sot në këtë laborator kanë arritur gjithsej 547 materiale për testim paralel, dhe që të gjitha materialet kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.
Vaksinimi kundër gripit
Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobët, si dhe i fton ato të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësive të tyre rajonale për të marrë informacion shtesë dhe më të detajuar në lidhje me vaksinën kundër gripit sezonal.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 42-të të vitit 2021, aktiviteti i virusit të gripit është në një nivel të ulët, ndërsa në Kroaci dhe Kirgistan është regjistruar një rritje e hershme e aktivitetit si rezultat i infeksioneve me A(H3).
Janë detektuar raste sporadike të virusit të gripit tek mostra të marra nga persona me sëmundje respiratore të cilët kanë kërkuar kujdes mjekësor, por që është një rritje minimale krahasuar me javën e kaluar. Janë detektuar Influenza A dhe B, me çrast dominant është nëntipi А(H3). Virusi i Influenca A është detektuar tek dy pacientë nën kujdes intenziv. Tek 12 raste nga institucione spitalore është detektuar nëntipi А(H3).
Departamenti i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik