Me fillim të javës së 40 të vitit 2022, fillon edhe ndjekja e situatës me gripin/sëmundjeve të ngjashme me gripin në nivel javor. Sipas rregulloreve ligjore, raportimi për gripin bëhet në interval javor nga java e 40 e vitit aktual deri në javën e 20 të vitit që vjen, sipas grupmoshave në raportimet përmbledhëse për të sëmurët/të vdekurit nga gripi.

 

Gjatë javës së 40 të vitit 2022 (nga 03-09.10.2022), në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk janë raportuar raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, që përkon me këtë periudhë të sezonit dhe me mesataren e sezoneve të kaluar.

 

Gjatë javës së 40, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 341materiale për analiza laboratorike për gripin, nga të cilat 6 nga mbikëqyrja SARI, paralelisht të analizuara edhe për grip edhe për COVID-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar, u rekomandon të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

RAJONI EVROPIAN

Raporti i parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në fillim të sezonit të ri 2022/2023 ( java e 40) do prezantohet në raportin e radhës.

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar në periudhën nga java e 21-39 të vitit 2022, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal, që është karakteristike për këtë periudhë të vitit. Dhjetë vende kanë raportuar për aktivitet sporadik, ndërsa një për përhapje lokale në periudhën nga java 35-39. Është regjistruar detektim i shtuar i Influenza A(H3)tek mbikëqyrja sentinel dhe ajo e rregullt.

 

 

 

Departamenti i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik